
Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar një forcë të madhe ushtarake pranë Venezuelës, duke ngritur ndjeshëm temperaturën gjeopolitike në Karaibe.
Sipas The Washington Post, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e rreth 16 mijë trupave pranë Karakas-it, të shoqëruara nga një flotë prej tetë anijesh luftarake, një nëndetëse bërthamore, një bombardues strategjik B-52, avionë luftarakë F-35, si dhe aeroplanmbajtësin “Gerald R. Ford” me eskortën e tij.
Burime në Washington raportojnë se prania e tillë ushtarake është “një mesazh force” ndaj regjimit të Venezuelës, i cili prej kohësh është në konflikt me SHBA për çështje të sanksioneve, naftës dhe ndikimit rus në rajon. Megjithëse disa media amerikane kanë raportuar për një “dritë jeshile” për goditje ndaj objektivave ushtarake venezueliane, Trump i ka mohuar publikisht këto zëra.
“Nuk ka asnjë plan për ndërhyrje ushtarake”, është shprehur ai, duke i cilësuar raportimet si “spekulative”.
Por, siç vë në dukje The Washington Post, një flotë e këtij kalibri nuk pozicionohet rastësisht.
“Një grupim që përfshin bombardues B-52 dhe aeroplanmbajtësin më të madh në botë nuk vjen për t’u ‘larë në det’”, shkruan gazeta, duke lënë të kuptohet për një presion të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë së Nicolas Maduro-s.
Rajoni i Karaibeve, dikur simbol i pushimeve tropikale, po kthehet në një shah politik me aeroplanmbajtëse në vend të gurëve. Lëvizja e re e Washingtonit shihet si pjesë e përpjekjeve të Trump për të rimodeluar ndikimin amerikan në hemisferën perëndimore – një rikthim i qartë i “doktrinës Monroe” në versionin e shekullit XXI.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Nëntor08:36
Maqedonia e Veriut/ Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale
Sot mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut. Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 3...
BOTA
2 Nëntor08:01
Sulm me thikë në një tren në Angli, 10 persona të plagosur, arrestohen dy të dyshuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli. Autorët kanë plagosur me thikë dhjetë persona në një tren. Nuk dihe...
BOTA
1 Nëntor22:37
Përurohet muzeu më i madh në botë i 7 mijë vjetëve histori. Video dhe foto mbresëlënëse nga ceremonia në Kajro
Inaugurimi zyrtar i Muzeut të Madh Egjiptian u zhvillua të shtunën në Giza , duke shënuar fillimin e funksionimit të muzeut më...
BOTA
1 Nëntor22:02
Përvjetori i vrasjes së kryeministrit, mijëra izraelit mblidhen në Tel Aviv
Mijëra izraelitë u mblodhën në sheshin Rabin të Tel Avivit për të shënuar 30-vjetorin e vrasjes së kryeministrit Yi...
BOTA
1 Nëntor21:09
Investimet miliarda dollarëshe në Siri, DASH mbështet heqjen e sanksioneve
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha se administrata Trump mbështet shfuqizimin e sanksioneve të ...
BOTA
1 Nëntor20:44
Grabitja 88 milionë euro, edhe dy të arrestuar në Francë
Dy të dyshuar të tjerë, përfshirë një grua, u akuzuan në lidhje me vjedhjen e bizhuterive historike me vlerë 102 milion&...
BOTA
1 Nëntor20:30
SHBA i hoqi sanksionet Milorad Dodikut/ A po nis një kapitull i ri politik në Bosnje?
Shtetet e Bashkuara ia hoqën sanksionet Millorad Dodikut, por a është ky një kapitull i ri politik në Bosnje dhe Hercegovinë?
Adn...
BOTA
1 Nëntor19:55
Operacioni ushtarak ukrainas përfundon në pritën e armikut dhe kthehet në tragjedi (VIDEO)
Një operacion i forcave speciale të inteligjencës ushtarake ukrainase për të ulur një njësi helikopterësh pranë Pok...
BOTA
1 Nëntor19:26
2 mijë plumba dhe mesazhi tronditës në internet, historia e përplasjeve që u kthye në masakër në fshatin grek
Një konflikt i gjatë mes dy familjeve ka marrë përmasa tragjike në fshatin Vorizia të Heraklionit, ku historitë e gjakmarrjes...
BOTA
1 Nëntor18:25
VIDEO/ Ushtarët izraelitë përdhunuan në grup të burgosurin palestinez, jep dorëheqjen avokatja e lartë e ushtrisë
Avokati më i lartë i ushtrisë izraelite, gjeneralmajori Yifat Tomer-Yerushalmi, ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se ka publikuar ...