Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara do të rrisin shitjen e mallrave ushtarake në Indi duke filluar nga viti 2025 dhe se në vazhdim do të ofrojnë edhe avionët luftarakë F-35, tha të enjten Presidenti amerikan Donald Trump.
"Do të rrisim shitjet ushtarake në Indi me shumë miliarda dollarë. Ne po hapim gjithashtu rrugën për t'i siguruar Indisë përfundimisht avionët luftarakë F-35", u tha Presidenti Trump gazetarëve.
Presidenti Trump nuk dha një afat kohor, por shitjet ushtarake në vende të tjera, veçanërisht për teknologjinë më të avancuar, si avioni F-35, zakonisht kërkojnë vite për t'u realizuar. Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtypin pas një takimi me Kryeministrin indian Narendra Modi, Presidenti Trump tha gjithashtu se vendet kishin arritur një marrëveshje që ndër të tjera parashikon që India të importojë më shumë naftë dhe gaz nga Shtetet e Bashkuara, për të zvogëluar deficitin tregtar ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Trump tha gjithashtu se Uashingtoni dhe Nju Delhi do të punojnë së bashku për t'u përballur me atë që ai e quajti "kërcënimi i terrorizmit radikal islamik". Kompania Lockheed Martin LMT.N, e cila prodhon avionin F-35, nuk komentoi menjëherë ambiciet e shprehura nga Presidenti Trump për t'i shitur avionët në Indi.
Shitjet e produkteve ushtarake si F-35 në vende të tjera konsiderohen marrëveshje qeveri-me-qeveri, ku Pentagoni vepron si një ndërmjetës midis kompanisë kontraktore të mbrojtjes dhe një qeverie të huaj.
India ka rënë dakord të blejë mbi 20 miliardë dollarë produkte amerikane të mbrojtjes që nga viti 2008. Vitin e kaluar, India ra dakord të blinte 31 dronë MQ-9B SeaGuardian dhe SkyGuardian pas diskutimeve që zgjatën më shumë se gjashtë vite.
Sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit amerikan, Nju Delhi pritet të shpenzojë mbi 200 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të modernizuar ushtrinë. Kompania Lockheed po prodhon tre modele të avionëve të rinj luftarakë për ushtrinë amerikane dhe aleatët, përfshirë Britaninë, Australinë, Italinë, Turqinë, Norvegjinë, Holandën, Izraelin, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Belgjikën.
Rusia ka qenë prej dekadash furnizuesja kryesore e armëve në Indi, importuesja më e madhe e armëve në botë, dhe avionët e saj luftarakë janë pjesë e flotës ushtarake të Indisë. Por aftësia e Moskës në vitet e fundit për të eksportuar është penguar nga lufta në Ukrainë, duke e bërë Nju Delhin të kthejë sytë drejt perëndimit.
Rusia ka ofruar të prodhojë avionin e saj luftarak të gjeneratës së pestë, Sukhoi Su-57 në Indi, për Forcat Ajrore Indiane, thanë të martën një zyrtar rus dhe një zyrtar indian, ndërsa Moska përpiqet të mbajë lidhje të forta me Nju Delhin./ VOA
SHBA- Kanye West dhe Bianca Censori duket se po shkojnë drejt divorcit, vetëm 11 ditë pasi ajo u shfaq e zhveshur në tapeti...
foto ilustruese BALTIMORË - Një gjykatës federal të enjten bllokoi përkohësisht urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald...
donald trump UASHINGTON - Presidenti Donald Trump tha të enjten se ai dëshiron të rifillojë bisedimet për kontrollin e armëve...
Eric Adams NEW YORK – Prokurorja kryesore federale në Manhatan dha dorëheqjen të enjten pasi Departamenti i Drejtësisë e urd...
Foto ilustruese SHBA - Një gjykatës federal shtyu të enjten edhe me një javë pauzën për zbatimin e planit të admini...
Adidas TURQI - Turqia ka goditur gjigantin gjerman të pajisjeve sportive Adidas me një gjobë prej më shumë se 15,000 dollarë ...
Foto ilustruese SHBA - Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Nj&e...
Konferenca MYNIH - Evropa qëndron në një udhëkryq në Konferencën e Sigurisë të Mynihut të këtij viti, duk...
Foto ilustruese KIEV - Kievi dhe aleatët e tij evropianë kërkuan të enjten që të përfshihen në të gjitha negoc...
Tuman SHBA - Një aksident detar raportohet të ketë ndodhur në brigjet e Egjiptit, këtë të enjte. Aeroplanmbajtë...