Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
BRUKSEL - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski pati bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udhëheqës të tjerë evropianë të mërkurën, me synimin për të marrë ndihmë të menjëhershme për të forcuar përpjekjet e Kievit në luftë dhe për të diskutuar garancitë afatgjata të sigurisë.
Presidenti Zelenskiy u tha gazetarëve se bisedimet e së mërkurës në Bruksel dhe një diskutim me 27 udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të nesërmen, ishin "një mundësi shumë e mirë për të folur për garancitë e sigurisë për Ukrainën për sot dhe për nesër".
Ndërsa udhëheqësit evropianë këmbëngulin se po fokusohen në nevojat urgjente të Ukrainës, disa zyrtarë kanë filluar të diskutojnë se si të garantojnë sigurinë e vendit pasi lufta të ndalet, përfshirë me mundësinë e vendosjes së forcave evropiane.
Duke postuar më vonë në rrjetin X, Presidenti Zelenskiy tha se ai dhe zoti Rutte patën një "takim të rëndësishëm dhe shumë thelbësor" duke u fokusuar tek "forcimi i mbrojtjes ajrore për Ukrainën dhe sigurimin e besueshmërisë së paqes për të cilën po punojmë kolektivisht".
NATO "do të bëjë gjithçka për t’u siguruar që Ukraina të jetë sa më e fortë që të jetë e mundur, kur të kthehemi drejt diplomacisë më aktive", tha ai.
Bisedimet e së mërkurës u zhvilluan me Ukrainën në lidhje me mbrojtjen në fushën e betejës dhe pasigurinë mbi mbështetjen e ardhshme nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Zoti Rutte tha se bisedimet do të fokusohen tek marrja e masave që Ukraina të jetë "në pozicionin më të mirë të mundshëm" sa herë që vendos të hyjë në bisedimet e paqes, duke e furnizuar me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë të tjera për të mbështetur luftën e Kievit kundër forcave pushtuese ruse.
Zoti Rutte dhe zoti Zelenskiy iu bashkuan më vonë një grupi udhëheqësish të tjerë evropianë.
NATO-ja nuk tha se kush do të merrte pjesë në këto bisedime. Por diplomatët thanë se në bisedime do të përfshiheshin Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti polak Andrzej Duda, ministrat e jashtëm të Francës dhe Britanisë, si dhe zyrtarët e lartë të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa.
Më herët, Presidenti ukrainas Zelenskiy u takua me Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili ka mbështetur diskutimin për idenë e forcave evropiane për Ukrainën.
"Ndajmë një vizion të përbashkët: garancitë e besueshme janë thelbësore për një paqe që mund të arrihet vërtet", postoi zoti Zelenskiy në rrjetin X pas takimit.
“Vazhduam të punojmë për iniciativën e Presidentit Macron në lidhje me praninë e forcave në Ukrainë, që mund të kontribuojnë në stabilizimin e rrugës drejt paqes”.
I pyetur se si do të përgjigjet Britania nëse Presidenti Zelenskiy do të kërkonte dërgimin e trupave britanike në Ukrainë, ministri i Jashtëm britanik David Lammy tha për Sky News se nuk shihte asnjë shenjë se Presidenti rus Vladimir Putin ishte i gatshëm për të negociuar.
"Diskutimi ka të bëjë me furnizimin e Ukrainës për ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse takohemi në këtë moment shumë të zymtë, për t’u siguruar që Ukraina do ta kalojë dimrin dhe do të hyjë në vitin 2025", tha ai.
"Unë e di se ka shumë spekulime, por e vërteta është se Putini nuk është një njeri me të cilin mund të negociosh, kur ai po shkakton një kaos të tillë në tokën evropiane në këtë moment në kohë", shtoi ai. "Është forca ajo ndaj së cilës Vladimir Putini do të reagojë"./VOA
Ahmed al-Sharaa SIRI- Udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë se vendi është i rraskapitur nga lufta dhe...
Parlamenti francez FRANCË- Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj të posaçëm për të parandaluar një mbyll...
Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar se forcat ukrainase nuk janë në gjendje të largojnë trupat rus...
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen të mërkurën me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor...
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka quajtur “retorikë të papërgjegjshme” deklaratën e nënkryetarit e Kë...
TURQI- Gjatë vitit 2024 Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan shtoi përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në nivel nd&eu...
Macron-Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike të m&e...
Robert Fico SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico ka bërë për herë të dytë në po aq muaj komente kundër an&eum...
fotoja-Spanje SPANJË- Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasjeje në provincën ...
UKRAINË- Premtimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për t'i dhënë fund shpejt luftës në Ukrain&e...