BOTA

REL: Rikthehen polemikat dhe mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

r.ll Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2024, 10:07
REL: Rikthehen polemikat dhe mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
foto ilustruese

SHKUP- Pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Panairin ndërkombëtar të verës, rakisë dhe turizmit në Serbi, ka rikthyer polemikat dhe mosmarrëveshjet për iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Nga partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, përmes një konference për media të shtunën kritikuan kryeministrin Mickoski dhe koalicionin shqiptarë “VLEN”, pjesë e Qeverisë maqedonase, për qëndrime kontradiktore lidhur me këtë iniciativë.

“Lëvizja Besa (pjesë e koalicionit VLEN) atë kohë ka akuzuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut se është pjesëmarrëse në projektin Ballkani i Hapur, i cili sipas Besës, është një projekt serbo-rus... Kandidati presidencial nga koalicioni VLEN, Arben Taravari më 2 prill ka deklaruar se ka gati tre vite që e ka potencuar se Maqedonia (e Veriut) duhet të tërhiqet nga Ballkani i Hapur pasi nuk është iniciativë e mirë...”, tha deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli.

Kryeministri Mickoski, i cili po qëndron në Beograd që nga dita e premte, e cilësoi këtë ngjarje si një mundësi për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimin mes vendeve të përfshira në iniciativë.

“Iniciativa rajonale krijon mundësi që e lidhin rajonin tonë me botën, dhe pikërisht kjo platformë është një shembull se si tradita dhe inovacioni mund të ecin dorë për dorë”.

“Panairi "Wine Vision nga Open Balkan" nuk është vetëm vend ekspozimi dhe degustimi”, tha Mickoski të premten, duke shtuar se është "edhe forum për diskutim, edukim dhe bashkëpunim që do të sjellë përfitime afatgjata".

“Jam i sigurt se suksesi i përbashkët që do të ndajmë këtu do të jetë vetëm fillimi i arritjeve edhe më të mëdha në të ardhmen”, shtoi kryeministri Mickoski.

Anëtarë të iniciativës “Ballkani Hapur”, janë Maqedonia e Veriut, Serbia, dhe Shqipëria.

Për kreun e ekzekutivit maqedonas, kjo është pjesëmarrja e parë në një ngjarje të “Ballkanit të Hapur”, që nga marrja e mandatit si kryeministër nga zgjedhjet e majit të këtij viti.

Vizita e Mickoskit në Beograd përfshiu takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin, Millosh Vuçeviç.

“Jam falënderues për faktin që Maqedonia e Veriut është një nga partnerët kyçë në iniciativën Ballkani i Hapur, i cili u bë simbol i bashkëpunimit të fuqishëm dhe lidhjes së Ballkanit Perëndimor”, thuhet në profilin zyrtar në Instagram të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Më herët, Mickoski kishte deklaruar se nisma ka shumë mangësi, dhe kështu si është, “nuk është e plotë”.

Mexhiti: “Ballkani i Hapur” drejt fundit

Për këtë temë, të premten foli edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar “VLEN” – pjesë e Qeverisë.

“Dalëngadalë po përmbyllet me efektin që ka pasur. Çdo iniciativë tjetër uroj të jetë gjithëpërfshirëse dhe t’i përfshijë të gjitha shtetet, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës. Vetëm të bashkuar si partnerë, shtetet ndërmjet vete mund të arrijnë prosperitet për rajonin dhe qytetarët”, tha Mexhiti për Televizionin 21.

Koalicioni “VLEN” kishte premtuar largimin e Maqedonisë së Veriut nga kjo nismë, si pjesë e platformës së tyre elektorale. Megjithatë, pjesëmarrja e kryeministrit Mickoski në aktivitetet e “Ballkanit të Hapur” ka sjellë diskutime mbi prioritetet dhe qasjen e Qeverisë aktuale ndaj kësaj iniciative.

Të njëjtën gjë, gjatë kohës së fushatës zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut, e kishte paralajmëruar edhe kandidati, Bujar Osmani nga BDI, atëkohë edhe ministër për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut. Deklaratat e Osmanit erdhën pas sulmit në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

“Meqenëse tani kam më shumë informacion se çfarë ka ndodhur në Banjskë, planifikoj ta informoj Qeverinë në një seancë të mbyllur, dhe ajo do të vendosë se si do të veprohet”, kishte deklaruar Osmani, më 18 prill, gjatë kohës së fushatës zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut.

Nisma “Ballkani i Hapur”

Iniciativa “Ballkani i Hapur”, e nisur më 10 tetor 2019 në Novi Sad nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, fillimisht u quajt “Mini-Schengen”.

Në kuadër të saj u arritën disa marrëveshje, përfshirë edhe ato për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje të lirë. Nisma u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

Të gjitha vendet e Ballkanit janë pjesë e Procesit të Berlinit, nismë e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, që daton qysh prej vitit 2014 dhe përkrahet nga Perëndimi. Synimi i tij është që ta rrisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe gradualisht t'i afrojë ato më pranë BE-së./REL

ballkani i hapur hristijan mickoski

Artikuj te sugjeruar

r.ll BOTA 24 Nëntor09:33

Rumania mban zgjedhjet presidenciale

foto ilustruese RUMANI- Rumunët janë duke votuar të dielën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat m...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan