Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia kishte lëshuar 120 raketa dhe 90 dronë të dielën, në një sulm në shkallë të gjerë në të gjithë Ukrainën duke synuar infrastrukturën e saj energjetike. Sulmi i kombinuar me dronë dhe raketa sipas zyrtarëve të ushtrisë ishte më i fuqishmi në tre muaj.
Ndërkohë kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nga biseda e tij me telefon me Vladimir Putinin të premten nuk kishte marrë asnjë sinjal për ndryshim në të menduarit e Presidentit rus për luftën në Ukrainë.
Rusia të dielën kreu një sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, i përshkruar nga zyrtarët ukrainas si më i madhi gjatë muajve të fundit, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe duke vrarë civilë.
Sulmi ndodhi ndërsa rritet frika se qëllimi i Moskës është të shkatërrojë objektet e prodhimit të energjisë në Ukrainë, teksa temperaturat janë ulur ndjeshëm.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia kishte lëshuar gjithsej 120 raketa dhe 90 dronë në një sulm në shkallë të gjerë në të gjithë Ukrainën.
Lloje të ndryshme dronësh ishin nisur nga forcat ruse tha ai, duke përfshirë dronët “Shahed” të prodhuar nga Irani si dhe raketa balistike apo me vetëdrejtim.
“Objektivi i armikut ishte infrastruktura jonë energjetike në të gjithë Ukrainën. Fatkeqësisht, ka dëmtime të objekteve nga goditjet. Në Mykolaiv, si rezultat i një sulmi me dron, dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, përfshirë dy fëmijë”, tha Presidenti Zelenskyy në një postim në rrjetin Telegram.
Dy të tjerë u vranë në rajonin e Odesas, ku sulmi dëmtoi infrastrukturën energjetike dhe ndërpreu furnizimin me energji dhe ujë, tha guvernatori lokal.
Sulmi i kombinuar me dronë dhe raketa ishte më i fuqishmi në tre muaj, sipas kreut të Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit, Serhii Popko.
Komanda operacionale e forcave të armatosura të Polonisë shkruajti në rrjetin social “X” se avionët polakë dhe të aleatëve, përfshirë avionë luftarakë ishin mobilizuar në hapësirën ajrore polake për shkak të sulmit “masiv” rus në Ukrainën fqinje.
“Kjo masë u mor me qëllim që të ofronim siguri në zonat kufitare të Polonisë”, theksohej në njoftim.
Në një tjetër zhvillim, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nga biseda e tij me Vladimir Putinin të premten nuk kishte marrë asnjë sinjal për ndryshim në të menduarit e presidentit rus për luftën në Ukrainë, por ai mbrojti vendimin e tij shumë të kritikuar për të telefonuar Kremlinin.
Duke folur nga aeroporti i Berlinit të dielën, menjëherë përpara nisjes së tij për takimin e G20 në Brazil, zoti Scholz tha se ia vlente të flitej me Putinin për të larguar çdo iluzion që ai mund të ushqente se Perëndimi do të tërhiqej nga mbështetja për Ukrainën.
Duke iu referuar kthimit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari gjerman tha gjithashtu se nuk do të ishte mirë nëse Uashingtoni do të ishte në kontakt të rregullt me Putinin, ndërkohë që asnjë lider evropian nuk ishte./VOA
olaf scholz BERLIN- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 n&e...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për unitet, ndërsa bota dënon sulmet e Rusisë. “Vet...
BEJRUT- Zëdhënësi për mediat i grupit militant Hezbollah, Mohammad Afif mbeti i vrarë gjatë një sulmi izraelit në krye...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump përzgjodhi Chris Wright, themelues i një kompanie në fushën e naftës, për të drejt...
SHBA- Presidentët amerikanë duhet të jenë shtetas, të lindur në SHBA, rezident në vend për 14 vjet dhe të pakt&eu...
SHBA- Marco Rubio është gati të mbështesë Donald Trumpin në një tjetër përplasje të ashpër me...
SHBA- Fushata e Kamala Harris shpenzoi 24,000 dollarë për Ushqimet e shpejta dhe akullore. Siç raportohet demokratët shpenzuan 14,974.31...
SHBA- Donald Trump më 20 janar do të shënojë fillimin zyrtar të mandatit të tij të dytë në detyrë. ...
RUSI- Aktivistët pretendojnë se zyrtarët rusë janë duke devijuar rrjedhën e degës më të madhe ujore në Detin...
Përdorimi i kësaj teknologjie po rritet në qendrat e thirrjeve telefonike, shkruan The Economist. Nuk është e lehtë të jesh...