Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Rusia ka kryer sulme të mëdha me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, duke i vrarë të paktën gjashtë njerëz, përfshirë dy fëmijë, thanë autoritetet të mërkurën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për shtimin e trysnisë ndaj Kremlinit gjatë udhëtimit të tij drejt Suedisë, ku pritet të kërkojë më shumë armë mbrojtëse mes përpjekjeve të ngecura për paqe.
Zelensky i cilësoi si “të liga” sulmet ruse dhe tha se ato goditën infrastrukturën energjetike dhe civile në të paktën dhjetë rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kievin.
“Një tjetër natë që dëshmon se Rusia ende nuk ndien mjaftueshëm trysni për zvarritjen e luftës... Fjalët e Rusisë për diplomacinë nuk kanë asnjë kuptim përderisa udhëheqja ruse nuk i ndien problemet kritike”, shkroi ai në X.
Zelensky, i cili po shkon në Suedi për të biseduar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtës mes dy vendeve, përsëriti pretendimin se armët me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën mund ta ndryshojnë rrjedhën e luftës gati katërvjeçare.
Më herët, Ukraina kishte lënë të kuptohet se vendimi i administratës amerikane për të mos miratuar dërgimin e raketave Tomahawk për Kievin, e kishte dobësuar pozicionin e saj diplomatik.
Teksa presidenti ukrainas po largohej nga Kievi herët në mëngjes, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave njoftoi se tre njerëz, përfshirë dy fëmijë, u vranë në këtë rajon.
Infrastrukturë energjetike dhe civile në shënjestër të sulmeve
Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se të paktën 21 banorë u plagosën gjatë sulmeve.
Kryebashkiaku Vitaliy Klitschko shtoi se një fëmijë dyvjeçar ishte në mesin e plagosurve.
Klitschko shtoi se copëzat e dronëve dhe raketave të shkatërruara shkaktuan zjarr në distriktet Dnipro, Peçersk dhe Darnitsia të Kievit, duke dëmtuar ndërtesa banimi dhe objekte industriale.
Sulmet filluan natën mes të martës dhe mërkurës, ndërsa dëshmitarët raportuan shpërthime dhe aktivizim të forcave të mbrojtjes ajrore.
Edhe autoritetet në Ukrainën juglindore raportuan për sulme. Dronët rusë goditën qytetin Zaporizhja, duke shkaktuar zjarr në disa ndërtesa banimi, tha guvernatori rajonal Ivan Fedorov në Telegram.
“Për shkak të një sulmi nga armiku gjatë natës, rreth 2.000 njerëz janë pa energji elektrike. Punimet e rikuperimit do të fillojnë sapo situata të jetë e sigurt”, raportoi ai.
Fabrika kimike ruse goditet nga raketat Storm Shadow
Një sulm ukrainas ndaj një fabrike kimike ndodhi më herët në rajonin jugor Briansk të Rusisë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi më 21 tetor se gjatë sulmit forcat ukrainase përdorën raketa Storm Shadow të prodhimit franko-britanik.
Shtabi i Përgjithshëm shtoi se fabrika kimike ishte komponent i rëndësishëm i kompleksit ushtarako-industrial rus, që prodhonte barut, eksplozivë, përbërës për karburant raketor dhe “për municione e raketa që ushtria ruse përdor për të bombarduar territorin e Ukrainës”.
Forcat ajrore kryen sulmin në bashkëpunim me forcat tokësore, marinën dhe komponentë të tjerë të mbrojtjes ukrainase./REL
Muzeu i Luvrit në Paris është rihapur, tre ditë pasi hajdutët vodhën xhevahire mbretërore historike me vlerë rreth 88 ...
Situata humanitare në Gaza ka hyrë në një fazë të re alarmante dhe afatgjatë. Drejtori i Përgjithshëm i Organizat...
Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Kiev dhe 13 të tjerë janë plagosur në Zaporizhia, si pasojë e sulm...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në Suedi, ku të dy vendet do të lidhin një marrëve...
Për herë të parë në historinë e vendit, një grua drejton qeverinë e Japonisë. Dhoma e Ulët e Parla...
NATO njoftoi papritur një takim ndërmjet sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump. Rut...
Spanja do të përpiqet të ringjallë propozimin e bllokut evropian për t’i dhënë fund praktikës së ndërr...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk dëshironte një “takim të dështuar”, pasi planet për një bised&e...
Ndërsa temperaturat bien në Ukrainë, Rusia ka shtuar sulmet me dronë ndaj impianteve të energjisë që furnizojnë miliona ...
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia "pothuajse automatikisht u bë më pak e interesuar në diplomaci" për shkak të shtyrjes s&eum...