BOTA

Babai i saj u vra kur ajo ishte 9 vjeç, braziliania bëhet police dhe arreston vrasësin 25 vjet pas krimit: Qava nga lehtësimi!

n.f Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 18:28
Babai i saj u vra kur ajo ishte 9 vjeç, braziliania bëhet police dhe
Autori dhe policia

BRAZIL- Një grua braziliane, e cila ia kushtoi jetën kapjes së vrasësit të babait të saj, arriti më të dërgojë para drejtësisë pas 25 vitesh autorin e vrasjes. Më 16 shkurt të vitit 1999, Givaldo Jose Vicente de Deus u qëllua dhe u vra pas një debati të ashpër në një bar në qytetin brazilian Boa Vista.

Ai ishte përfshirë në një debat me Raimundo Alves Gomes për një borxh prej 150 reals brazilianë (ekuivalenti i 29 dollarëve amerikanë në vitin 1999) që Givaldo i detyrohej Gomesit. Në një moment, ky i fundit doli nga bari për disa minuta, më pas u kthye me një armë dhe e qëlloi në kokë babanë e pesë fëmijëve. Gomes u largua nga vendngjarja dhe megjithëse u lëshua një urdhër arresti në emrin e tij, ai nuk u kap kurrë. Familja e pikëlluar e Givaldos nuk hoqi dorë kurrë nga shpresa për të sjellë vrasësin e tij para drejtësisë, dhe vajza e tij e madhe, e cila ishte vetëm nëntë vjeç në kohën e vdekjes së tij, ia kushtoi jetën kapjes së Gomesit.
“[Gomes] la pas një familje të shkatërruar, me pesë fëmijë dhe nënat tona duhej të luftonin fort për të na rritur. Ky ngjarje mund të na kishte çuar në rrugë të tjera, por nënat tona gjithmonë na mësuan të ndiqnim rrugën e duhur”, tha Gislayne Silva de Deus për median braziliane Nova1.

Si më e madhja nga pesë fëmijët, Gislayne duhej të ndihmonte nënën e saj për t’u kujdesur për vëllezërit dhe motrat më të vegjël, dhe gjithashtu të bënte punët e shtëpisë, por ajo kurrë nuk i neglizhonte studimet e saj. Babai i saj gjithmonë e inkurajonte të studionte fort dhe ishte gjithmonë i gatshëm ta ndihmonte me detyrat e shtëpisë, dhe ajo nuk donte ta zhgënjente. Ajo punoi fort dhe ëndërronte që një ditë t’i sillte paqe të gjithë familjes duke kapur vrasësin e babait të saj.

Në moshën 18-vjeçare, pas përfundimit të shkollës së mesme, Gislayne u pranua në fakultetin e drejtësisë dhe u licencua si avokate shtatë vjet më vonë. Megjithatë, në vitin 2022, ajo hoqi dorë nga karriera e saj në drejtësi për t’u bërë police dhe dy vjet më vonë, më 19 korrik 2024, kaloi provimin dhe u emërua zyrtarisht si hetuese e Policisë së Shtetit. Ajo menjëherë kërkoi një pozicion në Divizionin e Vrasjeve, gjë që i dha mundësinë të ndiqte Raimundo Alves Gomes.

Në vitin 2013, Gomes u dënua me 12 vjet burg për vrasjen e Givaldo Jose Vicente de Deus, por pasi nuk ishte arrestuar kurrë pas krimit, dënimi nuk u zbatua kurrë. Avokatët e tij apeluan vendimin në vitet 2014 dhe 2015, por të dyja apelimet u refuzuan nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë. Urdhri më i fundit i arrestit për Gomes u lëshua në vitin 2019, kështu që afati i parashkrimit skadon në vitin 2031, që do të thotë se sa më shpejt ta gjente Gislayne Gomesin, aq më shumë kohë ai do të kalonte pas hekurave.


Më 25 shtator, vetëm dy muaj pas fillimit të karrierës si police, Gislayne Silva de Deus realizoi ëndrrën e saj për të sjellë vrasësin e babait të saj para drejtësisë, pas një periudhe të gjatë prej 25 vitesh. Ajo dhe ekipi i saj e gjetën atë të fshehur në një fermë në rajonin Nova Cidade pranë Boa Vista dhe e arrestuan.

“Kur e pashë atë në stacionin e policisë, këmbëngula t’i tregoja kush isha dhe se unë isha përgjegjësja për ekzekutimin e urdhrit të arrestit”, tha Silva de Deus.

“Unë ndava lajmin me familjen time, dhe të gjithë ndjenë një ndjesi të madhe paqeje dhe drejtësie. Kemi pritur gjatë, dhe edhe pse ishim me mosbesim, arritëm në këtë moment. Qava nga lehtësimi sepse, pas kaq shumë kohe, ndjeva sikur një peshë e madhe ishte hequr nga shpatullat e mia”, pohoi ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan