Tre viktima nga stuhitë dhe përmbytjet në Francë, qindra banorë evakuohen nga banesat
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se do të loboj për heqjen e "non-grata-s" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha tha se për sa kohë që ishte në pushtet administrata Biden, vendosi të mos lobojë asnjë moment. Ai shtoi se e ka përshëndetur me shumë kënaqësi vendimin e marrë nga presidenti Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë.
"Natyrisht me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, unë pa diskutim që do bëj përpjekjet e mia pranë kësaj administrate për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
E kam theksuar dhe e theksoj, për sa kohë që ishte në pushtet administrata Biden, unë vendosa të mos loboj asnjë moment. Pse? Sepse zgjodha gjykatën dhe hodha në gjyq Sekretarin e Shtetit. Me keqardhje të madhe e kam ndërmarrë këtë veprim, por me bindje të plotë se ishte veprimi më i drejtë që mund të ndërmerrja. Kështu, nga data 19 maj 2021 deri me datën 20 janar 2025, unë nuk kam bërë asnjë lobim, zero lobim. Kam ndjekur procesin gjyqësor. Natyrisht me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, unë pa diskutim që do bëj përpjekjet e mia pranë kësaj administrate për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës.
Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një seri dokumentesh. Është evidente angazhimi i armikut të egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros dhe Aleksis respektivisht, në këto procese. Dhe është i faktuar angazhimi i të korruptuarit McGonigal, një, unë e them tradhtar i interesave të kombit të vet, pasi siç thotë gjykatësja amerikane, i ngarkuar për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga korrupsioni, u bë vetë përfitues i korrupsionit të Edi Ramës. Pra, pa dyshim që unë do të ndërmarr hapat, por para se t’i ndërmarr këto hapa, do këshillohem kryesisht me juristë se çfarë rruge më sugjerojnë ata për të ndjekur.
Tani nuk kam asnjë lloj problemi, e kam përshëndetur me shumë kënaqësi vendimet e marra nga presidenti Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë. Vendimin e tij, ose direktivën e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike, të krijuar në SHBA dhe jo vetëm në SHBA, por edhe në vende aleate, dhe siç e patë ju, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri, nga administrata e Departamentit të Shtetit dhe të tjera. Pra, ka zhvillime jashtëzakonisht pozitive...
...Jo, është ndryshe ajo. Ai është një mik i vjetër. Është një ish-këshilltar i Reganit, është një nga eksponentët ligjorë më të njohur të Partisë Republikane, ka qenë këshilltar elektoral me të gjithë presidentët, gjer tek MekKain, ku ka pasur pozicion më kryesor.
Dhe, ai absolutisht me iniciativë të tij, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në asnjë institucion për heqjen e dizenjimit tij, por ka deklaruar se duke u gjetur përpara kësaj padrejtësie të turpshme që është bërë, unë vendosa të përpiqem që Kongresi amerikan të ndërmarrë një hetim për këtë vendim absurd. Dhe kjo përpjekje është pro-bono, pra është pa lekë. Pra, nuk ka asnjë kontratë me Sali Berishën ai, ai e ka ndërmarrë vetë. Është një njeri shumë i njohur dhe i respektuar në qarqet konservatore amerikane. Dhe për këtë i jam shumë mirënjohës.
RUSIA- Një rafineri e naftës në qytetin Riazan në Rusi është përfshirë plotësisht nga zjarri, pasi Kievi e kreu n...
Kryeministri bavarez, Markus Söder dhe ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Hermann GJERMANI - Pas sulmit me thikë në Aschaffenburg q&...
SHBA- Nipi i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, ka reaguar pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhrin e publikimit të mijëra do...
BRITANI- Stuhia Eowyn ka goditur Britaninë e Madhe teksa shkollat dhe shërbimet hekurudhore janë mbyllur. Sipas mediave të huaja, dhj...
Scholz, Macron SHBA - Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron nënvizuan në Pari...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet menjëherë me presidentin e Rusis&eu...
ANTARKTIDA- Ajsbergu më i madh në botë, A23a, është në lëvizje dhe po drejtohet nga Antarktida drejt ishullit të ...
Zjarre KALIFORNI - Urdhrat e evakuimit u hoqën për dhjetëra mijëra njerëz pasi zjarrfikësit ishin në gjendje të nga...
Protestë SERBI - “Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në pro...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ftoi të enjten sipërmarrjet botërore që të prodhojnë produktet e tyre...