BOTA

REL: Pse Mali i Zi me më shumë serbë e me më pak malazezë?

n.f Përditësimi i fundit 16 Tetor 2024, 16:09
REL: Pse Mali i Zi me më shumë serbë e me më pak
Foto ilustruese

MAL I ZI- Fakti që në regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi në dhjetor të vitit 2023, numri i atyre që u deklaruan si serbë, u rrit për 4 për qind në krahasim me regjistrimin e mëparshëm të vitit 2011, nuk është befasi për metodologun malazez, Millosh Beshiq.

Ai kujton se në atë regjistrim ishin rreth 5% e banorëve që refuzuan ta deklaronin kombësinë e tyre. Pikërisht në atë kategori thotë se “fshiheshin” serbët që në regjistrimin e fundit u deklaruan si të tillë.

“Tani që janë ‘kthyer’, ndodh ky ndryshim. Prandaj, numri i serbëve në Mal të Zi është stabil, është pak më pak se një e treta (32.9 për qind). Kështu ishte 20 vjet më parë, kështu është edhe sot”, thotë Beshiq për Radion Evropa e Lirë.

Në regjistrimin e vitit 2003 në Mal të Zi, numri i serbëve ishte 32 për qind. Në regjistrimin e fundit - rezultatet e të cilit i shpalli Drejtoria e Statistikave në Mal të Zi, MONSTAT, më 15 tetor - 41.1% e qytetarëve u deklaruan si malazezë, ndërsa 32.9% si serbë.

Krahas rritjes së numrit të serbëve, krahasuar me regjistrimin e mëparshëm, kishte rënie prej rreth 4% të atyre që e identifikojnë veten si malazezë. Regjistrimi në Mal të Zi është më shumë çështje politike sesa statistikore, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me përkatësinë kombëtare dhe gjuhësore.

Që nga referendumi për pavarësi në vitin 2006, shoqëria malazeze është thellësisht e ndarë në mes të pjesës që dëshironte të mbetej bashkë me Serbinë dhe përkrahësve të Malit të Zi të pavarur.

Ky ishte regjistrimi i parë i popullsisë pas rënies nga pushteti të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit në vitin 2020. Ajo qeverisi në këtë vend për 30 vjet.

Pushteti më pas u mor nga parti kryesisht proserbe, të udhëhequra nga Fronti Demokratik prorus. Beshiq thotë se përfaqësuesit e serbëve prisnin që, për shkak të ndryshimit të rrethanave politike, regjistrimi të tregonte se ka shumë më tepër serbë.

“Ata besojnë se politikat e Millo Gjukanoviqit, DPS-së dhe Malit të Zi të pavarur e kanë orientuar përkohësisht një numër të caktuar të njerëzve që të deklarohen si malazezë dhe jo si serbë”, thotë Beshiq.

Por, ky regjistrim tregoi, në fakt, se nuk është kështu, sipas tij.

“Ai tregoi se identiteti kombëtar në Mal të Zi u formësua nga rrethanat historike dhe politike dhe tani është vështirë të ndryshohet”, thotë Beshiq.

Regjistrimit i parapriu një fushatë e forcave dhe mediave proserbe e proruse, të cilat u bënin thirrje qytetarëve që të deklaroheshin si serbë.

Fushatës iu bashkua edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të identifikoheshin si pjesëtarë të popullit serb dhe besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që flasin gjuhën serbe.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, foli disa herë për rëndësinë e regjistrimit në përcaktimin e numrit të serbëve në Mal të Zi. I pyetur nëse rezultati i regjistrimit korrespondon me pritjet e Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, Beshiq thotë se nuk e di “nëse ata e prisnin këtë, por se sigurisht do të donin që të kishte më shumë”.

“Ata që deklarohen si serbë, duan të kenë sa më shumë serbë, që është shumë logjike”, sipas tij.

Edhe pse gjuha malazeze u fut si gjuhë zyrtare në Kushtetutën e Malit të Zi, pas rivendosjes së pavarësisë së tij në vitin 2006, numri më i madh i qytetarëve u deklaruan se ishin serbishtfolës.

Në regjistrimin e fundit, 43.2% e qytetarëve thanë se serbishtja është gjuha e tyre amtare, që nënkupton një rritje të lehtë prej 0.3%, në krahasim me vitin 2011. Në anën tjetër, rënie ka të numrit të atyre që e konsiderojnë gjuhën malazeze si gjuhë amtare - nga 37 në 34.5 për qind.

Beshiq thotë se numri i atyre që flasin serbisht, është më i lartë se i atyre që deklarohen si serbë. Dhe kjo me 10 për qind, sipas tij. Ai thotë se një pjesë e popullsisë së korpusit ortodoks, që thotë se është e kombit malazez, ndihet e afërt me korpusin serb.

“Në interpretimin e tyre, ata i shohin rrënjët e tyre etnike serbe dhe deklarohen si malazezë. Me fjalë të tjera, kur thonë ‘unë jam malazez’, nuk do të thotë domosdoshmërisht se jam joserb. Nëse e shikoni historinë e Malit të Zi, është shumë e kuptueshme”, thotë Beshiq.

Serbia dhe Mali i Zi ishin pjesë e një shteti të përbashkët nga viti 1918 deri në vitin 2006. Regjistrimi i fundit tregoi se përqindja e popullsisë shqiptare në Mal të Zi mbetet e njëjtë në krahasim me regjistrimin e mëparshëm - gati 5%.

Nga ana tjetër, numri i myslimanëve u përgjysmua - nga 3.3% në 1.6%, ndërsa përqindja e boshnjakëve u rrit nga 8.6 në 9.4%. Në regjistrimet e popullsisë në Mal të Zi, një pjesë e popullsisë u deklarua edhe si myslimane, edhe pse bëhet fjalë për çështje fetare.

Beshiq thekson se me “vite e dekada” punohet për të siguruar që të gjithë myslimanët në Mal të Zi, të deklarohen si boshnjakë. Ai thotë se komuniteti intelektual, politik dhe fetar boshnjak është shumë i angazhuar në këtë çështje, por se, në anën tjetër, ata që deklarohen si myslimanë, nuk e kanë atë lloj mbështetjeje.

“Pra, keni një proces aktiv politik-kombëtar, dikush do ta quante ndërgjegjësim, e dikush manipulim”, thotë Beshiq.

Kjo u reflektua edhe te gjuha. Në regjistrimin e vitit 2011, 5.3% e qytetarëve thanë se flasin gjuhën boshnjake, e në regjistrimin e fundit ishin 7%.

“Kjo ju tregon se të gjitha ato presione kishin efekt”, thotë Beshiq.

Risia e regjistrimit të fundit është rritja e numrit të rusëve në Mal të Zi. Në regjistrimin e 13 vjetëve më parë ishin 0.15%, ndërsa tani janë 2.1% - shifër që i bën rusët komunitetin e pestë më të madh kombëtar në Mal të Zi.

Në regjistrimin e fundit, po ashtu, gjysmë për qind e banorëve u deklaruan si ukrainas, ndërsa në vitin 2011 nuk kishte të tillë të regjistruar. Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, i cili filloi në shkurt të vitit 2022, një numër i madh shtetasish rusë dhe ukrainas u shpërngulën në Mal të Zi. MONSTAT tha se regjistrimi i popullsisë tregoi se mbi 46.800 shtetas të huaj, jetojnë në Mal të Zi - në mesin e tyre edhe 3.000 nga Kosova./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan