BOTA

SHBA deklaroi se nuk do të ndërpriste ndihmat për Izraelin, vijojnë bombardimet në Gaza dhe Liban, të paktën 46 viktima në orët e fundit

M.B. Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 07:44

SHBA deklaroi se nuk do të ndërpriste ndihmat për Izraelin,

LINDJE E MESME- Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, përfshirë 11 në një kafene të improvizuar në një pjesë të shpallur zonë humanitare nga Izraeli, thanë mjekët. Në Liban, avionë luftarakë goditën të martën periferitë jugore të Bejrutit dhe vranë 33 persona në pjesë të tjera të vendit.

Bombardimet e fundit erdhën pasi Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do të reduktonin mbështetjen e tyre ushtarake për Izraelin pas kalimit të një afati për lejimin e më shumë ndihmave humanitare në Gazë. Departamenti i Shtetit përmendi disa përparime, edhe pse grupet ndërkombëtare të ndihmave thanë se Izraeli nuk kishte arritur të përmbushte kërkesat e Shteteve të Bashkuara.

Në Liban, shpërthime të mëdha tronditën periferitë jugore të Bejrutit - një zonë e njohur si Dahiyeh, ku organizata Hezbollah ka një prani të konsiderueshme - menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime evakuimi për 11 shtëpi të zonës. Nuk pati të dhëna të menjëhershme për viktima. Ushtria izraelite tha se kishte në objektiv infrastrukturën e Hezbollahut, përfshirë qendrat e komandës dhe vendet e prodhimit të armëve, por nuk ofroi prova për këtë.

Një tjetër sulm izraelit në një ndërtesë apartamentesh në lindje të Bejrutit vrau të paktën gjashtë persona. Banori Wael Murtada tha se shtëpia e shkatërruar i përkiste xhaxhait të tij dhe se ata që ishin brenda kishin ikur nga Dahiyehu muajin e kaluar. Ai tha se tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve dhe njerëz të tjerë ishin të zhdukur.

Një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në Libanin qendror vrau 15 persona, përfshirë tetë gra dhe katër fëmijë dhe plagosi të paktën 12 të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Goditjet u bënë pa paralajmërim dhe media shtetërore tha se ndërtesa po strehonte familjet e zhvendosura. Izraeli ka intensifikuar goditjet ajrore ndaj Libanit që nga fundi i shtatorit, duke u zotuar se do ta dëmtojë rëndë Hezbollahun dhe do t'i japë fund sulmeve ndërkufitare që prej një viti nga grupi militant libanez.

Një raketë shpërtheu në një ndërtesë magazinimi në qytetin verior izraelit Nahariya të martën, duke vrarë dy persona, thanë ekipet e emergjencave. Dy persona të tjerë u plagosën nga një shpërthim tjetër jashtë qytetit. Një dron i Hezbollahut u rrëzua mbi një çerdhe pranë qytetit verior izraelit të Haifës të martën në mëngjes, por fëmijët ishin brenda një strehimi të nëndheshëm dhe nuk pati të lënduar. Shpërthimi shpërndau mbetje në mbarë këndin e lojërave.

Sulmet izraelite në mbarë Gazën vrasin 46 persona

Në të njëjtën kohë, Izraeli ka vazhduar fushatën e tij në Gazë, tashmë më shumë se 13-mujore, e shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor. Një sulm izraelit të hënën vonë goditi një kafene të improvizuar të përdorur nga njerëzit e zhvendosur në Muwasi, qendra e një "zone humanitare" që ushtria izraelite e shpalli më herët gjatë luftës.

Të paktën 11 persona u vranë, përfshirë dy fëmijë, sipas zyrtarëve në Spitalin Nasser, ku u dërguan viktimat. Videot nga vendi i ngjarjes tregonin burra që tërhiqnin të plagosur të përgjakur nga tavolinat dhe karriget e vendosura në rërë brenda një gardhi me fletë metalike. Një sulm në një shtëpi në qytetin verior Beit Hanoun vrau 15 persona të martën, përfshirë të afërmit e gazetarit të Al Jazeeras, Hossam Shabat, i cili ka raportuar nga veriu i Gazës.

