Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
BRUKSEL- Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që kanë nisur më 6 qershor dhe do të mbahen deri më 9 qershor, përcaktohet se kush do të fitojë ulëse në këtë institucion të BE-së. Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen – njëra prej politikaneve më të fuqishme të Evropës – është duke garuar për një mandat të dytë në zgjedhjet evropiane.
“Jam evropiane krenare, nëntë e shtatë fëmijëve, dhe jam duke garuar për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian”, është mënyra se si e prezanton veten von der Leyen në faqen e saj zyrtare.
Presidentët e Komisionit – zyrës më të fuqishme në mesin e institucioneve të Bashkimit Evropian – nuk zgjidhen përmes votës. Ata gjithmonë zgjidhen në negociata me dyer të mbyllura mes liderëve të 27 vendeve anëtare të bllokut evropian, pas mbajtjes së zgjedhjeve evropiane. Parlamentit Evropian, më pas, i kërkohet të miratojë të nominuarin me shumicë të thjeshtë.
Propozimet nuk refuzohen kurrë, mirëpo Parlamenti e ka konfirmuar von der Leynin vetëm me shumicë të thjeshtë më 2019. Për të kuptuar më mirë këtë proces, duhet analizuar procesin e ashtuquajtur Spitzenkandidat apo atë të “kandidatit kryesor”. Në këtë pikë, grupet pan-evropiane politike i çojnë përpara emrat e tyre për të udhëhequr Komisionin Evropian.
Mirëpo von der Leyen nuk do të ishte këtë vit kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropian, nëse veçse nuk do të ishte presidente e Komisionit. Pas emërimit të presidentit të Komisionit Evropian, secili vend anëtar nominon komisionarin e vet, duke garantuar që të gjitha vendet anëtare e dërgojnë një person në këtë institucion.
Zyrtari që zgjidhet në krye të Komisionit e ngarkon më pas secilin komisionar me një portofol – sikurse në fushën e bujqësisë apo energjisë – dhe secila prej tyre duhet të konfirmohet prej Parlament Evropian. Ndonëse vendimi për secilën punë i takon presidentit, përgjatë procesit ka negociata të ashpra rreth asaj se si ndahen departamentet dhe cili është më i rëndësishëm se tjetri.
Një pozitë tejet e rëndësishme është ajo e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme, i cili flet në emër të të gjitha vendeve anëtare për çështjet e politikës së jashtme. Por, përgjatë procesit, mund të ndodhin një mori komplikimesh. Më 2019, von der Leyen pati insistuar që shumica e komisionarëve të jenë gra, që në praktikë ka nënkuptuar që disa shtete kanë pasur më shumë mundësi për të zgjedhur, sesa tjerat.
Presidenti i Parlamentit Evropian – që menaxhon marrëdhëniet mes institucioneve tjera të BE-së, dhe zhvillon negociata në mes të grupeve politike – zgjidhet prej Parlamentit për një mandat prej dy vjetësh e gjysmë.
Presidenti i Parlamentit është gjithmonë anëtar i Parlamentit Evropian – aktualisht është konservatorja malteze, Roberta Metsola. Ngjashëm, liderët e vendeve anëtare të BE-së e zgjedhin edhe udhëheqësin e këtij institucioni për një mandat dy vjet e gjysmë, ndonëse gati secilën herë një zyrtar i ka dy mandate, për të mbushur pesë vjet në pushtet, sikurse legjislatura e Parlamentit.
Për dallim prej presidentit të Parlamentit, presidenti i Këshillit Evropian nuk duhet të jetë anëtar i këtij trupi. Shembull, tani në krye të Komisionit është kryeministri belg, Charles Michel, derisa Belgjika përfaqësohet në Këshill prej kryeministrit aktual, Alexandre de Croo.
Marrë nga REL
Foto ilustruese SERBI- Zyrtarët e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, kanë arritur të premten n&e...
Osmani KOSOVË- Këshilltari për mediat i presidencës së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar pas një deklarate që ka b&e...
HIMALAJE- Ushtria nepaleze njoftoi se këtë vit, se 11 ton mbeturina u mblodhën nga majat e Everestit, Nuptsa dhe Lotsa në Himalajet dhe se...
SHBA- Vapa ekstreme në Arizona ka dërguar 11 persona në spital ndërsa mijëra njerëz prisnin të hynin në një tubim...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për rritjen e mbë...
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë Maria Zakharova tha se Ukraina po përdor raketa të ofruara nga Shtetet e Bashkuara për të...
Zelenskyy UKRAINË- Paqja në Evropë, që ka lulëzuar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, &eum...
NORMANDI- Kryeministri britanik Rishi Sunak kërkoi falje për largimin e papritur nga Normandia të enjten, ku ndodhej së bashku me lider&eu...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në qytetin e Drenasit është pyetur nga gaze...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do tu drejtohet ligjvënësve amerikanë në Washington më 24 korrik, njoftuan të e...