Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...

RUSI- Të paktën shtatë persona humbën jetën nga sulmet ruse në qytetin ukrainas të Lvivit gjatë natës, një ditë pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse me raketa që nga fillimi i luftës. Lvivi është rreth 60 kilometra larg kufirit me Poloninë, një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ndërkohë Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba paraqiti dorëheqjen të mërkurën, në prag të ndryshimeve të pritshme në kabinetin qeveritar.
Kryebashkiaku i Lvivit, Andriy Sadovyi tha të mërkurën se mes viktimave nga sulmi rus në Lviv ishin tre fëmijë.
"Lvivi u vu në shënjestër të një sulmi të kombinuar me raketa dhe dronë. Banesat në dy lagje të Lvivit u goditën, gjithsej më shumë se shtatëdhjetë shtëpi. Shumica e tyre janë monumente arkitekturore, kështu që restaurimi do të ndjekë një protokoll të veçantë. Ne e dimë se ç’duhet të bëjmë por dhimbja më e madhe është humbja jetës”, tha ai.
Guvernatori rajonal Maksym Kozytskyi tha në aplikacionin e mesazheve Telegram, se mes të vrarëve ishin dy vajza, 9 dhe 14 vjeçare. Shërbimet e Urgjencës Shtetërore të Ukrainës thanë se numri i të plagosurve ka arritur në 52.
“Sulmi me raketa vazhdoi për një kohë të gjatë, goditja e tyre ishte e fuqishme, zhurma e jashtëzakonshme. Nga tronditja, unë përfundova nga korridori në një dhomë tjetër. Të gjithë vrapuam në errësirë. Pashë që dritarja e kuzhinës ishte rrëzuar”, thotë dëshmitari Andrii Zamrii.
Sulmi ndodhi një ditë pasi dy raketa balistike goditën një akademi ushtarake dhe një spital në Poltava në Ukrainë, duke vrarë më shumë se 50 vetë dhe plagosur më shumë se 200 të tjerë, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse që nga fillimi i luftës.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dha dorëheqjen të mërkurën, pasi Presidenti Volodymyr Zelenskiy la të kuptohej javën e kaluar se së shpejti do të bënte ndryshime në qeveri. Zoti Kuleba ka qenë një nga figurat më të njohura të Ukrainës në skenën diplomatike. Ai nuk është shprehur për arsyet e dorëheqjes.
Presidenti Zelenskiy tha se Ukraina ka nevojë për "energji të re", ndërkohë që paralajmëroi riorganizimin më të madh të qeverisë që kur Rusia filloi luftën ndaj Ukrainës e cila është në një pikë kritike.
“U jam shumë mirënjohës të gjithë ministrave dhe ekipit qeveritar që punuan për Ukrainën dhe ukrainasit për katër vjet e gjysmë, pesë vjet. Sot kemi nevojë për energji të reja dhe këto hapa synojnë forcimin e shtetit në shumë drejtime. Politika ndërkombëtare, diplomacia nuk bën përjashtim. Nuk mund të parashikoj se çfarë do të bëjë secili ministër në të ardhmen. Do të ketë më shumë qartësi kur të ofrohen postet e reja. Sot është shumë herët për të folur për këtë”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy.
Ai foli gjatë një konference për shtyp në Kiev me kryeministrin irlandez Simon Harris. Dorëheqje dhe emërime të tjera priten gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa pesë ministra dhanë dorëheqjen të martën.
Zotit Zelenskiy i duhet të ruajë moralin në Ukrainë në mes të luftës së ashpër me Rusinë që filloi para 30 muajsh dhe përpara një dimri tjetër të vështirë. Sulmi vdekjeprurës i Lvivit, pranë kufirit të Polonisë, një anëtare e NATO-s dhe larg vijave të frontit, është një kujtesë tjetër se si e gjithë Ukraina është e rrezikuar.
Inkursioni i ushtrisë ukrainase pothuajse një muaj më parë në rajonin kufitar të Kurskut të Rusisë, përmirësoi moralin e ukrainasve dhe shërbeu si kundërpeshë pas muajsh të tërë lajmesh të zymta nga vija e frontit në Ukrainën lindore.
Objektivat përfundimtare të inkursionit janë të paqarta, megjithëse zoti Zelensky thotë se Ukraina do që të krijojë një zonë neutrale për të parandaluar sulmet ndërkufitare ruse, si edhe të forcojë pozitat negociuese të Kievit në të ardhmen.
Mes konsideratave të Presidentit ukrainas Zelensky, janë edhe zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, të cilat mund të sjellin ndryshim në mbështetjen kritike ushtarake amerikane për vendin e tij.
Ndërkohë, presidenti Vladimir Putin mbetet i vendosur që ushtria ruse të avancojë më thellë në Ukrainën lindore./VOA
SHBA- Administrata Biden po planifikon të akuzojë Rusinë për përpjekjet e vazhdueshme për të ndikuar në zgjedhjet pres...
foto ilustruese ITALI- Një tjetër varkë me emigrantë është fundosur pasditen e sotme në Lampedusa të Italisë. ...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina ka nevojë për “energji të re”, prandaj ai do të kryej&eum...
foto ilustruese SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha të mërkurën Presidentit rus Vladimir Putin se ...
Olaf Scholz GJRMANI- Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të mërkurën kancelari gj...
foto ilustruese GJERMANI- Mbështetja ushtarake gjermane për Ukrainën dhe ndihmat për refugjatët ukrainas të zhvendosur në...
ROMË- Një rrufe ka dëmtuar një hark 1700-vjeçar pranë Koloseut të Romës, duke bërë që disa blloq...
TURQI- Vizita e Presidentit të Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi në Turqi të mërkurën sinjalizon fundin e armiqësisë ndër...
Alyaksandr Lukashenka BJELLORUSIA- Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, i ka falur 30 njerëz, përfshirë shtatë ...
Nicholas Paul Grubb PENSILVANI- Një burrë, trupi i të cilit u gjet i ngrirë në një shpellë në Pensilvani n&eum...