Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
BOSNJË- Rreth 2.000 njerëz morën pjesë të martën në varrimin e 19 njerëzve që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Bosnje e Hercegovinë në fillim të këtij muaji. Ata u varrosën në një ceremoni në komunën e Jabllanicës në jug të Bosnjës. Pjesëmarrësit në varrim qëndruan mbrapa një vargu imamësh dhe liderësh të tjerë fetarë, që përballë kishin 19 arkivolet e mbështjella me pëlhurë të gjelbër, sipas traditës islame.
Trupat e të të vdekurve u përcollën për në varre pastaj dhe u mbuluan me dhe. Të gjithë 19 viktimat ishin nga Donja Jabllanica, një fshat në Jabllanicë, ku myftiu i madh i Bashkësisë Islame të Bosnjës, Husein Kavazoviq, e udhëhoqi ceremoninë e varrimit.
“Nuk janë të nevojshme fjalët”, tha Kavazoviq, duke iu drejtuar pjesëmarrësve pranë xhamisë së Jabllanicës. “Edhe pse dhembja është e thellë dhe e padurueshme, ne jemi të vetëdijshëm se Zoti vendos për jetën tonë. Ne jemi të vdekshëm”.
Që të gjitha viktimat vdiqën natën e 4 tetorit kur shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu. Stuhia solli grumbuj gurësh, balte dhe ujë në fshat, duke shkatërruar shumë shtëpi. Në Hercegovinën veriore dhe Bosnjën qendrore, sasia e shiut i zuri njerëzit në befasi, dhe zonat të tëra shkëputën pasi përmbytjet e mëdha shkatërruan rrugët dhe urat.
Përveç 19 njerëzve të vdekur në Donja Jabllanicë, katër persona vdiqën në Konjicë dhe tre të tjerë vdiqën në zonën e Fojnicës. Një person është ende i zhdukur. Zyrtarët qeveritarë të Bosnjës thanë se shembja e një guroreje ishte shkaktare e numrit të madh të viktimave në Donja Jabllanicë.
Ekipet e shpëtimit nga Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi ndihmuan në kërkimin e personave të zhdukur në zonat e përmbytura gjatë javës së kaluar, ndërsa njësitë e inxhinierisë ndihmuan në përpjekjet e tjera të rimëkëmbjes.
Qeveria e Kosovës njoftoi javën e kaluar se do ta ndihmojë Bosnje e Hercegovinën me 200.000 euro, pas përmbytjeve vdekjeprurëse. Ndihma u dërgua gjithashtu përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për strehim, gjeneratorë elektrikë, pompa uji dhe pajisje të tjera të nevojshme për personat e zhvendosur, tha Ministria e Sigurisë e Bosnjës më 14 tetor.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut i shkatërruan të paktën 230 ndërtesa në Jabllanicë, dhe dëmi i vlerësuar është rreth 25.6 milionë euro./REL
Foto ilustruese GREQI- Ishulli grek Rodos është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë pasditen e kësaj të...
SPANJË- Policia spanjolle sekuestroi 13 ton kimikate të ndaluara, duke përfshirë pararendësit të mundshëm të armë...
UKRAINË- Ministrat e energjisë të Bashkimit Evropian u takuan në Luksemburg të martën për të diskutuar mbi importet e ...
MALDIVË- Masa drastike janë marrë nga presidenti i Maldive, Mohamed Muizu, për të ulur shpenzimet e qeverisë, e cila po kalon...
KANADA- Një alarm i rremë për bombë ka detyruar një aeroplan të Air India të bëjë një ulje em...
RUSI- Adoleshentët në Rusi dhe ish-Bashkimin Sovjetik janë veshur si qen dhe mace dhe kanë sulmuar njerëzit në një...
Autori dhe policia BRAZIL- Një grua braziliane, e cila ia kushtoi jetën kapjes së vrasësit të babait të saj, arriti m&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Dymbëdhjetë vjet më parë, Nadire Hasani nuk e imagjinonte se do të bëhej një fermere e suks...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk duhet të shfuqizojë vendimet e OK...
AZI- Një burrë është shpëtuar pas dy muajsh në det, ndërsa vëllai dhe nipi i tij kanë humbur jetën.&nbs...