BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
BERLIN- Tregu i punës në Gjermani tregoi në mars shenja të reja tensionimi, pasi papunësia u rrit ndjeshëm, duke shënuar rritjen më të madhe mujore që nga tetori i vitit 2024.
Numri i të papunëve u rrit me 26,000 vetë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 2.92 milionë, njoftoi të premten Zyra Federale e Punës. Shifra i tejkaloi prognozat e analistëve, të cilët kishin parashikuar një rritje të papunësisë me 10,000 vetë. Në këtë mënyrë niveli i papunësisë arriti në 6.3%, nga 6.2% që ishte një muaj më parë.
Rimëkëmbja e pranverës më e ngadaltë
"Muaji mars shënon fillimin e së ashtuquajturës rimëkëmbje pranverore në tregun e punës. Megjithatë këtë vit rënia ekonomike po e ngadalëson dukshëm atë," tha Andrea Nahles, drejtuese e Agjencisë Federale të Punësimit.
Gjermania, e cila ka përjetuar për dy vite radhazi tkurrje ekonomike, është ende duke u përballur me dobësi të vazhdueshme, veçanërisht në prodhimin industrial.
Rritja e tarifave doganore nga SHBA-ja
Sfidat ekonomike të Gjermanisë janë më të dukshme në sektorin e saj kyç të automjeteve, në të cilin kompani si Volkswagen, po shkurtojnë vende pune për shkak të rënies së kërkesës.
Presioni u shtua edhe më tej këtë javë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife prej 25% për automjetete importuara, vendim që pritet të godasë rëndë prodhuesit gjermanë.
Pak kërkesë në tregun e punës
Agjencia Federale e Punësimit njoftoi se krahasuar me marsin e vitit të kaluar numri i vendeve të lira të punës ka rënë ndjeshëm. Këtë vit ka pasur 64,000 më pak vende të lira pune krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar që tregon për një kërkesë të ulët për fuqi punëtore.
Në dhjetëvjeçarin e fundit papunësia ka mbetur nën nivelin 3 milionë, por tendecat aktuale të bëjnë të mendosh se kjo mund të ndryshojë së shpejti./DW
pamje nga gaza GAZA- Grupi militant i Hamasit ka deklaruar se mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës përmes ...
limuzina e djegur RUSI- Një nga limuzinat e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është shkrumbuar nga flakët pas një sh...
anijet ne detin e zi SHBA- Në fillim të javës në mbarim u ulën në tryezën e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse ...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar të mërkurën e ardhshme, 2 prillin, si “dit&...
foto ilustruese PARIS- Në një samit në Paris më 10 dhe 11 shkurt, drejtuesit e teknologjisë garuan për pretendimin më ma...
pete dhe jennifer hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth po përballet me kritika të reja pas zbulimeve se gruaja e t...
zelenskyy UKRAINË- Dronët rusë kanë goditur objektiva të shumta në Kharkiv, qytetin e dytë më të pop...
chandauka, princ harry SHBA- Presidentja e shoqatës bamirëse Sentebale ka rënë në konflikt të drejtpërdrejt&eu...
foto ilustruese SHBA- Dy të rinj kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zja...
eklipsi BRITANI- Njerëzit në të gjithë hemisferën veriore janë mbledhur për të kapur një paraqitje të sh...