BOTA

SHBA forcon aleancat në Indo-Paqësor

E.D Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 17:34

SHBA forcon aleancat në Indo-Paqësor

SHBA- Shtetet e Bashkuara po forcojnë ndjeshëm aleancën e tyre në Indo-Paqësor mes kërcënimeve të sigurisë që paraqet Kina. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewll nga Tokio, Pentagoni e ka përmirësuar ndjeshëm komandën ushtarake në Japoni. Por sa të gatshme janë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për të vepruar në rast konflikti?

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 54 mijë trupa të dislokuara në Japoni, me shumicën e tyre në Okinawa. Baza ajrore Kadena është më e madhja që ka Amerika në Paqësor.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, zhvilluan bisedime të dielën me homologët japonezë, ndërsa njoftuan një ndryshim të madh në çështjet e mbrojtjes.

“Shtetet e Bashkuara do të riorganizojnë forcat amerikane në Japoni në një shtab të përbashkët të forcave me misione dhe përgjegjësi të zgjeruara operacionale”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Komanda e re do të drejtohet nga një gjeneral me tre yje, thotë për Zërin e Amerikës Kunihiko Miyake me Institutin e Politikës së Jashtme.

“Kjo do të thotë se amerikanët janë vërtet seriozë për të luftuar përkrah Japonisë. Kundër kujt? Unë nuk e di. Ndoshta mund të duhet të luftojnë kundër kujtdo që dëshiron të ndryshojë me forcë status quo-në”.

Masat e reja synojnë të përmirësojë më tej Komandën e Operacioneve të Përbashkëta në Japoni, thotë Grant Newsham me Qendrën për Politikat e Sigurisë

“Është një hap i parë i mirë, drejt vendosjes së amerikanëve dhe japonezëve në një pozitë ku ata mund të luftojnë së bashku. Por mbetet për t’u parë. Është e rëndësishme se sa autoritet do të ketë, çfarë njësish dhe çfarë përgjegjësie do të ketë në rast të një emergjence?”

Vitin e kaluar Japonia njoftoi planet për të dyfishuar shpenzimet e mbrojtjes në rreth 2% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2027. Zoti Newsham thotë se ushtria japoneze fillimisht ka nevojë për investime të mëdha për armët, logjistikën dhe rekrutimin.

“Si do të përgatitesh që të luftosh përkrah amerikanëve? A janë bërë planifikimet dhe trajnimet e nevojshme për të qenë të gatshëm në rast të një përballje me një situatë emergjente?”, shtron pyetjet analisti Newsham.

Ekziston shqetësimi se një emergjencë e tillë mund të jetë e afërt. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia e kanë etiketuar Kinën si "sfidën më të madhe strategjike" me të cilën përballet rajoni ndërsa Pekini ka shtuar praninë ushtarake në Detin e Kinës Jugore dhe përreth Tajvanit.

Zyrtarët amerikanë thonë se Uashingtoni po përpiqet të ndërlidhë aleancat e tij rajonale për të krijuar një kornizë për mbrojtjen e sigurisë së Indo-Paqësorit.

“Sigurisht, nuk mund të kemi një sistem aleance kolektive si NATO-ja, sepse kemi një sfond historik ndryshe. Por kemi nevojë për një marrëveshje sigurie shumështresore”, thotë Kunihiko Miyake me Institutin e Politikës së Jashtme.

Filipinet janë një pjesë kyçe e kësaj aleance. Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën një paketë ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Manilën.

“Për të ashtuquajturin rrjet të ri aleancash dhe marrëveshjesh që amerikanët janë përpjekur të formojnë, pyetja është, me kë prej tyre mund të kryejnë një operacion urgjent? E kam fjalën, në rast të një lufte të vërtetë, cilat vende do të ofrojnë mbështetje? Mund të jetë një listë shumë e shkurtër”, thotë analisti Newsham.

Pekini mohon se përbën kërcënim për sigurinë e Indo-Paqësorit. Të martën, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë që të braktisin atë që e quajti "mentalitet të Luftës së Ftohtë".

Rusia tha të mërkurën se dukej se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia po përgatiteshin për konflikt të armatosur, duke shtuar se Moska po konsultohej me Kinën dhe Korenë e Veriut për mënyrën më të mirë për t'u përgjigjur./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan