“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
SERBI - “Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në protestat e studentëve në Serbi, që tash e dy muaj bllokojnë fakultetet në të gjithë vendin. Mijëra njerëz e thirrën atë më 20 janar, gjatë një tubimi të përbashkët të punonjësve të arsimit dhe studentëve në qendër të Beogradit.
Më 22 janar, akademikët u bënë thirrje zyrtare qytetarëve që të përfshihen në “një mosbindje të përgjithshme civile” më 24 janar, që nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe mospjesëmarrje në transaksionet e tregut gjatë gjithë ditës.
Stafi i disa shkollave në Serbi ka hyrë në grevë që nga 20 janari, duke kërkuar kushte më të mira pune, si dhe plotësimin e kërkesave të studentëve, të cilët, përmes bllokadave, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.
Juristët thonë se ligji ekzistues për grevë në Serbi, është i pasaktë në përcaktimin e grevës së përgjithshme dhe nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ligji për grevën është miratuar në vitin 1996, në kohën e Republikës Federale të Jugosllavisë. Në këtë akt thuhet se greva nënkupton “ndërprerje të punës, të organizuar nga punonjësit, me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre profesionale dhe ekonomike”.
Sipas këtij ligji, greva mund të organizohet në ndërmarrje ose entitet tjetër juridik, përkatësisht në divizionin e punonjësve ose te punëdhënësi, në një degë ose veprimtari të caktuar, ose si grevë e përgjithshme.
“Vendimin për hyrjen në grevë të përgjithshme e merr organi më i lartë i sindikatës. Vendimi për grevë nga punonjësit e një dege apo veprimtarie apo për grevë të përgjithshme i dorëzohet organit kompetent të shoqatës përkatëse të punëdhënësve, themeluesit, si dhe organit kompetent shtetëror”, thuhet në Ligjin për grevën në Serbi.
Këto janë të gjitha dispozitat që e përmendin grevën e përgjithshme.
“Ky ligj është pothuajse 30 vjet i vjetër dhe nuk është ndryshuar në përputhje me standardet e reja ndërkombëtare”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mario Relanoviq, bashkëpunëtor hulumtues në Institutin për të Drejtën e Punës në Beograd.
Në teorinë e së Drejtës së Punës, ai thotë se greva e përgjithshme nënkupton ndërprerje të punës në aktivitete dhe industri të ndryshme, në sektorin publik dhe privat, me qëllim të shprehjes së pakënaqësisë me politika të caktuara, zgjidhje ligjore, praktika e të ngjashme.
“Pra, thelbi i konceptit të grevës së përgjithshme është se ajo nuk i referohet një punëdhënësi dhe një industrie, por i bën thirrje gjithë botës punëtore në vend që të ndalojë së punuari. Ligji ynë për grevën rregullon grevat ndaj punëdhënësve individualë. Kjo është e meta e tij kryesore”, thotë Relanoviq.
Në ligjin që supozohet ta rregullojë këtë fushë, fshihen edhe paqartësi të tjera.
Një prej tyre ka të bëjë me atë se kush është i autorizuar ta marrë vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme.
“Ligji thotë se vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme e merr organi më i lartë i sindikatës, por nuk thotë se i cilës sindikatë. A nënkupton sindikatat përfaqësuese? Çfarë ndodh nëse ka më shumë sindikata përfaqësuese? A veprojnë ato bashkërisht apo secila mund të thërrasë grevë të përgjithshme”, thotë Relanoviq.
Sipas tij, ligji është veçanërisht i paqartë kur thirrjen për grevë nuk e bën një sindikatë, por ajo vjen nga një lëvizje më e gjerë shoqërore, siç është aktualisht rasti në Serbi.
Të mërkurën, studentët në bllokadë u bënë thirrje qytetarëve serbë që t’i pezullojnë plotësisht të gjitha aktivitetet më 24 janar.
Siç thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Instagram, ideja është që qytetarët të mos shkojnë në punë këtë ditë dhe punëdhënësit t’u japin punonjësve ditë pushimi, t’i anulojnë të gjitha takimet e planifikuara dhe t’i informojnë klientët për arsyet përse nuk punojnë.
Punonjësve që kanë frikë nga reagimi i punëdhënësve të tyre, studentët u sugjeruan që të marrin ditë pushimi, të hapin pushim mjekësor ose të dhurojnë gjak.
Akademikët u bënë thirrje qytetarëve që në këtë ditë t’i shmangin edhe restorantet, dyqanet dhe të gjitha vendet e tjera ku kryhen transaksione financiare.
“Mos shkoni në dyqane, tregje, qendra tregtare, kinema dhe teatër. Është e premte, por mos shkoni në festa dhe koncerte. Gjithçka duhet të ndalojë”, thuhet në postim.