Mohamed Shabat dhe gruaja e tij Dima, të dy mjekë vullnetarë në spitalin Kamal Adwan, u vranë së bashku me vajzën e tyre Eliaa, sipas drejtorit të spitalit Hossam Abu Safiya. Sulmet në Gazën qendrore dhe jugore vranë 20 persona të tjerë, sipas zyrtarëve palestinezë të mjekësisë. Ushtria izraelite nuk pati koment të menjëhershëm mbi sulmet.

Nën trysninë e SHBA-së, Izraeli lejon më shumë ndihma drejt Gazës

Disa orë më herët, ushtria izraelite njoftoi një zgjerim të vogël të zonës humanitare, ku u ka thënë të strehohen palestinezëve të evakuuar nga pjesë të tjera të Gazës. Qindra mijëra persona janë strehuar në kampe tendash të përhapura brenda dhe përreth Muwasit, një zonë e shkretë me shërbime të pakta publike. Forcat izraelite kanë rrethuar gjithashtu pjesën më veriore të Gazës që nga fillimi i tetorit, duke luftuar me luftëtarët e Hamasit që thotë se janë riorganizuar atje.

Ndërsa pothuajse nuk janë lejuar të kalojnë ushqime apo ndihma për mbi një muaj, rrethimi ka ngritur frikën e urisë për dhjetëra mijëra palestinezët që besohet se janë ende të strehuar atje. Shtetet e Bashkuara i dhanë Izraelit një afat 30-ditor – që skadoi këtë javë – për të përmirësuar situatën humanitare në Gazë, duke i bërë thirrje që të lejojë të paktën 350 kamionë të hyjnë çdo ditë, ndër të tjera.

Deri më tani, Izraeli nuk e ka plotësuar këtë kuotë. Në tetor, 57 kamionë në ditë hynë mesatarisht në Gazë dhe 75 në ditë deri më tani në nëntor, sipas shifrave zyrtare të Izraelit. Kombet e Bashkuara e përcaktojnë numrin më të ulët, në 39 kamionë në ditë që nga fillimi i tetorit. Izraeli ka njoftuar një sërë masash në ditët e fundit për të shtuar ndihmat, përfshirë hapjen e një vendkalimi të ri në Gazën qendrore dhe disa dërgesave të vogla të ushqimit dhe ujit në veri. Por deri më tani ndikimi është i paqartë.

Më shumë evakuime të detyruara në Gazën veriore të izoluar

Ushtria izraelite njoftoi të martën se katër ushtarë u vranë në Jabaliya, duke e çuar në 24 numrin e ushtarëve të vrarë që nga fillimi i operacionit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se qindra palestinezë janë vrarë, megjithëse shifrat e vërteta nuk dihen pasi punonjësit e kërkim-shpëtimit nuk janë në gjendje të arrijnë tek ndërtesat e shkatërruara nga sulmet. Izraeli ka urdhëruar që banorët e zonës të evakuohen. Por OKB-ja ka vlerësuar se rreth 70,000 njerëz vazhdojnë të gjenden atje.

Shumë palestinezë kanë frikë se Izraeli synon të shpopullojë përgjithmonë zonën për të mbajtur më lehtë kontrollin e saj. Të martën, dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se forcat izraelite kishin rrethuar të paktën tre shkolla në Beit Hanoun, duke detyruar të largoheshin qindra persona të zhvendosur që ishin strehuar brenda godinave. Dronët lëshuan njoftime ku kërkohej që njerëzit të lëviznin në jug në qytetin e Gazës, tha Mahmoud al-Kafarnah, duke folur nga një prej shkollave ndërsa dëgjoheshin krismat. "Tanket janë jashtë", tha ai. "Nuk dimë ku të shkojmë". Hashim Afanah, i strehuar me të paktën 20 persona të tjerë në shtëpinë e tij, tha se ushtria po dëbonte njerëzit nga shtëpitë dhe vendstrehimet.

Nga fushata e Izraelit në Gazë janë vrarë mbi 43 mijë palestinezë, sipas autoriteteve lokale të shëndetësisë që nuk bëjnë dallimin midis civilëve dhe militantëve në përllogaritjet e tyre, por thonë se më shumë se gjysma e të vdekurve janë gra dhe fëmijë. Izraeli thotë se ka në objektiv militantët e Hamasit që fshihen mes civilëve. Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë dhe morën peng 250 të tjerë. Rreth 100 persona mbahen ende peng brenda Gazës. Rreth një e treta e tyre besohet të jenë të vdekur./ VOA

lindje e mesme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan