Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
SHBA- Aksionet në Shtetet e Bashkuara ranë në një ndër nivelet më të ulët për këtë vit, pasi Rezerva Federale la të kuptohet të mërkurën se mund të ofrojë më pak stimuj për ekonominë amerikane në vitin 2025, nga ç’mendohej më parë. Bursa S&P 500 ra me 2.9%, shumë pranë humbjes më të madhe për këtë vit, ndërsa vetëm dy javë më parë pati arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Mesatarja industriale në Dow Jones humbi 1,123 pikë, ose 2.6%, dhe në bursën Nasdaq pati rënie me 3.6%.
Rezerva Federale tha të mërkurën se po ul normën kryesore të interesit për herë të tretë këtë vit, duke e vazhduar kthesën e mprehtë të filluar në shtator, kur filloi të ulte normat nga niveli më i lartë i dy dekadave, për të mbështetur tregun e punës. Tregjeve financiare në Wall Street u pëlqejnë normat më të lehta të interesit, por kjo ulje jo aq e madhe pritej tashmë gjerësisht.
Pikëpyetja më e madhe përqendrohet në atë se sa më shumë do ta ulë normën e interesit Rezerva Federale vitin e ardhshëm. Shumë gjëra varen nga ky vendim, veçanërisht pasi pritshmëritë për një seri uljesh përgjatë vitit 2025, ndihmuan tregun amerikan të aksioneve të vendosë rekorde të reja 57 herë deri më tani në vitin 2024.
Zyrtarët e Rezervës Federale publikuan parashikime të mërkurën, duke treguar se pritshmëria mesatare e tyre është për dy ulje të tjera të normës gjatë vitit 2025, ose gjysmë pikë përqindjeje. Kjo është më pak se katër uljet që priteshin vetëm tre muaj më parë.
"Jemi në një fazë të re të procesit", tha kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell. Banka qendrore lehtësoi me shpejtësi normën kryesore të interesit me një pikë përqindje të plotë që nga shtatori.
I pyetur përse zyrtarët e Rezervës Federale po kërkojnë të ngadalësojnë uljen e normës së interesit, zoti Powell vuri në dukje se tregu i punës duket se po funksionon mirë në përgjithësi dhe se janë rritur treguesit e fundit të inflacionit. Ai përmendi gjithashtu pasiguritë, që do t'u kërkojnë politikëbërësve të reagojnë ndaj ndryshimeve të ardhshme, që pritet të përcaktohen për ekonominë.
Ndërsa normat më të ulëta mund të ndikojnë në ekonomi duke e bërë më të lirë huamarrjen dhe duke inkurajuar investimet, ato gjithashtu mund të ofrojnë më shumë nxitje për inflacionin. Powell tha se disa zyrtarë të Rezervës Federale, por jo të gjithë, po përpiqen gjithashtu të përfshijnë pasiguritë e natyrshme me një administratë të re që vjen në Shtëpinë e Bardhë. Shqetësimet po rriten në Wall Street se preferencat e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për tarifat dhe politikat e tjera mund të ushqejnë më tej inflacionin, së bashku me rritjen ekonomike.
"Kur rruga është e pasigurt, ju ecni pak më ngadalë", tha zoti Powell. Nuk është ndryshe nga ngarja e makinës në një natë me mjegull, ose ecja në një dhomë të errët plot mobilje. Thjesht e ulni shpejtësinë”.
Vetëm një prej anëtarëve të Rezervës Federale, zyrtarja nga Cleveland, Beth Hammack, mendon se Rezerva Federale nuk duhet të kishte bërë fare ulje të normës së interesit këtë radhë. Vota e saj ishte e vetmja kundër për vendimin e së mërkurës./ VOA
selia e kongresit amerikan UASHINGTON - Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë papritur një plan dypartiak të mërkurën p&...
zelenskyy, rutte BRUKSEL - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski pati bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udh&eu...
Ahmed al-Sharaa SIRI- Udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë se vendi është i rraskapitur nga lufta dhe...
Parlamenti francez FRANCË- Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj të posaçëm për të parandaluar një mbyll...
Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar se forcat ukrainase nuk janë në gjendje të largojnë trupat rus...
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen të mërkurën me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor...
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka quajtur “retorikë të papërgjegjshme” deklaratën e nënkryetarit e Kë...
TURQI- Gjatë vitit 2024 Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan shtoi përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në nivel nd&eu...
Macron-Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike të m&e...
Robert Fico SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico ka bërë për herë të dytë në po aq muaj komente kundër an&eum...