
Lajmet kryesore të lidhura me dosjet e ish-financierit kriminel Jeffrey Epstein fokusohen tek presidenti Donald Trump, ish-presidenti Bill Clinton, por edhe tek emra të tjerë të rëndësishëm si Bill Gates, Elon Musk dhe ish-princi Andrew. Këta emra janë shpërndarë në të gjitha dokumentet.
Viktimat e krimeve të Epstein ndërkohë u shprehën të tmerruara nga publikimi që Departamenti amerikan i Drejtësisë u bëri fotove të paredaktuara të tyre.
Por saga e dokumenteve të lidhura me krimet seksuale të Epstein do të vazhdojë pasi janë me miliona dhe shumë të tjera pritet të publikohen në ditët e ardhshme.
Disa konstatime bien ndesh me deklarata të mëparshme, si në rastin e Elon Musk, që në një email shprehte dëshirën për të marrë pjesë në një festë “të shfrenuar” në ishullin e Epstein. Por, pronari i rrjetit “X” mohon që të ketë shkuar ndonjëherë në ishull, apo që të ketë marrë pjesë në festa të tilla.
Në dokumente të tjera ka dalë edhe emri i princeshës së kurorës së Norvegjisë, që bënte disa komente të çuditshme mbi tradhtinë. Edhe Steve Tisch, pronar i klubit të futbollit amerikan Neë York Giants shfaqet në kërkim të femrave.
Gjithashtu, të dhëna ka edhe sa i takon udhëtimeve të Epstein, edhe pas marrëveshjes së kontestuar për pranimin e fajësisë të vitit 2008, e cila e dënoi atë për akuza të lidhura me nxitjen e shfrytëzimit të minorenëve.
Përfshirja e një emri në dosjet e publikuara nuk do të thotë se ai ose ajo ka marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të Epstein, apo se ka qenë në dijeni të tyre.
Sidoqoftë, ai që bie më shumë në sy nga emrat jopolitikë është ai i biznesmenit-filantrop Bill Gates, i cili është subjekt i disa mesazheve banale.
Ndërsa në rastin e Elon Musk, pronari i kompanisë “Tesla” më tepër sesa ka refuzuar një ftesë, është përpjekur të koordinojë udhëtimin në ishullin e Epstein.
Ndërsa në dhjetor të 2012-s, sekretari aktual i Thesarit, Howard Lutnick kërkonte të merrte koordinatat e ishullit të Epstein në Karaibe, ku sipas dokumenteve dëshironte të shkonte për një darkë me familjen dhe disa të njohur.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
3 Shkurt22:05
"I dashur Jeffrey, solla pak greqisht në botë": Mesazhi nga një grua e panjohur për Epstein dhe "hamburgeri me djathë" që ngjall teori konspirative
Dosjet e Epstein kanë qenë lajme që nga e premtja e kaluar, kur u bënë publike më shumë se 3 milion faqe, duke filluar vazhdi...
BOTA
3 Shkurt22:01
Djali i Gaddafit vritet në një atentati në oborrin e shtëpisë
Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-kreut të Libisë Muammar Gaddafi, është vrarë, bëri të ditur të martën për A...
BOTA
3 Shkurt20:42
Francë, prokurorët kërkojnë që Marine Le Pen t’i ndalohet aktiviteti politik për 5 vite
Prokurorët francezë kërkuan të martën (3 shkurt) një ndalim pesëvjeçar nga ushtrimi i detyrës publike për ud...
BOTA
3 Shkurt20:00
Moti i keq me stuhi bore, anulohen fluturimet në Frankfurt
Moti i ashpër dimëror shkaktoi një ndalesë të shkurtër të trafikut ajror në Aeroportin e Frankfurtit të martën...
BOTA
3 Shkurt18:57
SHBA rrëzon një dron iranian që iu afrua aeroplanmbajtëses në Detin Arabik
Forcat e armatosura amerikane kanë rrëzuar një mjet ajror iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses USS Lincoln, raporton Reuter...
BOTA
3 Shkurt18:50
Tarifat, sanksionet, diplomacia/ Çfarë fshihet pas përshkallëzimit tregtar midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut?
Një stuhi e re diplomatike po përgatitet për Shtetet e Bashkuara. Re të errëta të ngarkuara me shi po grumbullohen mbi Korenë...
BOTA
3 Shkurt18:22
E rëndë në Itali/ Humb jeten 23-vjeçarja, u godit me thike në shpinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi një 23-vjeçare është gjetur e pajetë pasditen e kësaj të ...
BOTA
3 Shkurt18:21
Dokumentet zbulojnë një djalë ‘sekret’ të Jeffrey Epstein, e “tradhtoi” motra e mbretit Charles
Jeffrey Epstein mund të ketë pasur një djalë të mbajtur sekret për gjithë këtë kohë. Kjo del nga miliona faqe ...
BOTA
3 Shkurt18:13
Protestat e fuqishme në Iran/ HRANA bën bilancin: Mbi 50,000 të arrestuar, regjimi nuk kursen as fëmijët
Republika Islamike shtypi një lëvizje të madhe proteste që shpërtheu në fund të dhjetorit dhe arriti kulmin më 8 dhe 9 j...