
IRAN- Shtetet e Bashkuara kanë informuar aleatët se besojnë se Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi për luftën e saj kundër Ukrainës, sipas dy personave me dijeni për këtë çështje. Ata nuk thanë se sa armë janë dorëzuar apo kur mund të kenë ndodhur transferimet e tyre, por konfirmuan se zbulimi amerikan ka arritur në këtë përfundim. Ata folën në kushte anonimiteti për të diskutuar për një çështje që nuk është bërë publike.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të konfirmojë dërgimin e armëve, por përsëriti shqetësimin se Irani po thellon mbështetjen ndaj Rusisë. Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Iranin prej muajsh që të mos transferojë raketa balistike në Rusi.
“Çdo transferim i raketave balistike iraniane në Rusi do të përbënte një përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe do të shkaktonte vrasjen e më shumë civilëve ukrainas”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Sean Savett. "Ky partneritet kërcënon sigurinë evropiane dhe tregon se ndikimi destabilizues i Iranit arrin përtej Lindjes së Mesme dhe në mbarë botën."
Ky vlerësim i Shteteve të Bashkuara vjen ndërsa Kremlini përpiqet të zmbrapsë ofensivën e befasishme të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, po u kërkon me këmbëngulje aleatëve që të lejojnë vendin e tij të përdorë raketa të dërguara nga perëndimi për të goditur thellë brenda Rusisë dhe për të goditur zonat nga ku Moska ndërmerr sulmet ajrore.
Irani, siç ka bërë me përfundimet e mëparshme të zbulimit amerikan, mohoi t'i kishte ofruar Rusisë armë për luftën e saj në Ukrainë.
“Irani e konsideron si çnjerëzore dhënien e ndihmës ushtarake palëve të përfshira në konflikt – që çon në rritje të viktimave, shkatërrim të infrastrukturës dhe i bën më të largëta negociatat e armëpushimit”, sipas një deklarate të misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara.
"Kështu, jo vetëm që Irani nuk përfshihet në veprime të tilla, por gjithashtu u bën thirrje vendeve të tjera që të ndërpresin furnizimin me armë për palët e përfshira në konflikt", vazhdon deklarata.
Drejtori i CIA-s, William Burns, i cili ishte në Londër të shtunën për një paraqitje të përbashkët me homologun e tij të zbulimit britanik, paralajmëroi për marrëdhëniet në rritje dhe "shqetësuese" të mbrojtjes që përfshijnë Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, të cilat sipas tij kërcënojnë Ukrainën dhe aleatët perëndimorë në Lindjen e Mesme. Shtëpia e Bardhë ka qenë e shqetësuar prej muajsh për një marrëveshje të mundshme midis Iranit dhe Rusisë./VOA
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
8 Shtator17:24
Scholz kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë...
E.D
BOTA
8 Shtator17:23
10 foto që tregojnë fuqinë shkatërruese të tajfunit vdekjeprurës Yagi
AZI- Tajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme që ka goditur Azinë këtë vit, arriti të premten në brigjet e provincës Hainan ...
E.D
BOTA
8 Shtator17:23
Sulm me armë në vendkalimin kufitar Bregu Perëndimor-Jordani, vriten 3 izraelitë
IZRAEL- Zyrtarët izraelitë thanë se tre persona u qëlluan për vdekje në pikën kufitare midis Bregut Perëndimor dhe Jor...
E.D
BOTA
8 Shtator15:56
VIDEO/ U vdes vajza në operacion, familjarët dhunojnë mjekët në itali
ITALI- Një video është publikuar nga mediat italiane nga sulmi që ndodhi dje ndaj stafit mjekësor në spitalin e Policlinico...
E.D
BOTA
8 Shtator15:27
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Vritet komandanti i Hamasit, dhe katër anëtarë të familjes së tij
GAZA- Zëvendësdrejtori i Shërbimit të Emergjencave Civile në Gaza dhe katër anëtarë të familjes së tij jan&e...
E.D
BOTA
8 Shtator15:16
FOTO/ Përleshje masive në Turqi, shishe qelqi e gurë, pushuesit largohen të tmerruar
TURQI- Një përleshje mes bandave në Turqi ka detyruar qindra pushues britanikë të largohen nga një rrip popullor. Gjithashtu nga...
E.D
BOTA
8 Shtator14:57
Rumania ngre alarmin: Një dron rus ka shkelur hapësirën tonë ajrore!
RUMANI- Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrain...
E.D
BOTA
8 Shtator14:52
Masakra në SHBA, nëna e autorit 14-vjeçar kishte paralajmëruar shkollën për të shtënat
SHAB- Nëna e Colt Grey, 14-vjeçari që vrau katër persona në shkollën e mesme Apalachee në SHAB, tha se kishte lajmër...
E.D
BOTA
8 Shtator14:44
Ukraina e vazhdon trysninë për armët me rreze të gjata, për t’i ndalur sulmet ajrore ruse
UKRAINA- Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë...
E.D
BOTA
8 Shtator14:41
Nga Lindja e Mesme te Ukraina, Blinken vizitë në Londër
LONDËR- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Londrën javën e ardhshme për të diskutuar mbi Lindjen ...