U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar komentet “çoroditëse” të miliarderit Elon Musk, dhe mbështetjen e tij të hapur për partinë gjermane të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AFD). Musk, burri më i pasur në botë – që ka mes tjerash në pronësi edhe platformën X, të njohur më parë si Twitter – i ka sulmuar liderët evropianë përmes një serie postimesh në rrjetin social që kontrollon.
I pyetur për ndërhyrjen e Muskut – i cili e ka quajtur Scholzin ‘budalla jokompetent’, ndërsa presidentin gjerman ‘tiran kundër demokracisë’ – kancelari gjerman ka thënë në fundjavë për revistën Stern se është e rëndësishme të ruhet qetësia para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen në Gjermani më 23 shkurt.
“Në Gjermani, gjithçka po zhvillohet sipas dëshirave të qytetarëve tanë, dhe jo komenteve çoroditëse të një miliarderi amerikan”, ka thënë Scholz përgjatë intervistës.
“Presidenti gjerman nuk është një tiran kundër demokracisë, dhe Gjermania është demokraci e fortë dhe stabile, pavarësisht se çfarë thotë Musku”.
Scholz ka thënë se mbështetja e Muskut për AfD-në e ekstremit të djathtë është “shumë më problematike sesa këto ofendime”.
Alternativa për Gjermaninë, që është duke dalë e dyta, pas konservatorëve, sipas sondazheve, “bën thirrje për lidhje më të ngushta me Rusinë dhe dëshiron dobësim të lidhjeve transatlantike”, ka thënë Scholz.
AfD e ka pranuar këtë javë se është në kontakt të rregullt me Elon Muskun.
Kancelari gjerman ka thënë se është takuar me Muskun në mars të vitit 2022, në hapjen e fabrikës së makinave Tesla në qytetin e Brandenburgut, “në kohën kur dega lokale e AfD-së protestonte kundër tij”. Gjermania nuk është shënjestra e vetme e Muskut në Evropë, kontinentin ku shumë qeveri veçse janë duke u përballur me rritje të popullzimit dhe të djathtës ekstreme.
Këtë javë, Musk ka bërë thirrje për rrëzim të kryeministrit britanik, Keir Starmer nga pushteti. Ai ka diskutuar në dhjetor me kryeministrin hungarez, Viktor Orban dhe e ka quajtur Bashkimin Evropian si jodemokratik. Ai është mbështetës entuziast i kryeministres Giorgia Meloni, e cila njihet si liderja me qasjet më të djathta prej vitit 1945 në Itali. Ekspertët besojnë se iniciativat politike të Muskut janë krejtësisht të lidhura me interesat e tij politike./REL
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump është ankua lidhur me vendimin për të mbajtur flamujt amerikanë në gjysmë sht...
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të shtunën se nënsekretari amerikan i Shtetit për Rritje Ekonom...
GJERMANI- Edhe pas gati një gjysmë shekulli të prezantimit të valutës euro, gjermanët vazhdojnë të këmbejnë ...
KINË- Kina po përballet me një fenomen të ri shëndetësor që ka shkaktuar shqetësim të gjerë pasi spitalet&nb...
SHBA- Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen e tij të shantazh...
SHBA- Një gjykatës në Shtetet e Bashkuara ka vendosur dënimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump në çështjen e p...
foto ilustruese UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione të reja në sektorin e sigurisë kibernetike ndaj kompanisë...
Hussam Abu Safiya TEL AVIV- Izraeli ka konfirmuar se po mban drejtorin e një prej spitaleve të fundit funksionale në veri të Gazës...
MEKSIKË- Një jaht me 15 turistë është përplasur në shkëmbinj dhe më pas është fundosur. Siç...
ETIOPI- Një vullkan në Etiopinë verilindore po tregonte shenja të fillimit të shpërthimit të premten, duke bërë q...