BOTA

REL: Si stërvitet një sportist për Olimpiadë?

n.f Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 22:49
REL: Si stërvitet një sportist për Olimpiadë?
Ekipi olimpik i Kosovës

PARIS- Më shumë se 10.500 sportistë po garojnë në Olimpiadën e këtij viti që po mbahet në Paris – prej të cilëve nëntë e përfaqësojnë Kosovën. Ata stërviten në kushte e në vende të llojllojshme dhe nga trajnerë të ndryshëm. Por, çfarë e bën një sportist të suksesshëm? Si duket rutina e tij, si e menaxhon ai stresin dhe si e përballon humbjen?

“Nuk janë kushtet ato që të bëjnë ty kampion. Unë jam bërë kampione evropiane, botërore dhe olimpike, duke ushtruar në një sallë ku temperaturat gjatë dimrit kanë qenë minus 15 gradë celsius. Nuk kam pasur fizioterapeut, nuk kam pasur psikolog, nuk kam pasur nutricionist”.

Këto janë fjalët e Majlinda Kelmendit, sportistes që ka shkruar historinë në Kosovë dhe që i ka fituar të gjithë titujt kryesorë të xhudos në botë. Sipas saj, gjithçka ka qenë e mundshme, sepse e ka pasur afër vetes një trajner profesionist – Driton Kukën.

Duke marrë shkas Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024, dhe gjithë euforinë në Kosovë, pasi dy xhudiste arritën të fitojnë medalje olimpike, kemi biseduar me Kelmendin – tani trajnere e xhudos – për të kuptuar se çfarë realisht e kalit një person që t’i arrijë normat olimpike.

Kelmendi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, kur ka qenë e vogël, nuk është njohur për ndonjë talent të madh, por ka qenë shumë punëtore: “Mendoj që është 80 për qind punë, 20 për qind talent”.

Një teori e psikologut K. Anders Ericsson, e cila i ka rezistuar kohës, thotë se 10 mijë orë punë i mjaftojnë dikujt që të bëhet ekspert në një fushë. Edhe pa pasur talent. Karriera e Kelmendit, e nisur që në moshën tetëvjeçare, ka rezultuar me shumë tituj: katër herë kampione evropiane, dy herë kampione botërore dhe kampione olimpike, ndër të tjerë.

Kelmendi ka thënë se, përgjatë kohës sa ka qenë duke u përgatitur për gara, përfshirë Olimpiadën, rutina e saj për 20 vjet rresht është dukur kështu: Për 15 vjet, ajo ka thënë se nuk e ka bërë asnjë pushim.

Kolegia e saj, Distria Krasniqi, i pati thënë muaj më parë Radios Evropa e Lirë se një muaj para garës, ajo dhe xhudistë tjerë izolohen: “Mbyllemi dhe bisedat i bëjmë vetëm me trajnerin ose me shokët e klubit. Kjo na ndihmon të mbrohemi”.

Norma në sportin e xhudos fitohet brenda dy vjetëve. Gjatë asaj periudhe, përmes garave, një sportist i fiton pikët olimpike. Por, secili sport i ka procedurat e veta. Në fund, në Lojërat Olimpike shtetet garojnë me sportistë të kualifikuar – që arrijnë normën olimpike – dhe me sportistë që ftohen për pjesëmarrje për të rritur numrin e garuesve prej shteteve që tradicionalisht kanë pasur ekipe më të vogla.

“Jam munduar që të fokusohem në punën time, të mos mendoj shumë gjëra përreth, të mos mendoj që njerëzit presin prej meje, ta bind veten që jam më e mira, që mundem dhe që dua të fitoj medalje të artë”, ka treguar Kelmendi.

Psikologët e sportistëve kanë përmendur se është shumë me rëndësi që stresi të konsiderohet si sfidë dhe jo si diçka që bën dëm.
 Shane Murphy, i cili ka këshilluar shumë olimpistë ndër vite, ka thënë se çelësi për sukses është të duash shumë atë që bën dhe të fokusohesh në momentin – të mos shqetësohesh për dështimin dhe as për rezultatin final: “Trupat e tyre janë të përgatitur për sukses, por zakonisht mendja hyn më mes, nëse e lejojnë”.

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton “Toni” Kuka, është parë në secilën garë të Majlindës, ndër vite, e tani edhe të xhudistëve tjerë. Nën udhëheqjen e Kukës – dikur vetë xhudist – Kosova i ka siguruar pesë medalje olimpike: tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.  Sipas Kelmendit, asnjë sportist nuk mund të arrijë kulmin, nëse nuk ka raport të ngushtë dhe të sinqertë me trajnerin.

“Asnjëherë nuk kam shkuar në gara pa Tonin. Thjesht, kam pasur nevojë që Toni të jetë në sallë, që unë ta dëgjoj zërin e tij dhe ta shoh që është prezent”.

Ndonëse në sportet tjera mund të ketë nevojë për më shumë investime, Kelmendi ka vlerësuar se, sa i përket xhudos, kushtet tani janë të mira, teksa ka përmendur edhe ndihmën prej shtetit dhe të sponsorëve, që nga viti 2013.

Pavarësisht asaj, ajo ka porositur çdo sportist që të mos i krahasojë asnjëherë kushtet e stërvitjeve me ato që mund të jenë në Gjermani apo në Japoni: “Me vullnet, punë dhe përkushtim, mund të arrijnë gjithçka”.

Kelmendi ka pranuar se regjimi i saj me raste ka qenë shumë më i ashpër sesa që ndoshta do të duhej, se ndoshta nuk e ka shijuar sa duhet karrierën në zhvillim e sipër, por që mbase ky ka qenë çelësi i suksesit për të.

“Ka qenë shumë e vështirë gjatë karrierës sime, sidomos prej vitit 2013 e tutje, të pranoj ndonjë medalje tjetër përpos të artës. Mendoj që kjo më ka kushtuar shumë në aspektin psikologjik, por, në anën tjetër, ndoshta është mirë të jesh ashtu, deri diku, për faktin që i kam arritur të gjithë titujt e mundshëm”./ REL

ekipi olimpik i kosovës lojrat olimpike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan