Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
RUSI- Rreshteri i ushtrisë amerikane, Gordon Black - i cili u arrestua në qytetin Vladivostok në fillim të majit nën dyshimin për vjedhje - tani akuzohet edhe se e ka kërcënuar me vrasje partneren e vet ruse, sipas mediave ruse. Zyra e Prokurorit të Qarkut në Vladivostok tha në një komunikatë për media më 27 maj se dokumentet përfundimtare të aktakuzës kundër “një qytetari amerikan” janë dorëzuar dhe se rasti është dërguar në gjykatë.
“Burri, i lindur më 1989, akuzohet se në maj 2024, derisa po qëndronte në një banesë në rrugën ‘Sakhalin’ në Vladivostok, e cila është në pronësi të një gruaje me të cilën ai njihet, dhe ku ai po jetonte me të prej prillit, e kapi atë me forcë në qafë gjatë një grindjeje. Ajo e cilësoi këtë si kërcënim për jetën e saj”, thuhet në komunikatën e prokurorit.
“I dyshuari i vodhi pastaj 10.000 rubla [110 dollarë] nga kuleta e viktimës, të cilat ai i shpenzoi për nevojat e veta, përfshirë për ta paguar një dhomë në një hotel, ku u arrestua”, thuhet në komunikatë.
Nëse shpallet fajtor për të dyja akuzat, Black mund të dënohet deri me shtatë vjet burgim. Autoritetet amerikane thanë më herët se Black ishte arrestuar në Rusi dhe se akuzohej për plaçkitje nga një grua. Black shërbente në ushtrinë amerikane në Korenë e Jugut dhe pritej të kthehej në Teksas, por zgjodhi të udhëtonte në Rusi, sipas zyrtarëve amerikanë.
Disa javë më vonë, autoritetet ruse thanë se një shtetas tjetër amerikan, i identifikuar si William Russell Nycum, u arrestua në fund të prillit nën akuzat për “huliganizëm” dhe alkool, në një rast të ndarë. Ai po mbahej në një qendër ndalimi në Moskë.
Arrestimi i tyre ka ngritur dyshime nëse autoritetet ruse po i ndalojnë amerikanët me qëllim për t'i përdorur për shkëmbim ttë burgosurish, në një kohë mosmarrëveshjesh së mëdha mes Moskës dhe Uashingtonit për luftën në Ukrainë dhe për çështje të tjera të sigurisë ndërkombëtare.
Ndalimi i Blackut dhe Nycumit e shton listën e zyrtarëve amerikanë që po mbahen në Rusi nën rrethana të ndryshme dhe po ndodh derisa tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të lartë prej Luftës së Ftohtë.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe gazetarja e REL-it, Alsu Kurmasheva, si dhe gazetari i The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, të cilët Rusia i arrestoi për akuza, të cilat ata dhe punëdhënësit e tyre i hedhin poshtë si të nxitura politikisht. Më 2020, amerikani Paul Whelan u shpall fajtor dhe u dënua me 16 vjet burgim në Rusi për akuzat për spiunazh. Ai dhe Qeveria amerikane i kanë hedhur poshtë vazhdimisht akuzat kundër tij.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se rastet e Blackut dhe Nycumit nuk janë politike dhe asnjëri prej tyre nuk akuzohet për spiunazh. Departamenti amerikan i Shtetit në shtator 2023 i paralajmëroi qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Rusi.
Marrë nga REL
Vuçiç KOSOVË- Këshilltarja shkencore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë, Ivana Stradner është shpre...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se NATO është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrai...
pamje nga sulmi GAZA- Një sulm ajror izraelit shkaktoi një zjarr masiv duke vrarë 45 njerëz në qytetin Rafah të Gazës r...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare ...
Foto ilustruese KOSOVA- Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputet&...
Asambleja Parlamentare e NATO-s SOFJE- Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit...
Foto ilustruese BRUKSEL-Nëse sondazhet dalin të sakta, zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të tregojnë rritje të mb&eu...
Pamje nga sulmi IZRAEL - Gjatë një sulmi izraelit nga ajri, sipas të dhënave të organizartës palestineze, Gjysmëhën...
Foto ilustruese GJERMANIA- Është rritur numri i izraelitëve me prejardhje gjermane që janë duke aplikuar për natyralizim, ka ...
Foto ilustruese KOSOVË - Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e st...