Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- I emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit, u përball me pyetjet e ligjvënësve gjatë seancës së konfirmimit të mërkurën në Senatin amerikan. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, republikani Marco Rubio u tha kolegëve të tij të Senatit se, nëse konfirmohet, ai do ta vinte në plan të parë interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
Senatori Marco Rubio u zotua se do ta vendoste Amerikën në plan të parë si kryediplomat në kabinetin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.
“Vënia e interesit tonë thelbësor kombëtar mbi gjithçka tjetër nuk është izolim. Është arritja në përfundimin se një politikë e jashtme, e përqendruar në interesin tonë kombëtar, nuk është një relikt i vjetërsuar”, tha Senatori Rubio.
Republikani Rubio u prit ngrohtësisht nga të dy palët e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ku ka shërbyer për 14 vitet e fundit.
“Presidenti i zgjedhur Trump dhe Senatori Rubio e kanë të qartë dhe e kuptojnë se atje ku ekziston liria dhe demokracia, Amerika ka aleatë të fortë dhe partnerë të besuar tregtarë. Marco ka një histori të spikatur për mbajtjen përgjegjës të regjimeve komuniste në Kinë, Kubë, Venezuelë dhe Nikaragua, për shtypjen dhe tiraninë e tyre. Ai do të punojë me Presidentin Trump për t’i ndëshkuar regjimet komuniste për krimet e tyre”, tha Senatori Rick Scott.
Zoti Trump ka thënë se do t’i japë fund luftës në Ukrainë sapo të marrë detyrën. Senatorët demokratë i kërkuan zotit Rubio të shpjegonte se si do të dukej marrëveshja.
“Çfarë mendoni se është e rëndësishme të bëjmë në mënyrë që të kemi pozitën më të fortë të mundshme negociuese, nëse Ukraina dhe Rusia ulen në tryezën e bisedimeve?”, shtroi pyetjen Senatorja demokrate Jeanne Shaheen.
“Mendoj se qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë që kësaj lufte duhet t'i jepet fund. Lind pyetja se çfarë roli mund të luajmë ne? Fillimisht kjo duhet të bëhet shumë e qartë. Dallimet e mia me administratën Biden gjatë gjithë këtij procesi janë se ata kurrë nuk e përcaktuan qartë se cili do të ishte rezultati përfundimtar i konfliktit”, tha zoti Rubio.
Ai foli gjithashtu edhe për mundësitë e krijuara nga armëpushimi në Gazë.
“Në Lindjen e Mesme tani ka mundësi të kapshme që nuk ekzistonin 90 ditë më parë, qoftë ato që ndodhën në Liban apo Siri, apo ajo që shpresojmë të ndodhë me armëpushimin dhe lirimin e pengjeve pas rrëmbimeve të tmerrshme dhe veprimeve të pajustifikueshme të Hamasit. Pavarësisht nëse është ndonjë nga këto tre gjëra, ose kombinim i të gjithave, tani ka faktorë në veprim në Lindjen e Mesme mbi të cilët mendoj se mund të ndërtojmë dhe mund të hapin derën për mundësi të jashtëzakonshme dhe historike”.
I emëruari i zotit Trump për të drejtuar politikën e jashtme amerikane tha se Partia Komuniste e Kinës përbënte kërcënimin më të madh për Shtetet e bashkuara.
“Ata kanë elementë që Bashkimi Sovjetik nuk i ka pasur kurrë. Ata janë konkurrentë në teknologji, industri, ekonomi, gjeopolitikë, shkencë dhe aktualisht në çdo fushë. Është një sfidë e jashtëzakonshme që besoj se do të përcaktojë shekullin e 21-të”.
Bir emigrantësh kubanë, nëse konfirmohet, zoti Rubio do të bëhej sekretari i parë i shtetit me prejardhje nga Amerika Latine. Gjasat e konfirmimit janë të larta ndërsa votimi i Senatit të plotë pritet në ditët në vazhdim./VOA
VATIKAN- Zyra e shtypit e Vatikanit ka njoftuar se Papa Françesku ka pësuar disa fraktura dhe mavijosje, pasi është rrëzuar më...
Foto ilustruese HAMAS - Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dh...
SLLOVAKI- Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë në Sllovakinë lindore, ku të paktën dy persona ja...
Foto ilustruese KOSOVË - Përderisa palët e përfshira - Qeveria e Kosovës, komunat dhe kompanitë e kontraktuara - gjuajnë...
FINLANDA- Reformat e planifikuara në ushtrinë ruse, përkatësisht rritja e numrit të ushtarëve për 30 për qind, paraqes...
Foto ilustruese ANGLI- Instituti për Kërkimin e Politikave Publike, IPPR është shprehur se një rënie e tregtisë s&e...
Foto ilustruese TURQI- 19 persona kanë humbur jetën pas konsumimin e alkoolit të falsifikuar në Stamboll në 72 orët e fundit....
foto SHBA- Ngrënia e sasive të mëdha të mishit të kuq të përpunuar lidhet me një rrezik më të l...
Kickl AUSTRI- Negociatat e koalicionit midis FPÖ dhe ÖVP po përparojnë në Austri. Për liderin e FPÖ-së Kickl, kance...
foto ilustruese GAZA- Mbrojtja civile në Rripin e Gazës ka njoftuar se ka shkuar në 73 numri i personave që janë vrarë n&eum...