“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë furnizueset më të mëdha të Izraelit me armë. Ato e kanë ndihmuar atë të ndërtojë një nga ushtritë më të sofistikuara në botë. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm (SIPRI), SHBA-ja ka përbërë 69% të importeve të Izraelit me armë kryesore konvencionale në periudhën 2019-2023.
Izraeli merr, gjithashtu, 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore nga SHBA-ja, në bazë të një marrëveshjeje 10-vjeçare, e cila synon t’i garantojë atij “përparësi ushtarake cilësore” ndaj vendeve fqinje. Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi këtë javë aleatin e tij se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.
Izraeli beson se ky qytet është bastion i Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - i cili ka sulmuar tokën e tij, në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz. Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë. Zyrtarët amerikanë druajnë se operacioni i Izraelit në Rafah - ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës - mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.
“Ne nuk do ta furnizojmë [Izraelin] me armë dhe predha artilerie [nëse pushton Rafahun]”, tha Biden në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, e cila u transmetua të mërkurën.
Në ditët pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, Biden ka thënë se SHBA-ja “do t’i japë ndihmë shtesë ushtarake” Izraelit. Por, që nga ajo kohë, vetëm dy shitje ushtarake të SHBA-së në Izrael janë bërë publike - njëra prej 14.000 municionesh për tanke, me vlerë 106 milionë dollarë, dhe tjetra me predha artilerie, me vlerë 147 milionë dollarë.
Mediat amerikane raportojnë se administrata Biden ka bërë heshturazi edhe së paku 100 shitje të tjera ushtarake në Izrael, por vlera e tyre ka qenë nën shumën që do të kërkonte të njoftohej Kongresi. Ato thuhet se kanë përfshirë mijëra municione precize, bomba me diametër të vogël, armë të vogla e të tjera.
Pavarësisht kësaj, raporti i SIPRI-t thotë se vëllimi i përgjithshëm i importeve ushtarake të Izraelit nga SHBA-ja në vitin 2023, ka qenë pothuajse i njëjtë me atë të vitit 2022. Këtë javë, Shtetet e Bashkuara e pezulluan një dërgesë armësh në Izrael, me bomba të rënda, të cilat ushtria izraelite i përdor në fushatën e saj të sulmeve në Gazë.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni ndaloi dërgesën që përbëhej nga 1.800 bomba prej 907 kilogramësh dhe 1.700 bombave më të lehta. Vendimi u mor për shkak të shqetësimeve për ndikimin që do të mund të kishin ato në “mjediset e dendura urbane”, tha një zyrtar amerikan duke folur në kushte anonimiteti, raporton Reuters.
Sipas tij, presidenti amerikan ishte i përfshirë në këtë vendimmarrje. Në intervistën dhënë CNN-it, Biden e konfirmoi ndalimin e kësaj dërgese. “Civilë në Gazë janë vrarë si pasojë e këtyre bombave”, tha ai kur u pyet për bombat prej 907 kg, të dërguara në Izrael. Izraeli mohon se i ka në shënjestër civilët palestinezë, duke thënë se interes i tij i është vetëm ta asgjësojë Hamasin.
Bomba prej 907 kg kanë ndikim në një zonë të gjerë. Sipas Kombeve të Bashkuara, “presioni nga shpërthimi mund t’i çajë mushkëritë, t’i shpërthejë zgavrat e sinusit dhe t’i këpusë gjymtyrët e njerëzve edhe qindra metra larg vendit të shpërthimit”. Pas paralajmërimit të fundit të Bidenit, se nuk do t’i dërgojë armë dhe predha artilerie Izraelit nëse pushton Rafahun, kryeministri izraelit tha se “asnjë presion nuk do ta ndalojë Izraelin të mbrohet”.
“Tetëdhjetë vjet më parë, në Holokaust, populli hebre ishte plotësisht i pambrojtur kundër atyre që deshën shkatërrimin tonë. Asnjë komb nuk na erdhi në ndihmë. Sot, ne përsëri përballemi me armiq që duan shkatërrimin tonë”, tha Netanyahu.
“Hamasi e do Bidenin”, shkroi në X ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.
Marrë nga REL
Makineritë e firmës "Inkop" SERBI- Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gjenden n&e...
Tomasz Szmydt POLONI- Një gjykatës polak që kishte qasje tek sekretet ushtarake, i cili kërkoi azil politik në Bjellorusi, nuk do...
Foto ilustruese SHBA- Një komision i Kongresit amerikan për Kinën i ka kërkuar universitetit “Georgia Institute of Technolog...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të enjten kreun e gardës shtetërore, dy ditë pasi ...
Roger Fortson SHBA- Një anëtar i forcave ajrore të SHBA-së është qëlluar për vdekje nga një polic që u f...
foto ilustruese TAILANDË- Të paktën një person është vrarë dhe katër janë plagosur sot nga shpërthimi i n...
foto ilustruese SHBA- Aktorja e filmave pornografikë Stormy Daniels u përball me pyetje të reja të enjten gjatë gjyqit në Nju...
Barron Trump FLORIDA- Barron Trump, djali më i vogël i ish-presidentit Donald Trump, u zgjodh si një nga delegatët kryesorë t...
foto ilustruese UKRAINA- Dy gra ukrainas u vranë si pasojë e sulmeve ruse në Belogord dhe Krusk, që ndodhen mes kufirit Rusi-Ukrain&eum...
foto ilustruese QIPRO- Një anije mallrash amerikane e ngarkuar me ndihma humanitare u largua nga Qiproja mesditën e sotme për në R...