Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
BANGLADESH- Së paku 50 njerëz kanë vdekur në Bangladesh gjatë përleshjeve të ashpra mes policisë dhe protestuesve antiqeveritarë të dielën, sipas zyrtarëve dhe mediave vendëse. Trazirat filluan kur liderët e studentëve thirrën protesta për të kërkuar dorëheqjen e kryeministres së vendit, Sheikh Hasina.
Gazeta e përditshme e vendit, Prothom Alo, raportoi se së paku 49 njerëz vdiqën në dhunën e së dielës. Kanali 24 raportoi për së paku 50 të vdekur. Kryeministrja Hasina ka thënë se ata të cilët janë përfshirë në “sabotim” dhe në shkatërrimin e vendit në emër të protestuesve “nuk janë më studentë, por kriminelë”.
Partia në pushtet Awami League tha se kërkesa për dorëheqjen e Hasinas tregon se protestat janë marrë në kontroll nga partia kryesore opozitare e Bangladeshit, Partia Nacionaliste, dhe partia e ndaluar, Jamaat-e-Islami.
Të dielën, Qeveria njoftoi pushim në gjithë vendin nga e hëna deri të mërkurën. Gjykatat do të mbesin të mbyllura për kohë të papërcaktuar. Shërbimet e internetit mobil u ndalën të dielën, derisa Facebook dhe aplikacionet për dërgimin e mesazheve, përfshirë WhatsApp, janë të paqasshme.
Ministri për Informacion dhe Transmetim i Bangladeshit, Mohammad Ali Arafat, tha të dielën se interneti mobil u ndalua për të ndihmuar në parandalimin e dhunës. Si përgjigje për protestat, autoritetet i mbyllën shkollat dhe universitetet në gjithë vendin, si dhe shpallën orë policore. Së paku 11.000 njerëz janë arrestuar në javët e fundit.
Protestat filluan muajin e kaluar kur studentët kërkuan të hiqet një kuotë, sipas të cilës, 30 për qind të punëve qeveritare u takonin familjeve të veteranëve që luftuan në luftën e Bangladeshit për pavarësi kundër Pakistanit më 1971.
Pas përshkallëzimit të dhunës, Gjykata Supreme e vendit e uli kuotën në vetëm 5 për qind, por protestat kanë vazhduar duke kërkuar llogaridhënie për dhunën, për të cilën demonstruesit e fajësojnë Qeverinë, duke e akuzuar për përdorimin e forcës së tepruar.
Protestat janë bërë sfidë e madhe për Hasinan, e cila është lidere e Bangladeshit për 15 vjet. Në janar, ajo e fitoi mandatin e katër radhazi në zgjedhje që u bojkotuan nga kundërshtarët e saj kryesorë./ REL
Foto ilustruese VENEZUELË- Shtatë vende të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Span...
pamje nga ngjarja IZRAEL- Një palestinez goditi për vdekje me thikë një grua dhe plagosi tre të tjerë në Izrae...
Carter dhe Harris SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili është më pak se dy muaj larg ditëlindjes së tij të ...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se shpreson që Irani të tërhiqet nga kërcënimet për hakmarrje kundër...
ITALI- Një rrufe ka guditur plazhin e resortit të njohur turistik në Itali Alba Adriatica. Mediat italiane bëjnë të di...
SHBA- Në një vend ku gratë ende e kanë të vështirë të arrijnë poste të larta, shteti i Michiganit të SH...
SHBA- Doug Emhoff, bashkëshorti i zv.Presidentes Kamala Harris, pranoi të shtunën se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore gjat&eum...
ANGLI- Më shumë se 90 persona u arrestuan pasi demonstratat e ekstremit të djathtë u shndërruan në trazira të dhunshme n&eu...
IBIZA- Gjashtë turistë janë arrestuar në Ibiza, pasi nuk kanë paguar faturën e restorantit. Mediat italiane shkruajnë se tu...
RUSI- Fëmijët e një çifti spiun rus që u kthyen në shtëpi të enjten në shkëmbimin më të...