BOTA

Sekretari i Marinës së SHBA, John Phelan u rendit si pasagjer në aeroplanin privat të Jeffrey Epstein në vitin 2006

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 20:50

Sekretari i Marinës së SHBA, John Phelan u rendit si pasagjer në

Sekretari i Marinës së SHBA-së, John Phelan, figuron në një manifest (deklaratë e shkruar), fluturimi të gjetur mes miliona dokumenteve të lidhura me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të cilat janë publikuar muajt e fundit. Dokumentet tregojnë se ai fluturoi në vitin 2006 nga Londra në Nju Jork me avionin privat të Epstein.

Manifesti e liston Phelan-in së bashku me 12 pasagjerë të tjerë, përfshirë Epstein-in dhe me sa duket Jean-Luc Brunel, një agjent francez mode dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Epstein, i cili po përballej me akuza për sulm seksual dhe përdhunim të një të mituri kur u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në vitin 2022. Emri i Brunel-it duket se është shkruar gabim në manifest si “Jean Luk Brunnel”.

Gjashtë emra në listë janë të redaktuar. Fluturimi u nis nga Londra drejt Nju Jorkut pasditen e 3 marsit 2006. Phelan refuzoi të komentojë përmes një zëdhënësi të Marinës. shkruan Piranjat.news. Një mik i ngushtë i Phelan-it konfirmoi se ai ishte në bord të fluturimit, por theksoi se kjo ishte e vetmja herë që Phelan kishte ndonjë kontakt me Epstein-in dhe se ai ishte ftuar të fluturonte nga CEO i Bear Stearns, Jimmy Cayne, i cili vdiq në vitin 2021.

Sekretari i Marinës së SHBA, John Phelan u rendit si pasagjer në

Trump e njoftoi Phelan si zgjedhjen e tij për sekretar të Marinës në nëntor 2024, duke thënë se ai "ka shkëlqyer në çdo përpjekje". 

Phelan, i cili në atë kohë punonte në sektorin financiar, nuk e dinte se do të udhëtonte me avionin e Epstein-it derisa mbërritën, tha miku i tij për CNN. Gjatë fluturimit, Epstein u prezantoi financierëve të tjerë një koncept tatimor për të cilin Phelan “nuk kishte aspak interes”, sipas mikut, dhe Phelan nuk foli apo nuk pati më asnjë ndërveprim me Epstein-in pas kësaj.

Tre pasagjerë të tjerë, të gjithë me lidhje të dukshme me sektorin financiar, janë të listuar në dokument. Sipas detajeve në manifest, avioni një Boeing 727, ishte një nga avionët famëkeq në pronësi të Epstein-it. Nuk ka asnjë provë që Phelan ishte në dijeni të ndonjë veprimtarie të paligjshme të Epstein-it apo bashkëpunëtorëve të tij kur mori këtë fluturim. Epstein u padit për herë të parë në Florida disa muaj më vonë, në korrik 2006, për kërkim të shërbimeve të prostitucionit, një vepër penale.

Sekretari i Marinës së SHBA, John Phelan u rendit si pasagjer në

Phelan, një biznesmen pa përvojë të mëparshme ushtarake, ishte më parë themelues dhe kryetar i Rugger Management LLC, një firmë private investimi që e krijoi në vitin 2022, përpara se të konfirmohej si sekretar i Marinës në mars 2025. Manifesti ishte pjesë e një publikimi dokumentesh nga Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve vitin e kaluar. Redaktimet nëpër dokumente përdoren kryesisht për të mbrojtur emrat e viktimave dhe informacione të tjera identifikuese, sipas faqes së Departamentit të Drejtësisë që i publikon dosjet. Departamenti i Drejtësisë publikoi rreth tre milionë dokumente të tjera lidhur me Epstein-in javën e kaluar, shkruan Piranjat.news

Phelan dhe bashkëshortja e tij janë koleksionistë të njohur arti dhe kanë mbledhur miliona dollarë fonde për fushatën e Presidentit Donald Trump, përfshirë organizimin e një darke luksoze për mbledhje fondesh për Trump në gusht 2024. Trump e shpalli Phelan-in si zgjedhjen e tij për sekretar të Marinës në nëntor 2024, duke thënë se ai ka “shkëlqyer në çdo përpjekje”.

“John do të jetë një forcë e jashtëzakonshme për shërbyesit tanë detarë dhe një udhëheqës i palëkundur në avancimin e vizionit tim ‘America First’,” tha Trump në atë kohë, shkruan Piranjat.news. “Ai do ta vendosë biznesin e Marinës së SHBA-së mbi gjithçka tjetër.”

Emrat e disa zyrtarëve të tjerë aktualë dhe ish-zyrtarë të administratës Trump shfaqen në publikimin më të fundit të dosjeve të Epstein-it, përfshirë vetë presidentin; Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick; ish-Sekretarin e Punës Alexander Acosta; ish-strategun kryesor të Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon; dhe Elon Musk, i cili drejtoi për disa muaj Departamentin e Efiçencës Qeveritare të Trump. Autoritetet nuk i kanë akuzuar asnjërin prej tyre për ndonjë shkelje ligjore./ CNN, përktheu M.K-Piranjat.news

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë