Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
BUDAPEST- SHBA-ja ishte tema kryesore e samitit të Bashkësisë Politike Evropiane. Kriza e qeverisë gjermane luajti vetëm një rol të vogël në Budapest. Sapo u konfirmua se Donald Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, nga liderët evropianë nuk u dëgjua më asnjë fjalë e keqe për të. Shumica dërrmuese e 47 krerëve të shteteve dhe të qeverive të mbledhur në Budapest për samitin e "Bashksisë Politike Evropiane" (EPG) mendojnë se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë. Dhe duke ditur se fituesi i zgjedhjeve në Uashingtonështë i ndjeshëm ndaj lajkave personale, shumë politikanë evropianë e vlerësuan fushatën "madhështore" të presidentit egozentrik, suksesin "historik" dhe "kthimin e madh".
Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilit Donald Trump dëshiron t'i shkurtojë paratë për luftën për t'u mbrojtur prej Rusisë, tha pas bisedës telefonike me Trumpin se ajo kishte qenë shumë e mirë dhe se ai "e kishte vlerësuar familjen dhe ekipin e Trumpit për punën e tyre të madhe”. Zelensky tha se gëzohet për "një epokë të një SHBA-je të fortë nën udhëheqjen energjike të Presidentit Trump". Kjo duhet t'i pëlqejë Donald Trumpit, i cili gjatë fushatës zgjedhore pretendoi se mund t'i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës brenda 24 orësh, madje edhe para fillimit të detyrës si president. Në një fjalim emocionues në Budapest Presidenti Zelensky paralajmëroi gjithashtu se lëshimet ndaj Rusisë do të ishin "vetëvrasje për Evropën".
Bashkëpunimi me qeverinë e re të SHBA-së
Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha në samitin e EPG-së në Budapest se ai gëzohet për bashkëpunimin me administratën e Trumpit "për të arritur paqen me forcë". Rutte tha se një gjë e tillë kishte funksionuar aq mrekullisht gjatë katër vite të para të Trumpit në post. Vërtet? Mesa duket kërcënimet e Trumpit gjatë fushatës zgjedhore për të mos i mbrojtur shtetet e NATO-s që nuk rrisin buxhetet e tyre ushtarake në përputhje me traktatin e NATO-s qenkan harruar.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha në samit se Evropa nuk duhet t'ua lërë përgjithmonë në dorë mbrojtjen e saj amerikanëve. "A duam që të tjerët të shkruajnë histori, luftërat e Vladimir Putinit, zgjedhjet në SHBA apo politikat tregtare të Kinës? Apo duam të shkruajmë historinë tonë? Unë mendoj se kemi forcë për ta shkruar atë," tha Macroni.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i paralajmëroi kolegët e tij evropianë që të mos reagojnë "me histeri” ndaj fitores së Trumpit, por të shikojnë realitetin dhe të presin politikat konkrete të Trumpit.
"Kjo mund të jetë edhe një mundësi për Europën që të ndryshojë gjërat dhe t'i shohë gjërat ndryshe”, tha Edi Rama. Në fund të fundit, shpenzimet më të larta të mbrojtjes në Evropë nën presionin e Trump çuan në një NATO më të fortë. Shpenzimet rreth dy për qind të prodhimit kombëtar bruto u rritën më shpejt, veçanërisht pas sulmit rus në Ukrainë në vitin 2022 - kur presidenti Joe Biden ishte në detyrë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili është më i prirur drejt Rusisë sesa Perëndimit, e sheh fitoren e Trumpit si një mundësi. "Shpresoj se tani do të jetë e mundur të flitet për një armëpushim dhe paqe në Ukrainë”, tha Vuçiq. Çdo marrëveshje është më e mirë se gjendja aktuale e luftës.
Shpërbërja e koalicionit qeveritar gjerman dhe BE-ja
Pas fitores së Trumpit në një periudhë të vështirë në fushën e ekonomisë dhe të politikës së sigurisë, kriza e qeverisë në Gjermani nuk është e favorshme për evropianët. Megjithatë të gjithë kolegët evropianë të Olaf Scholz-it thanë se ndryshimi i qeverisë është një proces demokratik krejtësisht normal. Edhe Austria dhe Belgjika po luftojnë aktualisht me negociata të vështira për koalicion. Zgjedhje të reja janë shpallur edhe në Irlandë, kurse në Francë qeveris një kryeministër me shumica të ndryshueshme.
Edhe vija zyrtare e Komisionit të BE-së është: një ndryshim i qeverisë në Gjermani nuk do ta nxjerrë BE-në nga binarët. Sipas presidentes së Komisionit të BE-së, shtetet anëtare kanë vështirësi për t'i përballuar vetë sfidat. "Kur qëndrojmë së bashku, kemi fuqi të madhe. Dhe kjo është forca jonë më e madhe," tha presidentja e Komisionit të BE, von der Leyen, për të cilën thuhet se nuk i ka marrëdhëniet e mira me kancelarin gjerman, Scholz.
Bashkësia Politike Evropiane (EPG) u themelua në vitin 2022 si një forum kundër Rusisë - me nismën e francezëve. Në këtë forum mund të marrin pjesë vendet anëtare të e BE-së, kandidatët për anëtarësim në BE si dhe shtetet që nuk duan të anëtarësohen në BE për të shkëmbyer me njëri-tjetrin ide dhe për të diskutuar strategji politike. Në samitin e EPG-së nuk merret asnjë vendim zyrtar.
Forumi është më shumë një lloj "takimi i shpejtë" për politikanë të lartë që përndryshe nuk takohen aq shpesh. "EPG-ja është sigurisht një ngjarje mjaft informale, edhe pse këtu takohen liderët. Është një vend për intimitet strategjik, si të thuash, me kohë të lirë edhe vetëm për të folur, pa udhëzime," thotë Steven Blockmans, ekspert për Evropën në think-tankun CEPS. Fokusi i forumit janë kontaktet shoqërore dhe diskutimet rreth çështjeve të sigurisë që prekin kontinentin./ DW
Mia Shem GAZA- Pengu izraelit, Mia Shem ka përshkruar përvojën e saj të tmerrshme në një kafaz pesë metra të l...
Foto ilustruese GJERMANI- Do të ketë zgjedhje të reja, por kur? Kancelari Olaf Scholz do që të drejtojë me qeverinë e pa...
Foto ilustruese KANADA- Personat e lindur para kohe, para javës së 37-të të shtatzënisë, kanë mesatarisht arritje m...
Biden SHBA- Emri i Joe Biden nuk ishte në fletëvotime në zgjedhjet e 5 nëntorit, por historia ka të ngjarë ta kujtojë hu...
SHBA- Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e manjatit Elon Musk, ka njoftuar se dëshiron të largohet nga Shtetet e Bashkuara pas fitores së ...
HUNGARI- Presidenti francez Emmanuel Macron foli për fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe tha se ka ardhur koha q&...
HUNGARI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Evropës dhe SHBA-s&...
Sekreatri amerikan i Shtetit Antony Blinken UASHINGTON- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken planifikon të vazhdojë të punojë p&...
Donald Trump dhe Vladimir Putin RUSI- Presidenti Vladimir Putin uroi të enjten Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet amerikane, në...
HUNGARI- Disa pamje po bëhen virale nga një incident i pazakontë në samitin e KPE. Video e cila po qarkullon në rrjet sociale t...