Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha të mërkurën Presidentit rus Vladimir Putin se vendi ballkanik është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO, ndërsa u ankua për trysninë perëndimore dhe situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.
Komentet e Aleksandar Vulinit, ish shef i Shërbimit të fshehtë serb i cili është nën sanksionet amerikane, pasqyrojnë marrëdhëniet e ngushta të vazhdueshme midis Beogradit dhe Moskës, pavarësisht synimeve të shpallura të Serbisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Është një nder i madh për mua që kam privilegjin të flas me ju”, i tha ai Presidentit Putin. “Ju lutem më besoni kur them se është një inkurajim i madh për të gjithë serbët, kudo që jetojnë”.
Serbia ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë edhe pse e ka dënuar agresionin e Moskës. Presidenti Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë.
“Serbia nuk është vetëm një partner strategjik i Rusisë, Serbia është gjithashtu aleate e Rusisë”, tha Vulin. "Kjo është arsyeja pse trysnia e Perëndimit ndaj nesh është e madhe".
Takimi i Vulinit me Presidentin Putin në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok, ndodhi pak pasi presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi Serbinë gjatë së cilës Beogradi nënshkroi një marrëveshje për të blerë avionë ushtarak francezë Rafale, një lëvizje që u pa si një largim i mundshëm nga Moska.
Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi më herët gjithashtu Beogradin për nënshkrimin e një marrëveshje të BE-së me Serbinë për lëndët e para të nevojshme në tranzicionin e gjelbër.
Takimi u zhvillua në kuadër të një forumi ekonomik të projektuar për të tërhequr investime të huaja. Duke përshëndetur Vulinin, Presidenti Putin shfaqi shpresën se zëvendëskryeministri i Serbisë do të jetë në gjendje "të shikojë nga afër dhe të vlerësojë mundësitë e bashkëpunimit me një rajon kaq të madh dhe premtues" si Lindja e Largët e Rusisë.
Zyrtari serb e siguroi Presidentin Putin se lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiçi është një Serbi që nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, e cila kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Federatës Ruse dhe e cila kurrë nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret për çfarëdo veprimi anti-rus”, tha ai.
“Serbia nuk është bërë dhe nuk do të bëhet pjesë e histerisë anti-ruse,” tha Vulin, i cili u ankua për situatën në Kosovë dhe Bosnjë. Ai tha se Prishtina po përpiqet te “ndryshojë situatën në terren, të shkelë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të kryej spastrim etnik të serbëve”. Zyrtari serb akuzoi Bashkimin Evropian për moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke nënvizuar sic tha, dështimin e BE-së “për të zbatuar vendimin e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Ai tha se Republika Serbe në Bosnjë është “burim shqetësimi” meqë sipas tij, “ka trysni për zhvlerësimin” e entitetit serb dhe për të rrënuar Marrëveshjen e Dejtonit, që i dha fund luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.
“Kjo nuk është e mundur nëse doni paqe dhe qëndrueshmëri”, tha ai duke e falënderuar Rusinë për qëndrimin e saj kundër Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.
Shtetet e Bashkuara sanksionuan Aleksandar Vulinin në muajin korrik të vitit 2023, duke e akuzuar atë për përfshirje në trafikun e armëve, narkotikëve dhe keqpërdorim të posteve publike dhe ndihmë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit.
Vulini ka marrë dy medalje nderi nga Rusia.
Në prag të takimit të tij me presidentin rus, një zëdhënës i Departamentit ameirkan të Shtetit i tha shwrbimit serb të Zërit të Amerikës se qëndrimi amerikan për Aleksandar Vulinin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet amerikane.
Zëdhënësi tha se Shtetet e Bashkuara e vlerësojmë partneritetin e vazhdueshëm të Serbisë në luftimin e agresionit rus në Evropë dhe për ndihma humanitare për popullin ukrainas. Përqendrimi amerikan është puna me udhëheqësit e Serbisë për të forcuar partneritetin strategjik midis dy vendeve, ndërsa Serbia ndërton një të ardhme të sigurt dhe të begatë në një Evropë të paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë, thuhet në deklaratë.
Perëndimi ka shtuar përpjekjet për të tërhequr rajonin e trazuar në gjirin e tij, nga frika se Rusia mund të nxisë trazira për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Ballkani përjetoi luftëra të shumta në vitet 1990 dhe tensionet vazhdojnë të jenë ende të larta./VOA
Olaf Scholz GJRMANI- Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të mërkurën kancelari gj...
foto ilustruese GJERMANI- Mbështetja ushtarake gjermane për Ukrainën dhe ndihmat për refugjatët ukrainas të zhvendosur në...
ROMË- Një rrufe ka dëmtuar një hark 1700-vjeçar pranë Koloseut të Romës, duke bërë që disa blloq...
TURQI- Vizita e Presidentit të Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi në Turqi të mërkurën sinjalizon fundin e armiqësisë ndër...
Alyaksandr Lukashenka BJELLORUSIA- Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, i ka falur 30 njerëz, përfshirë shtatë ...
Nicholas Paul Grubb PENSILVANI- Një burrë, trupi i të cilit u gjet i ngrirë në një shpellë në Pensilvani n&eum...
KOSOVA- Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit...
Dmytro Kuleba UKRAINA- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është raportuar të jetë anëtari i fundit i kabinetit qever...
KOSOVA- Këmbëngulja e Bashkimit Evropian mund të çojë në një rund të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serb...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen EUROPA- Gjatë fundjavës u mbajt tubimi më i madh në Evropën qendrore, foru...