BOTA

Analiza: Rusia kërkon heqjen e sanksioneve për armëpushim, BE-ja nuk është e gatshme për këtë

M.B. Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 11:53

Analiza: Rusia kërkon heqjen e sanksioneve për armëpushim, BE-ja

EUROPA- Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Ukraina kanë diskutuar për kornizat e mundshme të një armëpushimi. Njëri opsion synon mbrojtjen e infrastrukturës energjetike, si termocentralet dhe linjat e transmisionit, dhe një tjetër përqendrohet në uljen e aktivitetit ushtarak në Detin e Zi.

Një nga kërkesat kryesore të Moskës është bërë publike: lehtësimi i sanksioneve. Në një deklaratë të Kremlinit të lëshuar pas marrëveshjes për armëpushim në Detin e Zi më 25 mars, Moska deklaroi se do ta respektojë marrëveshjen vetëm nëse Perëndimi heq pjesërisht sanksionet e vendosura pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë.

Kjo kërkesë përfshin heqjen e kufizimeve për eksportet e plehrave dhe kompanitë e sigurimeve që i mbulojnë ato, si dhe qasjen e disa bankave ruse në sistemin global të pagesave SWIFT. Disa liderë të Bashkimit Evropian tashmë e kanë refuzuar kërkesën e Moskës, veçanërisht gjatë një takimi më 27 mars në Paris, ku zyrtarë të lartë nga më shumë se 30 vende u mblodhën për të diskutuar për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Në biseda me Radion Evropa e Lirë, diplomatë evropianë kanë vënë në dukje se deklarata e Shtëpisë së Bardhë e lëshuar atë ditë nuk përmendte aspak lehtësimin e sanksioneve. Duke iu referuar bisedimeve të fundit për armëpushim në Riad, një ambasador i BE-së i ka thënë REL-it se “asnjë marrëveshje nuk u arrit për këtë në Arabinë Saudite, ndaj nuk ka asgjë për të vendosur nga ana jonë”.

Evropianët nuk kanë qenë të pranishëm në bisedimet për armëpushim, por ata kanë një ndikim të madh mbi sanksionet ndaj Rusisë. Së pari, SWIFT është një kompani belge dhe BE-ja ka përjashtuar 23 banka ruse deri më tani, përfshirë gjigantët financiarë si Sberbank dhe Bank Otkritie. Ata janë gjithashtu të vetëdijshëm se marrëdhëniet tregtare të Rusisë me Evropën janë shumë më të thella sesa me Shtetet e Bashkuara.

Edhe para pushtimit në shkallë të gjerë, eksportet amerikane në Rusi përbënin më pak se 0.5 për qind të eksporteve të përgjithshme amerikane në mbarë botën. Për BE-në, kjo shifër ishte gjashtë për qind, që përkthehet në 250 miliardë euro. Kur BE-ja vendosi sanksionet, ndikimi mbi Moskën ishte i madh. Sipas vlerësimeve të David O'Sullivanit, zyrtarit përgjegjës për sanksionet e BE-së, masat kufizuese i kanë privuar Rusisë më shumë se 450 miliardë euro të ardhura që nga fillimi i vitit 2022. A po shqyrton BE-ja lehtësimin, qoftë edhe të pjesshëm, të sanksioneve ndaj Rusisë?

Përgjigja që REL-i ka dëgjuar vazhdimisht është një “jo” e thjeshtë ose “do ta refuzojmë këtë”. Zyrtarët theksojnë sulmet e vazhdueshme me dronë dhe me raketa nga Rusia në Ukrainë, si dhe përfundimet e mbledhjes së fundit të BE-së, që sinjalizoi një mundësi për rritjen e sanksioneve, jo lehtësimin e tyre. Siç thuhet në rezultatet kryesore të Samitit të Këshillit Evropian të 20 marsit mbi Ukrainën, “Bashkimi Evropian mbetet i gatshëm të rrisë presionin ndaj Rusisë, përfshirë me masa të mëtejshme sanksionesh dhe forcimin e zbatimit të masave ekzistuese”.

Komisioni Evropian ende nuk ka ftuar shtetet anëtare për të ashtuquajturat “seanca rrëfimi për sanksionet” për të diskutuar për një pako të re sanksionesh - e cila do të ishte e 17-ta në tre vjet - por po shqyrton mbylljen e hapësirave ligjore që lejojnë shmangien e sanksioneve. Përfundimet e mbledhjes së Këshillit Evropian më 20 mars u miratuan nga 26 prej 27 shteteve anëtare të BE-së. Cili vend nuk u pajtua? Hungaria, e cila për një kohë të gjatë ka qenë kritike ndaj sanksioneve të BE-së.

Kjo është e rëndësishme për një arsye: Heqja e sanksioneve të BE-së në fusha të caktuara kërkon unanimitet dhe kjo thjesht nuk ekziston për momentin. Siç u përmend më herët, shumë shtete anëtare po kërkojnë më shumë sanksione, jo më pak. Por, ja ku qëndron sfida: Çdo gjashtë muaj, në janar dhe korrik, e gjithë pakoja e sanksioneve duhet të zgjatet dhe kjo gjithashtu kërkon miratim unanim.

Pikërisht këtu Hungaria, dhe ndoshta edhe vende të tjera, mund të ndërhyjnë për të filluar uljen e sanksioneve. Në janar, Budapesti kërcënoi se do të bllokonte rinovimin e sanksioneve dhe dha dritën e gjelbër vetëm pasi mori garanci me shkrim se nafta ruse do të vazhdonte të rrjedhte në Hungari.

Diplomatët e BE-së me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë tashmë frikësohen për atë që mund të ndodhë me zgjatjen e sanksioneve në korrik, dhe për lëshimet që mund të jenë të detyruar të bëjnë për ta siguruar miratimin e tyre të plotë. Samiti i rregullt i BE-së në fund të qershorit pritet të përfshijë negociata intensive mbi këtë çështje, me Hungarinë që synon të marrë më shumë fonde të ngrira të BE-së për veten e saj, ndërsa disa shtete anëtare janë të etura për të nisur bisedimet e pranimit të Ukrainës në BE deri në verë - një hap që Budapesti e ka bllokuar deri më tani.

Lejimi i kthimit të disa bankave ruse në SWIFT dhe heqja e ndalimeve mbi plehrat ruse mund të jenë opsionet më të lehta në këtë drejtim. Por, sigurisht, gjithçka do të varet nga situata në terren në Ukrainë në atë kohë. Një gjë është e qartë, megjithatë: Pavarësisht refuzimeve të menjëhershme nga diplomatët evropianë, Moska ka mbjellë një farë.

Siç i ka thënë REL-it një diplomat evropian, “besoj se kjo është një metodë e zgjuar që rusët kanë nisur. Ata po fusin kërkesa të gjera në bisedimet për armëpushim që, në fakt, i përkasin një diskutimi të plotë për paqen. Këtë herë duhet të jemi ne ata që jemi 'transaksionalë' dhe ta japim këtë mjet të fuqishëm vetëm për një çmim të drejtë”.

Pra, cili mund të jetë ky çmim i drejtë? Në një farë mënyre, zyrtarët evropianë do të kërkojnë nga Kievi të japë përgjigjen. Por, sipas burimeve me të cilat ka biseduar REL-i, mundësitë përfshijnë një lehtësim të kufizuar të sanksioneve në këmbim të ngrirjes së vijave të frontit, mosnjohjes së territoreve të okupuara si ruse dhe vazhdimin e furnizimeve ushtarake perëndimore për Ukrainën, me opsionin e rikthimit të sanksioneve në rast të shkeljeve. Pyetja është nëse Brukseli dhe Kievi mund ta bindin Moskën ta pranojë një marrëveshje të tillë dhe çfarë mendimi do të ketë Uashingtoni për të./ REL

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan