Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...

SERBI- Republika Sërpska do të kërkojë të përfshihet në një aleance me Serbinë dhe Hungarinë, tha të premten lideri i këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Dodik tha se këtë kërkesë do ta parashtrojë në një seancë të Qeverisë së Republikës Sërpska të shtunën.
"Republika Sërpska nuk duhet të pranojë kurrë të jetë pjesë e aleancës së NATO-s. Nesër kemi një seancë të zgjeruar të Qeverisë së Republikës Sërpska dhe do të kërkojmë që të përfshihet në marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë", tha Dodik në Banjallukë.
Megjithatë, Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës ia ndalon entiteteve të vendit të kenë kompetenca për të udhëhequr politikën e jashtme dhe ushtarake. Këtë të drejtë e gëzojnë vetëm institucionet qendrore të Bosnjës. Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata Boshnjako-Kroate janë entitete e që përbëjnë Bosnjën dhe ato nuk gëzojnë kompetencat e shtetit.
Kushtetuta ua lejon entiteteve të lidhin marrëveshje edhe me shtete dhe organizata ndërkombëtare, por me pëlqimin e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës, e cila mund të parashikojë me ligj që një pëlqim i tillë nuk kërkohet për lloje të caktuara të marrëveshjeve.
Ato gjithashtu kanë të drejtë të lidhin marrëdhënie të veçanta paralele me shtetet fqinje, por vetëm në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës. Qeveria hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, e ka përqendruar për vite me radhë vëmendjen e saj në Republikën Sërpska, dhe jo në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën. Ajo e ndihmoi gjithashtu Qeverinë e Dodikut me një kredi nga banka shtetërore hungareze.
Orban, partia e tij dhe zyrtarë të tij, u takuan ekskluzivisht me zyrtarë shtetërorë në Bosnje e Hercegovinë vetëm deri në vitin 2019. Takimi i parë mes Dodikut dhe Orbanit në qershor 2019 hapi rrugën për "lidhjet e drejtpërdrejta midis Hungarisë dhe Republikës Sërpska", siç i quajti kryeministri hungarez, i cili më vonë u shndërrua në një program bashkëpunimi ekonomik.
Në vitin 2021, Orban pengoi iniciativën gjermane për të vendosur sanksione evropiane ndaj Dodikut për minimin e institucioneve të Bosnjës. Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar pikërisht për këtë dhe për dyshimet për korrupsion.
Hungaria është i vetmi vend anëtar i BE-së që u rreshtua përkrah Serbisë dhe autoriteteve të Republikës Sërpska në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe votoi kundër miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në maj 2024./ REL
donald trump SHBA- Presidenti Donald Trump po u thotë investitorëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se polit...
foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë një palestinez që po gjuante me gurë ushtar&eu...
SERBI- Serbia prej javësh është përfshirë nga një valë protestash në mbarë vendin kundër korrupsionit n...
BRUKSEL- Rënia e tregjeve u pranua nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, në deklaratat e tij të sotme nga Bru...
UKRAINË- Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë mund të caktohen që në korrik, pra menjëherë pas heqjes së ligji...
KINË- Një tarifë shtesë prej 34% për produktet amerikane është shpallur nga Kina në përgjigje...
ITALIA- Një 15-vjeçar nga Cesena në Itali u denoncua nga Policia Postare në Prokurorinë e Gjykatës për të Mitur...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se problemi më i dhimbshëm në shoqërinë shqiptare...
SHBA- Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi tornadot dhe erërat të forta përfshinë jugun e SHBA-s&e...
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi hapjen ndaj negociatave në lidhje me tarifat reciproke të shpallura të enjten. Trump ka th...