Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

RUSIA- Rusia thotë se po ndjek nga afër situatën lidhur me Groenlandën, pas refuzimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për të përjashtuar masat ushtarake ose ekonomike për të marrë kontrollin e territorit nga Danimarka.
"Ne po vëzhgojmë këtë zhvillim mjaft dramatik të situatës, por deri më tani, falë Zotit, ajo mbetet në nivel deklaratash", u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
"Zona e Arktikut është një zonë e interesave tona kombëtare dhe strategjike. Ne jemi të pranishëm në zonën e Arktikut dhe do të vazhdojmë të jemi atje", shtoi Peskov.
Territori i gjerë i Groenlandës, shumica e të cilit shtrihet mbi Rrethin Arktik, ka qenë zyrtarisht pjesë e Danimarkës që nga viti 1953, megjithëse ishulli ka qeverinë e vet. I pyetur në një konferencë për shtypin në Florida të martën, zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për qëllime sigurie dhe ai refuzoi të përjashtonte përdorimin e mjeteve ekonomike ose ushtarake për të arritur këtë qëllim.
"Njerëzit me të vërtetë as nuk e dinë nëse Danimarka ka ndonjë të drejtë ligjore për kontrollin e Groenlandës. Por nëse e bëjnë, ata duhet të heqin dorë sepse ajo na duhet për qëllime të sigurisë kombëtare. Kjo është për botën e lirë. Unë po flas për mbrojtjen e botës së lirë”, tha zoti Trump.
"Ju keni anije kineze kudo. Ju keni anije ruse kudo. Ne nuk do ta lejojmë këtë", shtoi ai.
Ashtu si pjesa më e madhe e Arktikut, Groenlanda po ngrohet me shpejtësi. Kjo po ndryshon gjeopolitikën e rajonit, thotë Liana Fiks, analiste në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.
"Arktiku po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë e një konkurrence dhe rivaliteti të fuqive të mëdha. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se po e humbasin këtë lojë", thotë ekspertja Fix.
"Qasja në Arktik po lehtësohet, si për tregtinë e mallrave ashtu edhe për mineralet kritike, veçanërisht për mineralet e rralla", thotë analistja Fix. "Dhe gjithashtu ajo po bëhet një zonë gjithnjë e më e militarizuar", shtoi ajo, duke vënë në dukje se Rusia po bashkëpunon me marinën kineze në rajon.
Danimarka e ka bërë të qartë se Groenlanda nuk është për shitje. Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen hodhi poshtë sugjerimin se komentet e zotit Trump paraqesin një krizë të politikës së jashtme për qeverinë e tij.
"Unë shoh një president që është në rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shtuar interesin për Arktikun. Unë mund ta kuptoj këtë. Edhe pala daneze ka këtë interes dhe ne gjithashtu e kemi atë brenda NATO-s", tha zoti Rasmussen të mërkurën.
Danimarka përballet me një dilemë, thotë ekspertja Fix.
“Është shumë e qartë edhe për Danimarkën se rritja e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara si për investime në Groenlandë, por edhe për bashkëpunimin ushtarak do të ishte vërtetë në interesin e të gjithëve”, tha zonja Fix për Zërin e Amerikës.
Disa udhëheqës evropianë kritikuan komentet e zotit Trump, ndonëse shumica e tyre nuk kritikuan drejtpërdrejt Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vlerat themelore perëndimore janë në rrezik.
“Parimi i paprekshmërisë së kufijve vlen për çdo vend, pavarësisht nëse është në lindje apo në perëndim të vendit tonë”, tha ai.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot ishte më i drejtpërdrejtë. “Nuk ka dyshim se Bashkimi Evropian nuk do të toleronte asnjë vend në botë, cilido qoftë ai, dhe më lejoni të them duke filluar nga Rusia, që të sulmojë kufijtë tanë sovranë”, tha ai të mërkurën.
Qeveria e Groenlandës, ndërkohë, po shton trysninë për organzim të një referendumi për pavarësi të plotë dhe ka thënë se vetëm populli do të vendosë për të ardhmen e Groenlandës.
"Grenlanda është në rrugën e saj drejt një epoke të re dhe një viti të ri, në të cilin ajo është në qendër të vëmendjes botërore. Banorët e Groenlandës janë të bashkuar, pavarësisht se ku jetojnë. Ne duhet të jemi të bashkuar për të qenë gati për një të ardhme të re”, tha kryeministri Mute Egede gjatë një udhëtimi në Kopenhagë të enjten./ VOA
María Corina Machado VENEZUELA- Udhëheqësja e opozitës së Venezuelës, María Corina Machado, është e lir&eu...
Putin-Trump SHBA- Donald Trump ka thënë se po organizohet një takim mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin. Presidenti i zgjedhur i SHB...
los angeles LOS ANGELES- Të paktën 10 persona besohet të kenë vdekur pasi zjarret vazhdojnë të djegin shumë qytete n&eum...
Foto SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA e ka kaluar të enjten një projektligjin për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatë...
KALIFORNI- Zjarret masive po shkatërrojnë mijëra struktura, po zhvendosin mijëra banorë, po shkatërrojnë monumentet lo...
Takimi ROMË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u takua të enjten mbrëma me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, në...
VENEZUELË- Aleatët e lideres më të fuqishme të opozitës së Venezuelës, María Corina Machado, thonë se ajo ...
SHBA- Donald Trump as nuk është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së tashmë ka trondit...
Foto SHKUP- Zyrtarët e Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar ashpër një deklaratë të liderit të ekstremit t...
Sulmi GUANTANAMO- Organizatori i akuzuar i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 është planifikuar të pranojë fajin të p...