
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar deklarata të forta ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Papës, gjatë një interviste telefonike dhënë pak më parë për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’.
Trump u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Melonit, duke deklaruar se ajo nuk po mbështet mjaftueshëm aleatët perëndimorë në çështjet ndërkombëtare dhe në sigurinë globale.
“Giorgia Meloni nuk dëshiron të na ndihmojë në luftë, jam i tronditur. Mendoja se kishte guxim, por gabova”, tha Trump.
Sipas tij, kryeministrja italiane nuk po tregon vendosmëri në raport me NATO-n dhe me kërcënimin bërthamor që, sipas tij, paraqet Irani.
“Është e papranueshme, sepse asaj nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë për dy minuta, nëse do të kishte mundësinë”, deklaroi ai.
Trump shtoi se nuk ka folur me Melonin prej shumë kohësh dhe se ajo “nuk është më i njëjti person” që kishte vlerësuar vetëm pak javë më parë si “mikeshë” dhe “udhëheqëse të madhe”.
“Italia nuk do të jetë më i njëjti vend”, u shpreh presidenti amerikan.

Sulm edhe ndaj Papës
Gjatë intervistës, Trump kritikoi ashpër edhe Papën, duke thënë se Ati i Shenjtë nuk e kupton situatën reale në Iran dhe nuk duhet të flasë për luftën.
“Papa nuk ka asnjë ide se çfarë po ndodh në Iran. Nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftën, sepse nuk ka asnjë ide se çfarë po ndodh”, tha ai.
Ai shtoi më tej se regjimi iranian paraqet një kërcënim serioz dhe akuzoi udhëheqësit fetarë e politikë që, sipas tij, minimizojnë rrezikun.
Akuza për emigracionin në Evropë
Trump komentoi edhe çështjen e emigracionit, duke deklaruar se vala migratore po dëmton Italinë dhe vendet evropiane.
“Emigracioni po e vret Italinë dhe gjithë Evropën. Po shkatërrohen nga brenda”, tha ai.
Deklaratat e Trump pritet të shkaktojnë reagime të forta në Itali dhe në arenën ndërkombëtare, veçanërisht për tonin e ashpër ndaj Melonit dhe Papës.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
14 Prill16:22
Skandal shëndetësor në Pakistan! Qindra fëmijë rezultojnë të infektuar me HIV nga shiringat e ripërdorura
Një hetim sekret i BBC ka zbuluar parregullsi serioze në një spital shtetër në Pakistan, ku mbi 300 fëmijë janë infektua...
BOTA
14 Prill16:07
Një epokë e re në Forza Italia/ Vajza e madhe e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, Marina gati të hyjë në politikë?
Një valë e fortë ndryshimesh ka përfshirë Forza Italia, duke shënuar një moment të rëndësishëm tranzicion...
BOTA
14 Prill16:02
Budapesti pas Orbanit/ REL: Një sinjal i keq për Vuçiç
Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) – partia kryesore e kësaj pakice në Serbi dhe partnere prej kohësh e pushtetit s...
BOTA
14 Prill15:43
Sulmi në gjimnazin në Turqi/ Autori 19-vjeçar kishte dërguar mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale të shkollës: Jini gati
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi i armatosur këtë mëngjes në një shkollë të mesme profesionale në r...
BOTA
14 Prill15:42
Francë/ Hetim për dhënien e kontratave publike për ceremonitë zyrtare! Policia gjyqësore kryen kontrolle në Pallatin Élysée
Policia gjyqësore franceze ka zhvilluar një ndërhyrje në Pallati Élysée si pjesë e një hetimi mbi dhënien e k...
BOTA
14 Prill14:56
Lufta në Iran dhe kriza energjitike, kur vijnë lehtësimet?
Lufta në Iran ka çuar në një krizë të re energjetike dhe në rritje të çmimeve të kar...
BOTA
14 Prill14:52
Hakerat godasin “Booking”, vjedhin të dhënat e miliona klientëve
Platforma globale e rezervimeve Booking.com është përballur me një incident të ri sigurie, pasi palë të paautorizuara kan&e...
BOTA
14 Prill14:48
Meloni pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka vendosur të pezullojë marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin, e cila përfshin shkëmbim...
Piranjat News
BOTA
14 Prill14:13
Si bllokada e Ngushticës së Hormuzit i vë SHBA-të kundër Kinës
"Mbytja fillestare e anijes" në Islamabad mund të mos ketë sjellë një kolaps të armëpushimit dhe mund të ket...
Piranjat News
BOTA
14 Prill13:29
Putin humbet "kalin e tij të Trojës në Bashkimin Evropian"
Vladimir Putin po humbet “Kalin e tij të Trojës në Bashkimin Evropian” me humbjen e Viktor Orban në Hungari, th...