Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

KOSOVË- Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me maturantë një ditë më parë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç.
Daçiq tha në një njoftim se “polici i Kosovës Dylot Brahimi do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe, pa parashkrim, sa herë që kjo të jetë e mundur”.
Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës. Incidenti në Mitrovicën e Veriut më 23 maj shkaktoi reagime të shumta kryesisht për shkak të mënyrës se si i ishte përgjigjur atij një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi.
Polici është kritikuar se veproi në mënyrë “selektive” dhe përdori “forcë të tepruar” kur e ndali një maturant serb të Kosovës gjatë një feste të maturantëve në Mitrovicën e Veriut për shkak se, siç thuhet, ai i kishte provokuar njerëzit në një kafene aty pranë.
Policia e Kosovës për rajonin e veriut njoftoi më 23 maj se parada e maturantëve serbë në qendër të Mitrovicës së Veriut përfundoi "qetësisht dhe pa ndonjë problem", por shtoi se Policia duhej të ndërhynte gjatë festimeve për shkak të disa provokimeve, dhe se situata u qetësua dhe se festa vazhdoi.
Në deklaratën e policisë nuk saktësohet se kush kë po e provokonte dhe në çfarë mënyre. Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet një maturant gjatë paradës duke treguar gishtin e mesëm në drejtim të një kafeneje, ndërsa nga aty një klient, siç thuhet, po bënte me duar simbolin e shqiponjës dykrenore – e cila është simbol në flamurit kombëtar shqiptar.
Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj incidentit duke thënë se ndihej "thellësisht i tronditur" dhe e dënoi "përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut".
Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si "Kosova është zemra e Serbisë".
Sveçla publikoi në Facebook një video ku dëgjohen maturantët duke kënduar këngën "Vidovdan" dhe duke bërtitur "Kosova është zemra e Serbisë" pranë urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut. Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për incidentin e 23 majit në Mitrovicën e Veriut.
“Përfshirje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave të popullit serb, pezullim i mbështetjes politike dhe logjistike për Policinë e Kosovës derisa të vendoset llogaridhënia dhe respekti për të drejtat themelore të serbëve”, tha Ministria serbe të shtunën.
Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, dënoi incidentin, duke thënë se “përdorimi i mundshëm i forcës kundër të rinjve është një goditje serioze ndaj vlerave themelore demokratike”, dhe shtoi se kjo ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve në veri të Kosovës.
Rashiq është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, dhe partia e tij fitoi gjithashtu një ulëse në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt.
Ai i kërkoi ministrit Sveçla t’i marrë të gjitha masat e mundshme, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten, dhe njoftoi se do të kërkojnë edhe një hetim nga Inspektorati i Policisë së Kosovës. Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - e quajti incidentin "plotësisht të papranueshëm" dhe se pretendoi se institucionet që duhet të sigurojnë paqe “po përdoren për të përhapur frikë dhe presion me motiv etnik”.
"Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtij rasti, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e policëve që kanë keqpërdorur kompetencat e tyre", thuhet në deklaratë. Edhe Lëvizja Popullore Serbe dhe Demokracia Serbe kërkuan hetim dhe e quajtën ngjarjen "dhunë institucionale ndaj fëmijëve serbë nga Policia e Kosovës"./ REL
SHBA- Gjashtë personat në bordin e një aeroplani turistik që u rrëzua në një zonë banimi të San Diegos kanë ...
KOSOVË- Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar sërish në lidhje me incidentin e regjistruar në Mitro...
STAMBOLL- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u takua sot në Stamboll me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa. Takimi, i cili ishte i panj...
RUSI- Rusia dhe Ukraina i kanë këmbyer të shtunën qindra ushtarë, nga 307 prej secilës palë - në ditën e dytë...
EUROPA- Bashkimi Evropian thotë se mbetet i përkushtuar për të arritur një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara t&eu...
GJERMANIA- Shifrat që paraqiti ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexandër Dobrindt janë konkrete. Dobrindti tha pak d...
SHBA- Kina dhe Amerika po garojnë për Inteligjencën Artificiale më të mirë. Kush po fiton? Gara është më e fort&e...
EUROPA- Ndërthurja e ekonomisë me moralin na ndihmon të kuptojmë rezultatet politike.Për pjesën më të madhe të sh...
GJERMANI- Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi me thikë në stacionin e trenit në Gjermani. Sipas mediave të huaja të pakt&...
RUSI- Rusia do të jetë gati t'i paraqesë Ukrainës një plan formal zgjidhjeje sapo të përfundojë shkëmbi...