Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

HUGARIA- Hungaria planifikon të zhvillojë bisedime me aleatët e saj në rajon për t’u përballuar me çmimet më të larta të naftës, si rezultat i një raundi të ri sanksionesh amerikane ndaj sektorit të naftës dhe gazit rus. Njoftimi u bë dielën nga Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.
Sanksionet e së premtes përbënin paketën më të gjerë e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur deri më tani, e që synojnë të ardhurat që fiton Rusia nga nafta dhe gazi, pjesë e masave për t'i dhënë Kievit dhe administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, avantazh për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në tre muaj pas publikimit të lajmit mbi sanksionet. Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj kompanive ruse 'Gazprom Neft SIBN.MM' dhe 'Surgutneftegas', si dhe 183 anije që kanë transportuar naftë ruse, njohur si flota në hije e Moskës.
"Kjo paketë sanksionesh ka krijuar sfida të forta për Evropën Qendrore", tha Szijjarto në një video mesazh të publikuar në Facebook.
Ai tha se ulja e sasisë së furnizimit me naftë të papërpunuar do të rrisë kërkesën për lëndë djegëse të rafinuar, si benzina dhe nafta, duke rrezikuar çmimeve "shumë më të larta" në rajon. Hungaria importon pjesën më të madhe të naftës së saj bruto përmes tubacionit Druzhba, i cili transporton naftë bruto ruse në këtë vend përmes Bjellorusisë dhe Ukrainës dhe gjithashtu e dërgon atë edhe në Sllovaki. Szijjarto tha se Hungaria do të nisë bisedimet me aleatët rajonalë për të zbutur ndikimin e këtyre çmimeve në ekonomi. Por ai nuk dha detaje se me cilin vend do të bisedonte Hungaria./ VOA
tornado zjarri KALIFORNI- Tornadot e zjarrit në Kaliforni u formuan ndërsa erërat e forta ndezën flakët në zjarret e egra t&e...
Foto SUEDIA- Për të forcuar sigurinë e saj, Suedia, anëtare e re e NATO-s, po përgatitet të investojë më shumë...
Foto KOSOVË- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosov...
Biden-Papa Francesku SHBA- Papa Françesku është nderuar me çmimin më të lartë civil të Amerikës nga P...
kroaci KROACI- Vendvotimet janë hapur në të gjithë Kroacinë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të v...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ...
Renzi ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka festuar mbrëmjen e djeshme 50-vjetorin e tij të lindjes. Renzi e festoi 50-vje...
Foto ilustruese GAZA- Shërbimi i mbrojtjes civile të Rripit të Gazës raportoi dje, të shtunën për tetë të...
Foto ilustruese SHBA- Zjarrfikësit po luftojnë me kohën dhe kushtet e motit në frontet ende të pakontrollueshme të zjarreve r...
IRANË- Irani zhvilloi të shtunën manovra ushtarake që simulojnë mbrojtjen ajrore, njoftoi media shtetërore, ndërsa Teherani...