Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
RUSI- Rusia pretendoi të dielën se ka ndalur përparimin e trupave ukrainase në rajonin perëndimor të Kurskut, në disa zona që gjenden rreth 30 kilometra nga kufiri Rusi-Ukrainë. Për herë të parë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pranoi në mënyrë indirekte të shtunën vonë se forcat e Kievit e kishin shtrirë luftën në Rusi, në gjashtë ditët e fundit. Por Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat e saj i kishin "penguar përpjekjet e njësive të lëvizshme të armikut, me automjete të blinduara për të depërtuar thellë në territorin rus".
Rusia tha se bllokoi përparimin ukrainas pranë fshatrave Tolpino dhe Obshchy Kolodez, në jugperëndim të Rusisë, 25 dhe 30 kilometra nga kufiri ukrainas. Në fjalimin e tij të të përnatshëm, Presidenti Zelenskyy i pranoi veprimet e vazhdueshme ushtarake të Ukrainës për “ta çuar luftën brenda territorit të agresorit".
Por luftimet vazhduan edhe në zona të tjera. Një djalë 4-vjeçar dhe babai i tij 35-vjeçar u vranë në një sulm ajror rus gjatë natës në periferi të Kievit, thanë zyrtarët ukrainas të dielën. Tre persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit në lindje të kryeqytetit.
Sulmi i befasishëm i Ukrainës hyri në ditën e 6 të dielën dhe shënon rastin e parë që njësitë ushtarake ukrainase luftojnë brenda territorit rus. Mbeten të paraqarta objektivat e saktë të këtij operacioni. Zyrtarët ushtarakë e kanë zbatuar planin në fshehtësi.
Të dielën, Presidenti ukrainas tha se Rusia kishte kryer afro 2 mijë goditje pranë kufirit, nga rajoni rus i Kurskut në rajonin Sumy të Ukrainës, gjatë verës, dhe kjo sipas tij meritonte “përgjigjen e duhur” nga Kievi.
“Artileri, mortaja, dronë. Sulme me raketa, çdo sulm meriton përgjigjen e merituar”, tha udhëheqësi ukrainas në fjalimin e tij të përnatshëm.
Në Rusi, Ministria e Mbrojtjes tha se 35 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi rajonet Kursk, Voronezh, Belgorod, Bryansk dhe Oryol.
Ukraina nuk ka komentuar lidhur me sulmet me dronë brenda Rusisë të dielën. Por goditjet vijnë në një kohë që Ukraina ka shtuar ritmin e sulmeve me dronë, në javët e fundit, që synojnë kryesisht infrastrukturën ushtarake dhe depot e naftës.
Në fjalimin e tij të së shtunës, Presidenti Zelenskyy falenderoi ushtarët e përfshirë në sulmin e drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, duke thënë se "Ukraina po dëshmon se mund të sjellë vërtet drejtësi dhe se po garanton trysninë që nevojitet, trysninë mbi agresorin".
Rusia tha të shtunën se forcat e Kievit fillimisht kishin kaluar kufirin me rreth 1000 trupa, 20 automjete të blinduara dhe 11 tanke, megjithëse pretendoi se kishte shkatërruar pesë herë më shumë pajisje ushtarake deri më tani.
Bjellorusia, aleate e ngushtë e Rusisë, urdhëroi të shtunën përforcime ushtarake, duke kërkuar që trupa tokësore, njësi ajrore dhe sisteme raketore të vendosen më afër kufirit të saj me Ukrainën në përgjigje të sulmit të befasishëm të Kievit, sipas një njoftimi të ushtrisë bjelloruse.
Sipas njoftimeve nga mediat shtetërore të Kremlinit, agjencia bërthamore e Rusisë paralajmëroi të shtunën mbi rrezikun ndaj stacionit të energjisë bërthamore pranë rajonit Kursk, më pak se 50 kilometra larg luftimeve.
Pavarësisht komenteve të Presidentit Zelenskyy të shtunën, udhëheqësit ukrainas kanë heshtur mbi operacionin. Shtetet e Bashkuara, aleati më i afërt i Kievit, thanë se nuk ishin informuar paraprakisht mbi planet për sulmin./ VOA
Zjarri ATHINË- Një zjarr i fuqishëm, i nxitur nga moti i nxehtë dhe era, i ka detyruar banorët e fshatit Varnava pranë Athin&...
Suedi SUEDI- Një projektligj i promovuar nga qeveria suedeze, sipas të cilit nëpunësit civilë do të detyrohen t'i d...
Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë akuzoi të dielën protestuesit që kundërshtojnë një projekt për hapj...
Foto ilustruese MAQEDONI- Analistët në Maqedoninë e Veriut thonë se autoritetet shtetërore, institucionet arsimore dhe komuniteti ...
Stervitje AUSTRALI- Vrapuesit nga organizata Projekti për Maratonën e Indigjenëve ushtrojnë aktivitetin e tyre prej 15 vitesh. Ata jan&...
Abbas Araghchi IRAN- Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërthamore, diplomat i edukuar në Perëndim, ë...
TURQI- Një zjarr i madh ka rënë në lagjet Avcılar dhe Ümraniye të Stambollit. Siç raportohet zjarri i rënë n&eu...
GREQI- Tymi i zi ka “mbytur” Atikën në Greqi, ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në Megara dhe Varnava. Peiza...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, konfirmoi në mënyrë indirekte një aksion të guximshëm ushtarak n&...
Usha Vance SHBA- Kandidati republikan Donald Trump muajin e kaluar njoftoi përzgjedhjen e Senatorit të Ohajos JD Vance si kandidat të republ...