Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Izraelit ku i kërkohet të mundësojë një rritje të menjëhershme të sasisë së ndihmave humanitare që futen në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, letra për të cilën Pentagoni tha se kishte për qëllim të mbetej private, vjen pas fillimit të mbërritjes në Izrael të pjesëve të një sistemi amerikan të mbrojtjes ajrore që synon ta mbrojë atë vend kundër sulmeve të ardhshme me raketa balistike.
Ndërsa përkeqësohet situata humanitare në Gazë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u dërguan një letër homologëve izraelitë, duke u bërë thirrje për angazhime konkrete në përmirësimin e situatës humanitare brenda 30 ditëve. Në të kundërt, thuhet në letër, kjo mund të ndikojë tek politika amerikane.
“Sekretari Blinken dhe sekretari Austin menduan se qeverisë izraelite duhej t’i bëhej e qartë nevoja për shtimin e ndihmave në Gazë nga nivelet e ulëta që kemi sot”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Sipas Uashingtonit, një kërkesë e ngjashme që iu dërgua Izraelit në prill çoi në shtimin e ndihmave humanitare në Gazë. Por aktualisht, sasia e ndihmave është ulur me më shumë se 50%.
“Rrugët tokësore janë mënyra më efektive për të dërguar ndihma për civilët që kanë më shumë nevojë. Sigurisht që duam t'i shohim këto korridore të hapura. Sekretari Austin vazhdon ta theksojë këtë kërkesë”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.
Uashingtoni nuk pranoi të thoshte këtë javë se çfarë do të ndodhte nëse Izraeli nuk i përmbush kërkesat që parashtrojnë letrat. Zëri i Amerikës e pyeti zëdhënësen e Pentagonit nëse ushtria amerikane po diskuton mbi ndalimin e mbështetjes ushtarake për Izraelin.
“Izraeli vazhdon të ketë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, qoftë përmes shitjeve të armëve apo kontributit amerikan për vetëmbrojtjen e Izraelit. Nuk mund të them më shumë”, u përgjigj zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.
Pjesë të sistemit amerikan të mbrojtjes ajrore, THAAD, dhe dhjetëra trupa amerikane për ta drejtuar atë, kanë filluar të mbërrijnë në Izrael.
“Ju keni parë angazhimin e anijeve tona luftarake nga deti. Tani po ofrojmë mbrojtje nga toka kundër një sulmi tjetër të mundshëm me raketa balistike nga Irani, nëse ai vend zgjedh të reagojë”, tha zëdhënësja Singh.
Irani ka ndërmarrë dy sulme të drejtpërdrejta kundër Izraelit, i fundit më 1 tetor me rreth 180 raketa balistike. Tel Avivi ende nuk ka reaguar ushtarakisht ndaj sulmit të fundit të Teheranit./VOA
Foto ilustruese MAL I ZI- Fakti që në regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi në dhjetor të vitit 2023, numri i atyre q&e...
SHBA- Dasha Navalny 23 vjeç, vajza e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny iu bashkua ekipit zgjedhor të z&e...
LIBAN- Një sulm ajror izraelit në Nabatieh në Libanin jugor ka vrarë kryebashkiakun e qytetit dhe të paktën ...
SHBA- Elon Musk i ka dhënë 75 milionë dollarë grupit të fushatës së Donald Trumpit përgjatë një periudhe tre...
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka prezantuar një plan, që ai beson se do të ndryshonte kahen e luftës në të...
LINDJE E MESME- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e ka paralajmëruar shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që Teheran...
Vulin RUSI- Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vullin, është takuar të mërkurën me dr...
Turqi TURQI- Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi ka lëkundur fuqishëm në orën 10:46 të mëngjesit rajo...
Spikerja TURQI- Mëngjesin e sotëm Turqia është goditur nga një tërmet 5.9 ballë. Ndërkohë pamje nga momentet e...
TURQIA- Turqia lindore është tronditur sot rreth orës 10:00 nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë, n&e...