BOTA

Rubio pas përfundimit të takimeve SHBA-Ukrainë: Duhet më shumë punë!

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 15:15

Rubio pas përfundimit të takimeve SHBA-Ukrainë: Duhet më

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas i kanë përfunduar takimet e tyre në Florida, të cilat Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i ka përshkruar si “shumë produktive”, ndonëse nevojitet punë shtesë për të finalizuar një plan për përfundim të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Kemi pasur një tjetër takim shumë produktiv, nisur nga bisedimet në Gjenevë, më pas takime tjera të javës, por duhet bërë më shumë punë”, u ka thënë Rubio gazetarëve më 30 nëntor, pas takimit, por pa ofruar më shumë hollësi.

“Ka shumë gjëra që po ndryshojnë, dhe natyrisht që është edhe një palë tjetër e përfshirë këtu që duhet të jetë pjesë e ekuacionit”, ka thënë ai, duke iu referuar Rusisë.

“Do të vazhdojmë edhe këtë javë, kur [i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve] Witkoff udhëton në Moskë… ne kemi qenë në kontakt me nivele të ndryshme brenda anës ruse, por duket se i kuptojmë mirë edhe qëndrimet e tyre”, ka thënë Rubio.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Ukrainës, njëherësh lideri i delegacionit të Kievit, Rustem Umerov, i ka përshkruar negociatat si “të suksesshme” por as ai nuk ka ofruar më shumë hollësi.

“E përfunduam një takim të vështirë por produktiv të negociatave në Floridë. Kemi shënuar përparim të prekshëm drejt arritjes së paqes”, ka shkruar ai në Telegram.

Agjencia e lajmeve AFP i ka cituar disa burime të pakonfirmuara brenda ekipit ukrainas të kenë thënë se bisedimet “nuk kanë qenë të lehta” dhe që “kërkimi për formulime dhe zgjidhje vazhdon”.

Ekipi negociator është takuar në Florida, në veri të Majamit, në mesin e përpjekjeve për të arritur deri te një plan që do të ishte i pranueshëm si për Kievin, ashtu edhe për Moskën.

Witkoff në Moskë
Witkoff do të jetë më 1 dhjetor në Moskë për t’u takuar me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë presidentin e shtetit, Vladimir Putin. Ky do të jetë takimi i gjashtë i Witkoffit me Putinin prej janarit.

Më 30 nëntor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkruar në rrjete sociale se “pala amerikane është duke treguar qasje konstruktive dhe në ditët në vijim është e mundshme që do të përcaktohen hapat si të ketë një përfundim të dinjitetshëm të luftës”.

Ai ka folur më vonë edhe me liderë të Komisionit Evropian dhe NATO-s për t’i koordinuar pozicionet në kuadër të negociatave.

Kievi dhe aleatët evropianë po përpiqen të krijojmë një propozim alternativ pasi zyrtarë të administratës amerikane e kanë publikuar një plan 28-pikësh që përbëhet prej disa aspekteve të cilat i ka shtyrë përpara Moska prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022. Për disa ukrainas, plani nënkupton kapitullim, pas gati katër vjetëve të luftës që i ka vrarë apo plagosur mbi 1 milion njerëz në të dyja anët.

Plani fillestar amerikan i ka alarmuar zyrtarët ukrainas – dhe raportohet ta ketë zemëruar Zelenskyn, i cili më pas i ka zhvilluar disa bisedime të ndara me Rubion dhe zyrtarë tjerë amerikanë në Gjenevë.

Këto bisedime kanë rezultuar me një plan prej 19 pikash që ende lë në tavolinë çështje të rëndësishme, përfshirë fatin e rajonit ukrainas të Donbasit, aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe zvogëlimin e numrit të ushtrisë ukrainase./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan