Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
MAQEDONI E VERIUT- Ka ardhur koha t'i përveshim mëngët, t’i japim fund krimit dhe të punojmë për të mirën e qytetarëve, ka deklaruar të shtunën mandatari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Hristijan Mickoski është kryetar i VMRO DPMNE-së, e cila fitoi zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj. Qeveria e re do t’i ketë 24 ministri, apo katër më shumë sesa përbërja e deritashme, ndërsa pjesë e saj, përveç VMRO DPMNE-së, do të jetë koalicioni VLEN, që e përbëjnë katër parti shqiptare dhe partia ZNAM, të cilën e përbëjnë ish-anëtar të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM).
Këto parti kanë një shumicë parlamentare prej 78 deputetëve nga 120, sa numëron gjithsej Kuvendi. Për zgjedhjen e Qeverisë së re duhet të votojnë 61 deputetë, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit, debati nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë. Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian i vendit, do të jenë prioritetet kryesore të punës së Qeverisë, sipas Mickoskit.
“Është koha t’i përveshim mëngët dhe t’i zgjidhim problemet. Bëj thirrje për unitet dhe punë të përbashkët - për një Maqedoni të re, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një jetë më të mirë për të gjithë ne. Është koha të ngrihemi në këmbë, të përdorim njohuritë tona, energjinë tonë dhe dëshirën tonë për të ndryshuar”, ka deklaruar Mickoski, duke iu referuar Maqedonisë së Veriut, emrit zyrtar të shtetit.
Sipas Mickoskit, “tani është koha që Maqedonia të bëjë më shumë për çdo qytetar, çdo maqedonas, shqiptar, turk, serb, rom, boshnjak, dhe të gjithë të tjerëve që investuan gjithçka për atdheun e tyre marrin shpërblim nga shteti”.
"Sot është një ditë historike. Do t'i japim fund periudhës së mospunës, krimit, vlerave të këqija dhe zhgënjimeve. Me zgjedhjen e Qeverisë së re reformuese, më në fund nis një kapitull i ri për vendin tonë. Maqedonia është shtëpia jonë”, është shprehur Mickoski duke shmangur përdorimin e emrit të shtetit.
Programi i punës së Qeverisë ka për bazë platformën zgjedhore të VMRO DPMNE-së prej 1198 projekteve që përfshijnë sferën ekonomike, shëndetësore, arsimore, sociale, investimet strategjike, projekte komunale dhe ato që kanë të bëjnë me integrimin.
Edhe partitë shqiptare të koalicionit VLEN, që do të jenë pjesë e Qeverisë së re, janë zotuar se do të kenë një qasje të ndryshme nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila ishte në pushtet që nga viti 2002.
Izet Mexheti, i cili në Qeverinë e re do të jetë zëvendëskryeministër i parë, ka thënë se “puna dhe jo demagogjia” do të jenë parimet mbi të cilat do të angazhohen ministrat shqiptarë në Qeveri.
“Koha e demagogjisë ka kaluar. Sot kërkohen njerëz të arsimuar, me përvojë dhe të guximshëm, që të jenë bartës të proceseve komplekse reformuese për ta bërë vendin tonë një vend normal, të zhvilluar ekonomikisht dhe të gatshëm për integrim në Bashkimin Evropian. Ne do të fokusohemi te puna, respekti për institucionet, përgjegjësia për detyrën e ndërmarrë, përmbushja e detyrimeve në kohë dhe me sukses. Atë mund ta bëjë vetëm brezi i ri që çlirohet nga barra e të vjetrës, nga hipotekat e së shkuarës, nga folklori plot fjalë e pak mund”, ka thënë Mexhiti.
Ai ka theksuar se koalicioni VLEN është fituesi legjitim i zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë akuzat e BDI-së për mos respektim të votës shqiptare. Si zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e ardhshme, Mexhiti tha se ndryshe nga paraardhësi i tij Artan Grubi, “nuk do të luajë futboll me ministrat në kabinet, nuk do të dalë me valixhe para institucioneve publike dhe nuk do të merrem me bizneset e lotarisë dhe kazinove”.
VMRO DPMNE-ja, dhe partnerët e saj të koalicionit “Maqedonia Ime”, do të kenë numrin më të madh të ministrive, gjithsej 16. Ministër i Punëve të Brendshme është propozuar, Pançe Toshkoski ndërsa i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë pritet të drejtohet nga Timço Mucunski, ndërsa Ministria e Transportit nga Aleksandar Nikollovski, i cili është propozuar edhe për zëvendëskryeministër.
Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Gordana Dimitrieska-Koçoska, ndërsa të Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe të Arsimit, Vesna Janevska. Ivan Stoilkoviq nga Partia Demokratike Serbe do të drejtojë Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike. Caktimi i Stoilkoviqit për ministër ka nxitur reagime të shumta pasi Stoilkoviq konsiderohet i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodikun, si dhe kultivon marrëdhënie të mira me Rusinë.
Koalicioni VLEN, që përbëhet nga katër parti shqiptare, në Qeverinë e re do të drejtojë gjashtë ministri. Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë pritet të jetë Izet Mexhiti. Besar Durmishi do të drejtojë Ministritë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, ndërsa Fatmir Limani, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.
Arben Taravari është propozuar për ministër të Shëndetësisë, ndërsa Arben Fetai për zëvendëskryeministër. Orhan Murtezani pritet të drejtojë Ministrinë e re për Eurointegrime. Pjesëmarrja e koalicionit VLEN në Qeveri, për Bashkimin Demokratik për Integrim është jolegjitime, pasi BDI-ja, e cila drejton Frontin Evropian, thotë se opozita e deritanishme shqiptare ka humbur zgjedhjet më 8 maj, andaj edhe nuk mund t’i përfaqësojë shqiptarët.
BDI-ja pretendon se VLEN-i i ka “dëmtuar interesat shqiptare” duke pranuar rolin e “vasalit” në Qeverinë e Mickoskit. Por, nga koalicioni VLEN thonë se BDI-ja në zgjedhje ka marrë vota nga të gjitha bashkësitë etnike me të cilat ishte në koalicion, andaj edhe nuk mund të pretendojë në legjitimitetin e votës shqiptare. BDI-ja ishte pjesë e Qeverive të Maqedonisë së Veriut, qoftë me VMRO DPMNE-në apo LSDM-në, që nga viti 2002./ REL
Paul Whelan RUSI- Ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, i cili është duke dënuar me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat që ai dhe...
Foto ilustruese KIEV- Ministria e Energjisë në Ukrainë dhe operatori kombëtar i rrjetit, Ukrenerho kanë thënë se infrast...
Nigel Farage ANGLI- Nigel Farage, lider i partisë britanike kundër migrimit, “Reforma në Mbretëri të Bashkuar”, ë...
GREQI- Një zjarr masiv ka përfshirë Greqinë pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në...
Foto ilustruese ARABI SAUDITE- Qindra njerëz mendohet se kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite –...
Foto ilustruese GAZA- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se zyrat e tij në Gazë janë dëmtuar prej ...
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti BRUKSEL- Në prag të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë,...
Foto ilustruese UKRAINË- Negociatat e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë në BE pritet të fillojnë javën e ardhshme....
Foto ilustruese MAQEDONI- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën seancën për votimin e Qeverisë...
Foto ilustruese SPANJË- Barcelona ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vit...