Shtetet e G7 dhe Bashkimi Europian po zhvillojnë diskutime për një ndalim të plotë të shërbimeve detare që lidhen me transportin e naftës ruse, si pjesë e përpjekjeve për të ulur të ardhurat që Moska përdor për të financuar luftën në Ukrainë. Lajmi raportohet nga Reuters, duke iu referuar gjashtë burimeve diplomatike dhe teknike.
Sipas të dhënave, mbi një e treta e eksporteve të naftës ruse dërgohet me anë të cisternave perëndimore – kryesisht drejt Indisë dhe Kinës – duke përdorur shërbime detare të vendeve të G7 dhe BE-së. Pjesa tjetër transportohet nga i ashtuquajturi “flota hije”, një rrjet me qindra anije që operojnë jashtë monitorimit perëndimor.
Nëse G7 dhe BE vendosin ndalimin e ri, Rusia do të detyrohej të zgjerojë më tej këtë flotë joformale.
Masa e re pritet të përfshihet në paketën e sanksioneve të BE-së për vitin 2026
Tre nga gjashtë burimet e cituara thonë se ndalimi i shërbimeve detare mund të futet në paketën e ardhshme të sanksioneve të BE-së, e cila pritet të prezantohet në fillim të vitit 2026. Dy burime të tjera saktësojnë se BE-ja synon t’i koordinojë masat me G7 përpara se ato të formalizohen.
Zyrtarë britanikë dhe amerikanë po e shtyjnë përpara opsionin e ndalimit në diskutimet teknike brenda G7, ndërsa çdo vendim përfundimtar nga SHBA do të varet nga qëndrimi i administratës së Presidentit Trump, në një kohë kur Uashingtoni po ndërmjetëson bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.
Nga çmim-tavan tek ndalim total
Që prej vitit 2022, G7 vendosi çmim-tavan për naftën ruse, duke lejuar vendet e treta të përdornin shërbime perëndimore vetëm nëse paguanin poshtë këtij limiti. Ndërkohë, G7 dhe BE pothuajse e kanë ndërprerë tërësisht importin e naftës ruse, por masa e re do të ishte hapi më i afërt drejt një bllokade totale – jo vetëm të importit, por edhe të shërbimeve detare dhe transportit.
Për të anashkaluar çmim-tavanin, Rusia ka shtuar përdorimin e anijeve të veta, shpesh të vjetruara, pa sigurim perëndimor dhe me pronësi të paqartë.
Qëndrimet e SHBA-së
Administrata e ish-presidentit Joe Biden ka argumentuar se sa më shumë të shpenzojë Rusia për anije dhe logjistikë, aq më pak para i mbeten për luftën në Ukrainë. Por administrata Trump ka qenë më skeptike për çmim-tavanin, duke refuzuar të bashkohej me Britaninë, BE-në dhe Kanadanë në vendimin e shtatorit 2025 për ta ulur kufirin nga 60 dollarë në 47,6 dollarë për fuçi.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
5 Dhjetor15:50
Analiza: A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
Pyetja nëse Bosnja e Hercegovina po hyn në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Pekinit shtrohet pas prezantimit të planit të r...
BOTA
5 Dhjetor14:31
Sinjale pozitive/ Donald Trump: Konflikti në Ukrainë do të zgjidhet përfundimisht
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, beson se konflikti ukrainas do të zgjidhet përfundimisht dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë “shu...
BOTA
5 Dhjetor14:29
SHBA shkatërron një tjetër anije me drogë, vriten katër trafikantë
Ushtria amerikane kreu një sulm të enjten ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësorin Lindor, duke vr...
BOTA
5 Dhjetor14:14
Kremlini: Rusia dhe SHBA po bëjnë përparim për negociatat me Ukrainën
Kremlini njoftoi të martën se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po shënojnë përparim në bisedimet për paqen në Ukrainë...
BOTA
5 Dhjetor14:03
Përshkallëzohet protesta në Greqi/ Fermerët tentojnë të bllokojnë kryqëzimin e aeroportit
Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki u përpoqën sot të vendosnin një bllokadë të re në kryqëzimin që t...
BOTA
5 Dhjetor13:27
Pesë dronë fluturuan mbi bazën ushtarake, Franca në gatishmëri të lartë
Pesë dronë kanë fluturuar mbi bazën ushtarake të ILe Long në Brest, në Francën Perëndimore, duke ngritur me...
BOTA
5 Dhjetor13:12
Protestat e fermerëve greke, bllokohet për 4 orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
Policia Kufitare në Kakavijë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me qarkullimin në këtë pikë kufitare.
Këtë...
BOTA
5 Dhjetor13:00
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Fondet e ngrira ruse të mbajtura në Evropë do të përdoren si kolateral për një “kredi dëmshpërblimi” ...
BOTA
5 Dhjetor12:47
Përfundojnë bisedimet e fundit SHBA-Ukrainë në Miami
Bisedimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis të dërguarve nga Kievi dhe Uashingtoni për t’i dhënë fund luf...
BOTA
5 Dhjetor11:05
Momente paniku në aeroportin brazilian/ Zjarr në makinën e bagazheve, tmerrohen pasagjerët
Panik dhe kaos në një aeroport në Brazil, pasi një makinë ngarkimi bagazhesh u përfshi nga flakët pranë një avion...