Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
GJEORGJI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dënuar “përdorimin e tepruar të forcës” nga policia në Gjeorgji kundër protestuesve që kanë dalë në rrugë në Tbilisi për të kundërshtuar një vendim të qeverisë për të pezulluar negociatat e anëtarësimit me BE-në. Por pavarësisht kritikave, kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze vlerësoi policinë të dielën për mënyrën se si reagoi ndaj protestuesve që sipas tij “po ndiqnin urdhrat e huaj për të minuar shtetin”.
Për të tretën natë me radhë protestuesit u mblodhën në kryeqytetin gjeorgjian për të kundërshtuar një vendim të qeverisë për të pezulluar negociatat për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Protestuesit ngritën barrikada dhe hodhën fishekzjarrë para parlamentit, disa në drejtim të policisë, që u përgjigj duke hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Policia vazhdoi arrestimin e protestuesve.
“Unë po protestoj kundër Rusisë. Rusia po përpiqet të pushtojë të gjithë Gjeorgjinë dhe ata po përpiqen të na pushtojnë neve duke zgjedhur qeverinë që duan në Gjeorgji. Ata duan të na skllavërojnë. Ne duam paqen, por ne jemi në gjendje të luftojmë për lirinë tonë”, thotë një banor.
“Ne po zgjedhim një mënyrë evropiane. Lirinë e fjalës. Lirinë e të drejtave të njeriut. Ne jemi për këtë. Dhe ne nuk do të heqim dorë. Ne nuk do të dorëzohemi. Dhe do të bëjmë çmos për të rifituar të drejtën tonë”, thotë një banore.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë dënuar mënyrën se si policia ka reaguar ndaj protestuesve dhe kanë theksuar se Gjeorgjia ka zgjedhur të kalojë nga një rrugë pro-perëndimore drejt Rusisë. Gjeorgjia, një vend me 3.7 milionë banorë që dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, është zhytur në krizë që kur partia qeverisëse
“Ëndrra Gjeorgjiane” tha të enjten se do të ndalonte bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për katër vitet e ardhshme.
Njoftimi i qeverisë se po pezullonte negociatat për t’u bashkuar me BE-në erdhi disa orë pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënonte zgjedhjet e muajit tetor si “jo të lira dhe jo të drejta”.
Vëzhguesit evropianë thanë se zgjedhjet e muajit tetor u zhvillua në një atmosferë përçarëse, ku nuk munguan raste të blerjes së votës, votimit të dyfishtë dhe dhunës fizike. Opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Por pavarësisht kritikave, kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze vlerësoi policinë të dielën për mënyrën se si reagoi ndaj protestuesve që sipas tij “po vepronin sipas urdhrave të huaj për të minuar shtetin”.
Duke thelluar krizën kushtetuese në vend, presidentja në largim Salome Zourabichvili, një kritike e qeverisë dhe një avokate e fortë e anëtarësimit të Gjeorgjisë në BE - tha të shtunën se ajo do të refuzonte të largohej nga zyra, kur mandati i saj të përfundojë në fund të muajit dhjetor.
Ajo do të qëndrojë në detyrë sepse parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e muajit tetor, ishte i paligjshëm dhe nuk kishte autoritet për të emëruar pasardhësin e saj.
“E kuptoj gjendjen e saj emocionale, por sigurisht që më 29 dhjetor ajo do të duhet të largohet nga rezidenca e saj dhe t’ia dorëzojë këtë ndërtesë një presidenti të zgjedhur në mënyrë legjitimie. Ju kujtoj se ajo humbi zgjedhjet e 26 tetorit. Ajo luftoi që opozita radikale të fitonte zgjedhjet e 26 tetorit dhe mendoi se kjo do të garantonte qëndrimin e saj në detyrë. Por ajo i humbi shumë keq zgjedhjet e 26 tetorit”, tha kryeministri i Gjeorgjisë.
Kryeministri i Gjeorgjisë gjithashtu hodhi poshtë njoftimin e Uashingtonit të shtunën se po pezullonte partneritetin e tij strategjik me Gjeorgjinë. Ai tha se kjo ishte një “ngjarje e përkohshme” dhe Gjeorgjia do të bisedonte me administratën e re të Presidentit të zgjedhur Donald Trump kur të marrë detyrën në janar.
Ndërkohë zyrtari rus i sigurisë, Dmitry Medvedev tha të dielën se një “tentativë revolucioni po ndodhte në Gjeorgji”. Ish-presidenti rus tha në rrjetin Telegram se Gjeorgjia “po lëvizte me shpejtësi përgjatë rrugës ukrainase, në humnerën e errët”.
Për pjesën më të madhe të periudhës që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Gjeorgjia ka anuar fuqishëm drejt Perëndimit dhe është përpjekur të distancohet nga ndikimi i Rusisë. Por vendimet e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” kohën e fundit kanë alarmuar qeveritë perëndimore duke thënë se këto vendim kanë tendenca gjithnjë e më autoritare dhe pro-ruse.
Në qershor qeveria miratoi një ligj që detyron OJQ-të të regjistrohen si “agjentë të huaj” nëse marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë. Në shtator, parlamenti miratoi një ligj që frenon të drejtat e komunitetit LGBT. Qeveria thotë se po vepron për të mbrojtur vendin nga ndërhyrjet e huaja dhe për të shmangur njëluftë të re me Rusinë./ VOA
Foto ilustruese EKUADOR- Dhjetë persona u vranë mëngjes të së dielës në një zonë rurale në jugperënd...
Foto ilustruese KORE- Vendet e botës që po negocionin prej një jave në Korenë e Jugut për një traktat global për t&...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për media ku ka folur në lidhj...
Foto ilustruese KOSOVË- Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje në gjetjen dhe ndëshkimin e kryerësve të nj&eu...
GAZA- Luftimet mund të duken se po mbyllen midis Izraelit dhe Hezbollahut me bazë në Liban, por mbetet për t’u parë se si arm&e...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë dhe garanci sigurie nga...
RUSI- Dy sondazhe të kryera së fundmi, njëri në Rusi dhe tjetri në Ukrainë thonë se rusët dhe ukrainasit duan një...
KIEV- Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, shkuan të dielë...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të vendoste një tarifë 100% ndaj vendeve të grupit BRICS nëse ato largohet n...
GJEORGJIA- Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, kritike e madhe e partisë në pushtet 'Ëndrra Gjeorgjiane', e ka quajtur Parlamen...