Studentët në bllokadë kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rikonstruksionin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, ku u shemb streha, pastaj heqjen e kallëzimeve penale ndaj studentëve dhe qytetarëve që u arrestuan dhe u ndaluan gjatë protestave, si dhe pezullimin e procedurave penale të nisura kundër tyre.
Në mesin e kërkesave janë edhe ndjekja penale e përgjegjësve për sulme ndaj studentëve dhe pedagogëve, shkarkimi i tyre nëse konstatohet se kanë funksione publike, si dhe rritja për 20 për qind e buxhetit për arsimin e lartë.
Këtyre kërkesave iu bashkuan edhe disa punonjës arsimi, të cilët nuk pranuan ta nisnin semestrin e dytë më 20 janar.
Ata nuk e pranojnë marrëveshjen për rritjen e pagave që përfaqësuesit e katër sindikatave kanë arritur me Qeverinë serbe në fillim të këtij muaji.
Sipas Sindikatës së Pavarur të Mësimdhënësve të Serbisë, e cila nuk mori pjesë në negociata, më 20 janar, 50 për qind e shkollave anembanë Serbisë kanë qenë në grevë.
Përfaqësuesit e Qeverisë serbe, në anën tjetër, thanë se 20 për qind e shkollave kanë qenë në grevë në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.
Në ditën e tretë, disa shkolla fillore dhe të mesme në Beograd, Novi Sad, Kragujevc, Uzhice, Çaçak dhe qytete të tjera u mbyllën plotësisht, por nuk ka të dhëna të sakta.
Në grevë të plotë më 24 janar hyn edhe Komiteti Republikan i Sindikatës së Kulturës, njoftoi kjo sindikatë të mërkurën.
“Solidariteti është baza e ekzistencës së sindikatave dhe me këtë vendim, ne shprehim solidaritetin tonë me të gjithë pjesëmarrësit në të gjitha grevat”, thuhet në njoftim.
Dhoma e Avokatëve e Serbisë hyri në grevë shtatëditore më 20 janar, në mbështetje të protestave të studentëve dhe akademikëve.
Por, Gjykata e Lartë në Beograd e anuloi këtë vendim në të njëjtën ditë, dhe Dhoma, më pas, vendosi ta pezullojë punën e saj për tri ditë.
Greva e përgjithshme si formë e luftës civile dhe sociale, është organizuar në shumë vende evropiane në të kaluarën e afërt.
Në nëntor të vitit 2024 u organizua një grevë e përgjithshme në Greqi dhe në Itali.
Anijet ndaluan në porte, transporti publik ndaloi po ashtu, ndërsa mjekët, mësuesit, punëtorët e ndërtimit dhe punëtorët e transportit marshuan drejt qyteteve, duke kërkuar paga dhe standarde më të mira jetese.
Në shtator të të njëjtit vit, më shumë se 200 sindikata dhe OJQ në Spanjë e ndërprenë punën për një ditë, duke kundërshtuar, siç thanë, “gjenocidin në Palestinën e pushtuar”.
Protesta u përhap nga Madridi në disa qytete të tjera të Spanjës.
Gjatë vitit 2023, në Francë kishte disa greva të përgjithshme, për shkak të synimit të presidentit Emmanuel Macron për të reformuar sistemin e pensioneve.
Kjo formë e mosbindjes civile nuk është e huaj as për vende si Portugalia (2011), Rumania (2023), Gjermania (2023), apo vende jashtë kontinentit evropian si Hondurasi, Algjeria (2011) dhe Tunizia (2022)./REL
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ftoi të enjten sipërmarrjet botërore që të prodhojnë produktet e tyre...
SHBA- Presidenti Donald Trump urdhëroi publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjen e Presidentit John ...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një sërë urdhrash të rinj ekzekutivë në Zyrë...
Foto ilustruese BRAZIL- Brazili pasi duroi thatësirën më të keqe të regjistruar në vitin 2024, e mbylli vitin me një tje...
IZRAEL- Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, duke synuar celulat e militant&eum...
Foto ilustruese SHBA- Kompania farmaceutike amerikane Purdue Pharma dhe pronarët e saj, familja Sackler, arritën një marrëveshje me 15 ...
IRLANDË- Irlanda po përgatitet për atë që është përshkruar si një nga stuhitë më të rrezikshme q&e...
Foto ilustruese RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 49 dronë ukrainas u rrëzuan sot, brenda tre orëve, shumica e tyre në rajoni...
Foto ilustruese ANGLI- Forca muskulare dhe aftësia e mirë fizike mund të përgjysmojnë rrezikun që pacientët me kancer t&...
GREQI- Një 58-vjeçare, Ioanna Tzouma, ka humbur jetën nga gripi H1N1 në Greqi, duke shënuar viktimën e parë të k&eum...