Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

RUSI- Dy sondazhe të kryera së fundmi, njëri në Rusi dhe tjetri në Ukrainë thonë se rusët dhe ukrainasit duan një fund sa më të shpejtë të luftës përmes negociatave. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, situata në terren po përshkallëzohet pasi të dyja palët duan të forcojnë pozicionet e tyre para rikthimit të Presidentit të zgjedhur Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Pak ditë më parë Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Rusia kreu sulm me një raketë hipersonike me aftësi bërthamore në Ukrainë. Ky sulm ngriti pyetje të mëtejshme se pse përshkallëzimi po ndodh vetëm disa javë para transferimit të pushtetit në Uashington.
Gjenerali Sergei Karakayev, shefi i Forcave Strategjike për Raketat të Rusisë, theksoi aftësitë shkatërruese të raketës së re të Rusisë.
“Bazuar në qëllimin dhe rrezen e kësaj arme, ajo mund të arrijë objektiva në të gjithë Evropën”, tha gjenerali Karakayev.
Presidenti Putin tha se sulmi me këtë raketë ruse ishte një përgjigje ndaj vendimit të administratës së Presidentit Biden që Ukraina të shfrytëzonte raketa të dërguara nga Amerika për sulme thellë brenda Rusisë. Ai tha se kishte për qëllim të tregonte se Rusia, nëse dëshiron, mund të godasë thellë në territorin e NATO-s.
Analistët thonë se sulmet me raketa janë pjesë e strategjisë së Rusisë dhe Ukrainës për të treguar forcë dhe për të përforucar pozicionin e tyre nëse shkohet në negociata.
Kremlini akuzon Presidentin në largim Joe Biden se ka sabotuar përpjekjet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës, siç premtoi zoti Trump gjatë fushatës së tij.
Kjo është një akuzë që Rusia e ka bërë edhe më parë.
“Në fillim të mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, planet e tij për një dialog normal me Federatën Ruse, u minuan në një masë të madhe. Ka mundësi që sërish po shohim të njëjtën gjë tani”, tha Sergei Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.
Në Uashington, disa analistë thonë se Rusia nuk është e interesuar të ndalojë luftën, me ose pa Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.
“Kjo luftë është kthyer në një gjë normale për elitën ruse, e cila dëshiron që ajo të vazhdojë sepse gjeneron rritje ekonomike. Çfarë do të ndodhë nëse ndalet? Ku do të shkojnë njerëzit që janë tani në krye?”, thotë për Zërin e Amerikës Vladislav Inozemtsev nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Ndërkohë, një sondazh i ri nga Qendra Analitike ‘Yuri Levada’ në Moskë sugjeron se opinioni publik rus duket se po zhvendoset në favor të negociatave për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në Ukrainë, një sondazh i fundit i Gallupit zbulon se mesatarisht 52% e ukrainasve të anketuar do të donin të shihnin vendin e tyre të negocionte për t'i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur.
Nëse këto të dhëna qëndrojnë, mund të krijohen kushtet që Presidenti i zgjedhur Trump ta çojë përpara planin e tij dhe t'i bëjë të dyja palët të negociojnë një armëpushim pavarësisht përshkallëzimit aktual./VOA
KIEV- Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, shkuan të dielë...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të vendoste një tarifë 100% ndaj vendeve të grupit BRICS nëse ato largohet n...
GJEORGJIA- Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, kritike e madhe e partisë në pushtet 'Ëndrra Gjeorgjiane', e ka quajtur Parlamen...
RODOS- Ishulli i Rodosit është përballur me përmbytje të mëdha këtë fundjavë teksa uji ka vërshuar n&eu...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka nominuar ish-ndihmësin, Kash Patel, për të udhëhequr Byronë Federale t&...
AUSTRALIA- Parlamenti i Australisë ka miratuar një ligj që ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç, duke ...
RUMANIA- Mijëra të rinj, që demonstrojnë mbrëmjeve në rrugët e qyteteve të mëdha të Rumanisë&...
EUROPA- Pa punëtorët e huaj të fermave, manaferrat e BE-së nuk do të arrinin të mblidheshin, shkruan The Economist. Nëse v&...
SHBA- Irani pritet të jetë lart në axhendën e politikës së jashtme të administratës së ardhshme të zoti...
GJERMANI- Michael Roth, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, ka dënuar fuqishëm sulmin e f...