"Sa më shumë të na rrihni, aq më shumë do të vijmë", aktivistja me deklarata të forta para Kryeministrisë
Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua prot...
Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua prot...
Protesta e 31-të qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë është shoqëruar me deklarata të...
Një nga organizatorët e protestave qytetare, Arben Kola, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuve...
Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të martën përfundimin e hetimeve për skemën e dyshuar kriminale të falsifikimit dhe tjet...
Policia e Shtetit ka saktësuar të dhënat mbi aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të marte në auto...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve para Kuvendit, ku u raportua...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pasdreken e kësaj të ma...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradë, pranë QTU-së, ku është përmbysur një autobus.Rreth...
Shkëlzen Bushi, Dritan Goxhaj, Mandi Jatagani, Erjon Taipi dhe Asim Prengzi rezultojnë se janë pesë protestuesit e shoqëruar nga sh&e...
Vala e të nxehtit që ka shkaktuar 1300 viktima në mbarë Europën, ka vënë në pah nevojën urgjente që sistemet...

Google thotë se një kërkesë tipike drejtuar inteligjencës artificiale konsumon rreth pesë pika ujë.
Sam Altman i OpenAI përmend një sasi të ngjashme – rreth një të pesëmbëdhjetën e një luge çaji.
Por një vlerësim tjetër, që është bërë viral, pretendon se një email i shkurtër i shkruar me ndihmën e inteligjencës artificiale konsumon sa një shishe gjysmëlitërshe me ujë. Dallimi është i jashtëzakonshëm: ndërmjet këtyre tre pretendimeve të përhapura gjerësisht, vlerësimi më i madh është rreth 2.000 herë më i lartë se më i vogli.
Asnjëri prej tyre nuk është plotësisht i saktë. Arsyeja është se nuk matin të njëjtën gjë. Disa llogaritje përfshijnë vetëm ujin e përdorur për ftohjen e qendrave të të dhënave (data centers). Të tjera shtojnë edhe ujin e përdorur për prodhimin e energjisë elektrike që i furnizon ato. Ndërsa disa mbështeten në supozime të vjetruara për një teknologji që po ndryshon me ritme shumë të shpejta. Ndërsa këto shifra përhapen në blogje, rrjete sociale, pankarta protestash dhe mbledhje publike, humbet konteksti dhe nuancat.
Kjo ngre një pyetje themelore:Sa ujë përdor në të vërtetë inteligjenca artificiale?
Përgjigjja varet nga modeli i inteligjencës artificiale, vendndodhja e qendrës së të dhënave dhe burimet e energjisë elektrike që furnizojnë rrjetin lokal. Në disa raste, konsumi i ujit mund të ndryshojë me qindra herë.
Për të kuptuar më mirë këto pretendime, ne shqyrtuam studimet shkencore mbi të cilat bazohen disa nga shifrat më të përhapura për etjen e AI-së për ujë.
Gjithashtu krahasuam këto vlerësime me sasinë e ujit që përdoret për produkte dhe shërbime të tjera që njerëzit konsumojnë çdo ditë, përfshirë edhe statistiken virale sipas së cilës prodhimi i një hamburgeri të vetëm kërkon më shumë ujë sesa mijëra kërkesa (prompts) drejtuar inteligjencës artificiale. Kjo rezulton të jetë e vërtetë, pavarësisht mënyrës se si bëhet llogaritja.
Në fund, megjithëse qendrat e të dhënave konsumojnë shumë ujë, të dhënat tregojnë se kërkesat më të mëdha për burimet ujore në SHBA lidhen me aktivitetet e përditshme, si prodhimi i ushqimit, ujitja e lëndinave dhe përdorimi i ujit për higjienën personale.
Pesë grafikë që e vendosin në kontekst konsumin e ujit nga inteligjenca artificiale
Konsumi total i ujit nga qendrat e të dhënave në SHBA dhe parashikimet për të ardhmen
Studiuesit nuk mund ta matin drejtpërdrejt të gjithë konsumin e ujit nga inteligjenca artificiale, por mund të vlerësojnë sasinë e ujit të përdorur nga qendrat e të dhënave që e mbështesin atë.
Shkencëtarët e Laboratorit Kombëtar Lawrence Berkeley vlerësojnë se qendrat amerikane të të dhënave përdorën rreth 228 miliardë gallonë ujë gjatë vitit 2023.
Prej kësaj sasie:
rreth 17 miliardë gallonë u përdorën për ftohjen e serverëve;
ndërsa 211 miliardë gallonë lidhen me prodhimin e energjisë elektrike që i furnizonte këto qendra.
Studiuesit parashikojnë se deri në vitin 2028 kjo sasi mund të rritet në 469 deri në 844 miliardë gallonë, në varësi të teknologjisë së qendrave të të dhënave dhe burimeve të energjisë që furnizojnë rrjetin elektrik.
Megjithatë, inteligjenca artificiale përbën vetëm një pjesë të kësaj kërkese.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se AI përbën 15–20% të kërkesës për energji elektrike të qendrave të të dhënave dhe, rrjedhimisht, edhe të konsumit të tyre të ujit.
Pjesa tjetër përdoret për aktivitete të tjera dixhitale, si:
të dhënat satelitore që ndihmojnë në parashikimin e motit dhe mbështesin operacionet ushtarake;
transmetimi (streaming) i filmave dhe serialeve;
shikimi i videove në TikTok dhe platforma të tjera nga miliarda përdorues./Përktheu Piranjat News
Disa përfitues të programit federal amerikan të sigurimit shëndetësor për të moshuarit dhe personat me aftësi të ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është përgjigjur ashpër deklaratave të fundit të Presidentit rus Vladimi...
Dy anëtarë të Gardës Revolucionare u vranë në një sulm të armatosur përpara shtëpisë së ...
Ndërsa SHBA feston 250-vjetorin, shumë amerikanë thonë se flamuri kombëtar është kthyer në një simbol për&cc...
Rusia parashikon të pushtojë të gjithë rajonin e Donetskut deri më 31 dhjetor të këtij viti, deklaroi Presidenti ukrainas V...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në SHBA, pasi tre të reja janë arrestuar në shtetin e Teksasit, të a...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka mbërritur në Estoni për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimi...
Gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë në një qendër mirëqenieje për të rinj n&eu...
Tërheqje politike apo taktikë për të qëndruar në pushtet? Kjo është pyetja që pason deklaratën e Aleksandar Vu...
Ndërsa një pjesë e madhe e botës po përballet me temperatura ekstreme dhe valë të forta të të nxehtit, Tajvani po l...