BOTA

Serbia po e humb tregun e Kosovës, bien ndjeshëm importet e mallrave

n.f Përditësimi i fundit 4 Korrik 2024, 12:22
Serbia po e humb tregun e Kosovës, bien ndjeshëm importet e mallrave
Foto ilustruese

KOSOVË- Serbia nuk është më në vendet kryesore që dominon për nga importi i mallrave në Kosovë. Në dy vitet e fundit importi nga Serbia ka rënë me 70 për qind. Ndërsa, ka rritje të importit nga ana e Shqipërisë për rreth 25 për qind. Në muajin që lamë pas është bërë një vit që kur Kosova ka vendosur masën e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe.

Nga atëherë e deri ma tani, vërehet se Serbia ka filluar ta humbë tregun e Kosovës. Bazuar në të dhënat e Doganës del se ka rënie të dukshme të mallrave të importuara nga Serbia. Në periudhën janar-maj janë importuar mallra në vlerë prej 42.3 milionë eurosh. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 74.99 milionë euro.

Bazuar në këto të dhëna del se gjatë periudhës 5-mujore janë importuar sasi mallrash nga Serbia 115 mijë e 234 tonë. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 183 mijë e 755 tonë mallra “Made in Serbia”.

Sipas të dhënave shteti serb nuk është më në pesë vendet që dominon për nga importi i mallrave. Turqia prin si vendi me importin më të madh, e ndjekur nga Gjermania, Kina, Greqia dhe Shqipëria.

Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu në një deklarimi për media ditë më parë ka thënë se pas vendosjes së masave të sigurisë nga Qeveria, ka rënie të importit nga Serbia për rreth 70 për qind, ndërsa ka rritje të importit nga ana e Shqipërisë për rreth 25 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Qeveria ka vendosur një masë e cila është bazuar në kontekstin e sigurisë që kemi në rrjedhën e ngjarjeve të qershorit të vitit të kaluar, e cila më pas ka vazhduar me përshkallëzim, edhe me sulmin që ka ndodhur në Banjskë. Ne duke marrë parasysh që kemi kapacitete që mundësojnë kontrolle bazuar në analizën e riskut, jemi zotuar për të bërë procedorimin e bordit për aq sa ne kemi kapacitete të kontrollit.

Në këtë rast ne kontrollojmë aq sa mund të kemi kapacitetin tonë, dhe kjo ka ndikuar që të ketë një reduktim prej rreth 70 për qind të importit në përgjithësi. Mirëpo, me rëndësi është që masa ka qenë efikase duke treguar që nuk kemi pasur infiltrim ose tentim të kontrabandimit të armatimit dhe pajisjeve tjera. Ne sivjet kemi një rritje të theksuar ndaj importit me Shqipërinë. Prej 122 milionë euro sa ka qenë viti i kaluar, në katër mujor, është 130 milionë, që i bie diku afër 25 për qind rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor 2023 nga Qeveria e Kosovës, atë ditë kur u rrëmbyen tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Më vonë Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Një vit pas këtij vendimi kanë reaguar në Qeverinë e Serbisë, duke thënë se u është bërë dëm në vlerë prej 210 milionë eurosh. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është ankuar se Kosova i ka shkaktuar dëm rreth 210 milionë euro, me vendimin e para një viti për vendosjen e masës së sigurisë për produktet serbe që hyjnë në Kosovë.

Drejtori i kësaj Zyre, Petar Petkoviq, është shprehur se me këtë vendim kryeministri Albin Kurti i ka shkelur në mënyrë drastike përveç marrëveshjet e Brukselit, edhe të drejtat e serbëve.

“Kurti shkel drejtpërdrejt edhe CEFTA-n edhe Marrëveshjen e Brukselit dhe në këtë kuptim, kur shikon dëmin më të drejtpërdrejtë të shkaktuar nga ky vendim, tani është rreth 210 milionë euro, por dëmi real në fakt është shumë, shumë më i madh. Së pari, më të kërcënuarit janë serbët në Kosovë dhe Metohi, sepse shumë dyqane që vareshin drejtpërdrejt nga mallrat serbe, dyqane të vogla, janë mbyllur”.

Lidhur me ndalimin një vjeçar të produkteve serbe, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kërkoi nga të dyja palët – Kosova dhe Serbia – që të mos marrin vendime të njëanshme.

“Është qëndrim i Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia në çdo gjë që bëjnë duhet t’u përmbahen marrëveshjeve të lidhura në Dialog (Beograd-Prishtinë) dhe të parandalojnë ose të përmbahen nga lëvizjet që nuk janë të koordinuara dhe të njëanshme”. Si rezultat i ndikimit të kësaj mase, Kosova ka ndërruar partnerët e saj për importimin e mallrave.

Serbia e cila ka qenë një ndër vendet nga është importuar më së shumti mall nga vendet e CEFTA-s, tash qëndron e treta në radhë me vetëm 3.4 për qind, sipas të dhënave të ASK-së për tregtinë e jashtme të publikuara në fund të majit. Para Serbisë është Shqipëria me 5.5 për qind dhe Maqedonia e Veriut me 5.3. Sipas ASK-së, importet nga vendet e CEFTA-s kanë arritur vlerën e 926 milionëve apo 15,7% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 7,4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023./ Monitor

kosova serbia importe

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan