Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
SHBA - Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka reaguar ashpër marrëveshjes së presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin për t’i nisur negociatat për dhënie fund të luftës në Ukrainë, duke thënë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që bëhet pa përfshirjen e Kievit.
Thirrja e realizuar nga Trumpi më 12 shkurt është një tjetër hap në përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për t’i dhënë fund luftës që ka nisur gati tre vjet më parë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë më 13 shkurt se gjithë këto përpjekje nuk përbëjnë “tradhti” për Kievin.
Mirëpo lajmi për thirrjen telefonike 90-minutëshe e ka tronditur gjithë Evropën, dhe disa liderë janë ankuar se janë lënë anash në procesin për ndalje të luftës.
Zelensky ka thënë se Ukraina “nuk mund të lejojë që gjithçka të shkojë sipas planit të Putinit”.
“Nuk mund ta pranojmë atë, si një shtet i pavarur, çfarëdo marrëveshje që mund të bëhet pa ne. Mund ta them këtë shumë qartë për partnerët tanë – secila negociatë bilaterale për Ukrainën, jo për çështjet tjera, por çdo bisedë për luftën në Ukrainë, pa neve, nuk do të pranohet”, ka thënë Zelensky gjatë një vizite në një central bërthamor në perëndim të Ukrainës.
Komentet e tij vijnë disa orë pasi ministrat e Jashtëm të vendeve kryesore evropiane, përfshirë ata të Gjermanisë, Francës, Polonisë dhe Britanisë, kanë paralajmëruar përmes një deklarate se “Ukraina dhe Evropa duhet të jenë pjesë e çdo negociate”.
“Secila marrëveshje mbrapa shpinës sonë nuk do të funksionojë, secila marrëveshje duhet të përfshijë Ukrainën dhe Evropën”, ka thënë kryediplomatja e Bashkimit Evropian Kaja Kallas para gazetarëve, pas një takimi të zhvilluar në selinë e NATO-s, më 13 shkurt.
Trump e ka njoftuar botën për bisedën me Putinin përmes një postimi të publikuar në platformën Truth Social, më 12 shkurt, dhe ka thënë se ai dhe Putini janë pajtuar “për të punuar së bashku, shumë afër, përfshirë vizitat në vendet e njëri-tjetrit. Ne jemi pajtuar që ekipet tona respektive t’i nisin menjëherë negociatat”.
Ai ka ofruar hollësi të tjera për thirrjen nëpër deklarimet tjera që ka bërë nga Shtëpia e Bardhë, prej ku ka thënë se “mendoj se jemi në rrugën e paqes”.
Ai ka bërë të ditur se pas thirrjes me Putinin, ka biseduar edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, mirëpo nuk ka treguar nëse Ukraina do të jetë palë e barabartë në bisedimet me Rusinë.
“Mendoj se duhet të pajtohen për paqe. Njerëzit e tyre janë duke vdekur”, ka thënë Trump.
Ndërkohë, ministri amerikan i Mbrojtjes, Hegseth ka thënë para aleatëve të NATO-s më 12 shkurt se është “joreale” që Ukraina t’iu kthehet kufijve që ka pasur më 2014, dhe që anëtarësimi i Ukrainës në NATO, nuk shihet si zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit.
Edhe Trump ka thënë se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është diçka “praktike”.
Këto komente përbëjnë sinjalet më të qarta nga administrata Trump për atë se si ai mëton të përmbushë premtimin për t’i dhënë fund luftës, ndonëse disa vëzhgues kanë thënë se po shohin strategji të dobët, e cila mund të jetë e favorshme për Rusinë.
Oxana Shevel, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Tufts, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ukraina veçse e ka pranuar se synimet e saj për anëtarësim në NATO nuk do të jenë në tavolinën e negociatave.
Mirëpo, ajo ka paralajmëruar se për Putinin do të ishte arritje e madhe nëse do të mund të bindë Trumpin që të përmbyset deklarata e NATO-s për rrugën e pakthyeshme të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO.
“Putin do të dëshironte shumë ta arrinte atë”, ka thënë Shevel, ndonëse e ka pranuar se diçka e tillë nuk do të mirëpritej prej vendeve evropiane që janë pjesë e NATO-s.
Shevel ka thënë se është “strategji negociuese e gabueshme” nëse do të lejohen koncesione edhe para nisjes së bisedimeve, ndonëse aktualisht është e vështirë të dihet se çfarë po negociohet.
Duke folur në selinë e NATO-s në Bruksel, më 13 shkurt, Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Haely, ka thënë se “zëri i Ukrainës duhet të jetë në zemër të secilës negociatë”.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka thënë se për të është e qartë se “Evropa duhet të jetë e përfshirë në negociatat dhe është shumë e lehtë për ta kuptuar”.
Rusia kontrollon një të pestën e Ukrainës, përfshirë Gadishullin e Krimesë, dhe forcat e saj janë duke luftuar në rajonin lindor të Donbasit për muaj.
Hegseth, në vizitën e tij të parë të huaj prej kur është bërë Sekretar i Mbrojtjes, ka thënë në ditët e fundit se Ukraina duhet të përgatitet për marrëveshje për paqe, dhe që Evropa duhet të ofrojë ndihmë më të madhe për Ukrainën.
Zelensky nuk është treguar i zhgënjyer nga këto deklarata, duke thënë se ai dhe Trump kanë diskutuar “mundësitë për të arritur paqe” dhe për “gatishmërinë për të punuar së bashku”, mes diskutimesh tjera.
“Ukraina e dëshiron paqen më shumë se gjithsecili. Ne do t’i përcaktojmë hapat e përbashkët me Amerikën për të ndalur agresionin rus dhe për të garantuar paqe të besueshme dhe afatgjate”, ka thënë ai në rrjete sociale.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se thirrja telefonike mes Putinit dhe Trumpit ka treguar se “negocimi i një zgjidhjeje paqësore është i mundur”.
Çështja e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe mundësitë për paqe, pritet të jenë në krye të diskutimeve në Konferencën e Sigurisë që do të mbahet në Munih më 14-16 shkurt, në të cilën do të marrin pjesë Zelensky dhe zyrtarë të lartë amerikanë./REL
SHBA- Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmë...
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për dënimin e autorit të sulmit të Mynihut dhe dëbim...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se plani i presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur palestinezët nga ...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje dypalëshe p&eu...
Foto ilustruese SHBA - Në vitin 2024 janë vrarë më shumë gazetarë se në çdo vit tjetër, tha Komiteti pë...
Foto ilustruese SHBA - Qindra udhëheqës botërore dhe delegatë do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë n&e...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në mëngjes ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Qendror t&eum...
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka thënë të enjten se është duke dëgjuar kritik...
GJERMANI- Një makinë ka përplasur një turmë të njerëzish në Gjermani. Sipas raporteve fillestare, raportohet se të...
kuvendi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se nëse i ndodh gjë kry...