BOTA

Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë

n.f Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 19:54
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth
Foto ilustruese

RUSI- Kremlini deklaroi të enjten se nuk ka parë elemente të reja të posaçme në politikën amerikane ndaj Rusisë nën Presidentin Donald Trump, i cili kërcënoi këtë javë se do të vendoste sanksione të reja më të ashpëra ndaj Rusisë nëse nuk i jepte fund “luftës absurde” në Ukrainë.

“Ai i pëlqen këto metoda, të paktën i pëlqenin gjatë mandatit të tij të parë presidencial”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha se Rusia mbetet e gatshme për “dialog me respekt të ndërsjellë” me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që Presidenti Trump fillon mandatin katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse nuk është njoftuar për një takim të mundshëm.

Presidenti Trump i bëri thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të mërkurën t’i japë fund luftës ndaj Ukrainës, përndryshe Shtetet e Bashkuara do të vendosnin së shpejti një “nivel të lartë” tatimesh, tarifash dhe sanksionesh ndaj eksporteve ruse në Perëndim.

Në ditën e tij të dytë si president, zoti Trump i tha zotit Putin përmes një postimi në rrjetet sociale se ai nuk “synon të lëndojë Rusinë” dhe se Shtetet e Bashkuara “kurrë nuk duhet të harrojnë” që Rusia i ndihmoi ato të fitojnë Luftën e Dytë Botërore, por se ka ardhur koha për t’i dhënë fund sulmit tre vjeçar të Moskës ndaj Ukrainës fqinje.

“Duke patur këtë parasysh,” shkroi zoti Trump në llogarinë e tij në platformën Truth Social, “do t’i bëj Rusisë, ekonomia e së cilës po dështon, si dhe Presidentit Putin, një FAVOR shumë të madh. Bëj marrëveshje tani dhe NDALE këtë luftë absurde! DO TË BËHET VETËM EDHE MË KEQ”.

“Nëse nuk bëjmë një ‘marrëveshje’ dhe e bëjmë atë së shpejti”, zoti Trump tha se “nuk do të ketë zgjidhje tjetër” veçse të vendosë tatime, tarifa dhe sanksione. Nën Presidentin Joe Biden, i cili e përfundoi mandatin të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë shpesh vendosën sanksione ndaj sektorëve jetikë të ekonomisë ruse dhe miqëve oligarkë të Putinit, që ndikuan në përkeqësimin e ekonomisë, por pa arritur ta ndalnin luftën.

Trump tha, “Ta ndalim këtë luftë, që kurrë nuk do të kishte ndodhur po të isha unë president! Mund ta bëjmë këtë në formën të lehtë, ose të vështirë – mënyra e lehtë është gjithnjë më e mirë. Është koha për “TË BËRË MARRËVESHJE”. NUK DUHEN HUMBUR MË JETË NJERËZISH!!!”

Në vijën e frontit, zyrtarët në rajonin jugore të Zaporizhias njoftuan të enjten, se një sulm me raketë balistike ruse shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e 24 të tjerëve. Guvernatori rajonal Ivan Fedorov njoftoi përmes platformës Telegram se dronët rusë po ashtu shkatërruan një termocentral energjetik, duke lënë pa energji elektrike dhjetëra njerëz.

Në rajonin Mykolaiv, Guvernatori Vitaliy Kim njoftoi se sistemet mbrojtëse ajrore të Ukrainës shkatërruan nëntë drone ruse, por që pjesët e dronëve dëmtuan disa shtëpi në këtë zonë. Ushtria ukrainase po ashtu qëlloi disa drone në rajonin e Dnipropetrovskut, sipas Guvernatorit Serhiy Lysak. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka rrëzuar katër drone të Ukrainës mbi rajonin e Belgorodit, që gjendet përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë