"Shqipëria nuk shitet"/ Nis grumbullimi i qytetarëve për tubimin e pestë për Zvërnecin, protestuesit: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...

SERBI- Serbia dhe Hungaria nënshkruan të martën në Beograd një dokument që konkretizon marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes të arritur në vitin 2023. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se beson që kjo marrëveshje do të pasohet me një afrim të mëtejmë drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë.
“Për këtë vendos pala hungareze, vendosin parlamentet e Hungarisë dhe Serbisë. Marrëdhëniet tona janë më shumë se të mira dhe kryeministri Viktor Orban dhe unë kemi shprehur dëshirën që të vazhdojmë me përshpejtimin dhe afrimin e mëtejshëm të qëndrimeve tona në sferën e mbrojtjes”, tha Vuçiç pas nënshkrimit.
Beogradi reagoi ashpër në mes të marsit ndaj deklaratës së nënshkruar në atë kohë në Tiranë nga Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, të cilën pjesëmarrësit e përshkruan si një dokument që synon forcimin e bashkëpunimit për t’u përballur me sfidat e sigurisë që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal. Nga ana tjetër, Serbia e quajti atë provokim dhe kërcënim për stabilitetin.
Dokumentin e ri mes Serbisë dhe Hungarisë e nënshkruan ministrat e mbrojtjes, Bratisllav Gashiq dhe Kristof Szalay-Bobrovniczky. Siç është bërë e ditur, Beogradi dhe Budapesti kanë rënë dakord për 79 aktivitete të përbashkëta në fushën e mbrojtjes gjatë vitit 2025, duke përfshirë trajnime të përbashkëta, ushtrime me helikopterë dhe aktivitete të tjera, bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, siguri kibernetike, operacione paqeruajtëse, edukim dhe mjekësi ushtarake.
“Hungaria është gjithmonë në anën e ruajtjes së paqes dhe Serbia është gjithmonë aleate në këtë drejtim”, tha ministri hungarez i Mbrojtjes Kristof Szalay-Bobrovniczky.
Vuçiç nuk dha më shumë detaje rreth idesë për një aleancë ushtarake serbo-hungareze. As pala hungareze, as ajo serbe, nuk kanë folur për këtë temë, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk janë lejuar pyetje nga gazetarët. Vuçiç tha se Beogradi, pasi vitin e kaluar bleu nga Budapesti transportues të blinduar BTR-80A, është i interesuar për blerjen e sistemeve të tjera të mbetura në Hungari nga periudha sovjetike, si dhe për blerjen e automjeteve të reja luftarake Lynx KF-51, të cilat Hungaria i prodhon në bashkëpunim me kompaninë gjermane, Rheinmetall. Ai shtoi se Hungaria blen nga Serbia municion të kalibrit 7.62 mm dhe është e interesuar për automjete luftarake 8x8 të prodhuara në Serbi.
“Na pret shumë punë e përbashkët në fushën ushtarake. Gjithçka që bëjmë do të thotë më shumë siguri për qytetarët e të dy vendeve”, tha Vuçiç.
Presidenti serb shtoi se së shpejti pret që të takohet me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të dokumentit në fushën e mbrojtjes u tha po ashtu se këmbimi tregtar mes Serbisë dhe Hungarisë ka tejkaluar 3 miliardë euro dhe se Hungaria është partnerja e pestë më e madhe ekonomike e Serbisë. Ndryshe, që nga dhjetori i vitit 2006, Serbia është anëtare e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Në fund të vitit 2007, ajo shpalli neutralitetin ushtarak përmes një rezolute të Kuvendit për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, Serbia ka mbajtur dhjetëra stërvitje ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Federatën Ruse dhe Bjellorusinë. Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Serbia nuk ka marrë pjesë në stërvitje ushtarake as me Lindjen, as me Perëndimin. Përjashtimi ndodhi në vitin 2023, kur për 15 ditë ajo zhvilloi në territorin e saj stërvitjen “Ujku Platin” me SHBA-në dhe vende të tjera anëtare të NATO-s në bazën ushtarake “Jug”.
ISLANDË- Një vullkan shpërtheu sërish në jug të kryeqytetit të Islandës të martën, duke nxjerrë lav&eum...
MAQEDONI E VERIUT- Autoritetet maqedonase kanë arrestuar ditën e sotme një pjestar të sigurmit të kryeministrit, Hristijan ...
FRANCË- Marine Le Pen është një ikonë e së djathtës nacionaliste të Francës një nga figurat politike më...
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të hënën se kishte disa kandidatë potencialë për ambasador të SHBA-së në Kombet...
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha tha sot se Ukraina do të punojë me Shtetet e Bashkuara drejt një teksti t&eu...
EUROPA- Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Ukraina kanë diskutuar për kornizat e mundshme të nj&...
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump tha të hënën se dënimi i lideres së ekstremit të djathtë francez Marine...
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka dalë në mbështetje të Marine Le Pen, pasi ajo u shpall fajtore me akuzën se ka shp&e...
BRITANI E MADHE- Ministri britanik për biznesin, Jonathan Reynolds, deklaroi se tarifat e SHBA-së ndaj Britanisë do të tërhiqen shum&...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka folur për tarifat që SHBA i ka vendosur BE-së. Von der Leyen theksoi se Ev...