
Në kujtimet e saj të reja, Kamala Harris ndan momente të forta personale dhe politike, përfshirë një telefonatë tronditëse nga Joe Biden vetëm disa orë para debatit me Donald Trump. Në librin e saj të shumëpritur “107 Days” (107 ditë), që do të publikohet javën e ardhshme dhe që është siguruar paraprakisht nga “The Guardian”, Kamala Harris hedh dritë mbi tensionet e pazbuluara më parë me presidentin Joe Biden gjatë fushatës presidenciale.
Episodet e përshkruara në libër hedhin dritë edhe mbi sfidat që ajo përjetoi jo vetëm si kandidate, por edhe si zëvendëspresidente në një periudhë të vështirë politike për administratën demokrate. Një nga ngjarjet më të vështira sipas saj ndodhi në shtator, ndërsa Harris ndodhej në një dhomë hoteli në Filadelfia, duke u përgatitur për një debat vendimtar kundër Donald Trump. Aty, ajo mori një telefonatë të papritur nga presidenti Biden.
“Vëllai im ka folur me disa djem të fuqishëm në Filadelfia,” i tha Biden. “Ata nuk do të të mbështesin, sepse ke thënë gjëra të këqija për mua.”
Harris, e befasuar, shkruan se ndjeu “zemërim dhe zhgënjim”, ndërkohë që përpiqej të ruante përqendrimin para debatit. “Thjesht nuk kuptoja pse do të më telefononte tani, dhe do ta bënte gjithçka për veten e tij,” shkruan ajo.
Zemërimi i saj u shtua kur Biden u përpoq të relativizonte performancën e dobët që kishte pasur më herët në një debat me Trump. “Ai këmbëngulte se nuk ishte dëmtuar shumë në elektorat. Unë mezi po e duroja” rrëfen Harris. Doug Emhoff, bashkëshorti i saj, e kuptoi menjëherë gjendjen emocionale të Harris. “Lëre të shkojë,” i tha ai, duke e nxitur të fokusohej te përballja me Trump dhe jo te politika e brendshme e ekipit demokrat.
Megjithëse gjatë mandatit të saj si zëvendëspresidente, Harris kishte shmangur publikisht çdo kritikë ndaj presidentit Biden, libri i saj zbulon për herë të parë shqetësime të sinqerta dhe momente të tensionuara mes tyre.
Pas vendimit të Gjykatës Supreme për të përmbysur Roe v.Wade në vitin 2022, Harris vëren se Biden pati “vështirësi të fliste për të drejtat riprodhuese në një mënyrë që i përgjigjej rëndësisë së momentit.”
Ajo pranon se kishte dallime të qarta mes aftësisë së Biden për të qeverisur dhe asaj për të bërë fushatë. “Zëri i tij nuk ishte më i fortë, ndalesat dhe përhumbja ishin më të shpeshta,” shkruan ajo. Një moment tjetër i tensionuar përshkruhet më 4 korrik, kur Biden po përballej me thirrje të vazhdueshme për t’u tërhequr pas një performance të dobët në debat. Harris kujton se gjatë një takimi familjar në Shtëpinë e Bardhë, Jill Biden pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkëshortin e saj: “A po na mbështesni?”
Më vonë ajo thotë se burri i saj Doug Emhoff shpërtheu duke thënë se kishte ndjesinë se Harris ishte shpërfillur për vite me radhë dhe se tani, vetëm për shkak të nevojës politike, ajo po vihej në qendër të vëmendjes.
“Të japin punë të pamundura, nuk të lavdërojnë asnjëherë, dhe tani të duan aty, në ballkon, për të dhënë besim. Dhe prapë, na pyesin nëse jemi besnikë?”
Në kapitujt e fundit të librit, Harris flet hapur për mungesën e mbështetjes së duhur nga ekipi i Bidenit. Ajo kujton një rast kur u kritikua për mbajtjen e një fjalimi shumë të suksesshëm, çka u perceptua si një kërcënim për presidentin. “Mendimi i tyre ishte cinik: Nëse ajo shkëlqen, ai zbehet.”
Pas tërheqjes së Biden nga gara më 21 korrik, e cila u pasua nga mbështetja e tij publike për Harris, ajo pranon se këshilltarët e fushatës e këshilluan të distancohej nga Biden.
“Njerëzit e urrejnë Joe Bidenin,” i kishte thënë David Plouffe, një prej këshilltarëve kryesorë. “Ishte e vështirë për mua ta dëgjoja këtë,” shkruan ajo.
Në muajt që pasuan, Harris u përball me një sërë sulmesh personale, përfshirë edhe pretendime raciste nga kampi republikan. Trump, në një deklaratë të bujshme, aludoi se Harris “rastësisht u bë e zezë” disa vjet më parë. Ajo reagoi me vendosmëri, duke refuzuar të bjerë në grackën e provokimeve. “‘Sot Trump do që unë të tregoj racën time. Çfarë do të ndodhë më pas? Do të thotë se nuk jam grua dhe mos vallë do të duhet të tregoj v*ginën time?’” shkruan ajo me ironi dhe zemërim.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
20 Shtator07:02
Tjetër incident mes Rusisë e Polonisë, aeroplanët luftarakë rusë fluturojnë mbi platformën e naftës polake në Detin Baltik
Dy aeroplanë luftarakë rusë nga Forcat e Armatosura të Rusisë kryen një fluturim të ulët mbi platformën e naft&eu...
BOTA
20 Shtator00:03
Brenda kasafortës më të sigurt në botë kur ruajnë sendet e tyre ultra të pasurit
Nga muret e veshura me çelik te një sistem sigurie biometrike me shumë nivele, masat komplekse që duhen marrë për të mbrojt...
BOTA
19 Shtator23:42
A do ta shpallë Kongresi amerikan Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin?
Senati i Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar shqyrtimin e një projektligji dypartiak që parasheh shpalljen e Rusisë “shtet q&eu...
BOTA
19 Shtator23:14
Trump vendos shifrën e “çmendur” për këtë lloje vize për punëtorët që shkojnë në Shtetet e Bashkuara
Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një vendim ekzekutiv të premten që do të vendosë një tarifë apli...
BOTA
19 Shtator23:08
NATO intercepton avionët luftarakë rusë mbi Estoninë, krerët e Aleancës mblidhen të hënë për veprimet ndaj Rusisë
NATO ka kapur tre avionë luftarakë rusë që shkelën hapësirën ajrore të Estonisë të premten, tha ministria e ja...
BOTA
19 Shtator22:08
Pas Trump, Kryeministri i Hungarisë vendos të shpallë Antifa-n e ekstremit të majtë si organizatë terroriste
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka deklaruar sot se do të ndjekë shembullin e presidentit Trump dhe do ta shpallë lëvizj...
BOTA
19 Shtator21:08
Prapaskenat nga banketi luksoz për nder të Trump në Britani. Si shpërthyen tensionet mes shefave të kuzhinës dhe agjentëve të Shërbimit Sekret
Banketi luksoz në Kështjellën Windsor, i mbajtur si pjesa qendrore e vizitës shtetërore të Presidentit Donald Trump në Britan...
BOTA
19 Shtator20:51
Pamjet mahnitëse/ Dielli lind mbi llavën vullkanike në Kilauea
Videot nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) treguan pamje mahnitëse të agimit gjatë shpërthimit të vullkani...
BOTA
19 Shtator20:42
Humbi djalin në aksidentin tragjik hekurudhor, Pano Ruçi nis grevën përpara Parlamentit në Athinë
Pano Ruçi, babai i Denis Ruçit, 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqis&e...
BOTA
19 Shtator20:41
OKB miraton me shumicë votash rezolutën mbi pjesëmarrjen e Palestinës, ja çfarë qëndrimi mbajti Shqipëria
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot, me 145 vota pro, 5 kundër dhe 6 abstenime, projektrezolutën A/80/L.2/Rev.1 lidhur me pjes&eum...