Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presionin ndaj Rusisë pas vdekjes së një studiueseje në një laborator në Siberi, ku kryheshin kërkime mbi murtajën pneumonike. Incidenti është shoqëruar me masa karantine dhe ka ngritur pikëpyetje në Uashington për mënyrën se si autoritetet ruse po menaxhojnë dhe raportojnë ngjarjen. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kërkuar Moskës të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare për raportimin e incidenteve shëndetësore. Në një komunikim diplomatik të njohur si demarsh, SHBA paralajmëron se mungesa e informacionit të detajuar për vdekjen mund të përbëjë shkelje të detyrimeve ndërkombëtare në fushën e shëndetit publik.
Sipas Wall Street Journal, që citon zyrtarë amerikanë, Rusia ka dhënë deri tani shumë pak informacion mbi incidentin misterioz.
Katër ditë pas vdekjes së gruas, të identifikuar nga mediat lokale si Daria Shipilova, autoritetet ruse nuk kanë bërë publik shkakun e saktë të vdekjes. Zyrtarisht është thënë vetëm se ajo ka humbur jetën nga pneumonia. Mungesa e detajeve ka ushqyer dyshimet se studiuesja mund të jetë ekspozuar ndaj një patogjeni të rrezikshëm gjatë punës në laborator. Kjo ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi masat e marra nga autoritetet ruse për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje infektive.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi informacionin e dhënë deri tani nga Moska si “ende mjaft të kufizuar”. “Ne i kërkojmë Rusisë të jetë transparente dhe të ndajë më shumë informacion me botën në mënyrë që të gjithë të mund të përgjigjemi në mënyrë adekuate dhe të përshtatshme”, deklaroi Rubio.
Ai shtoi se ende nuk dihet nëse incidenti përbën një kërcënim serioz. “Ndoshta nuk është asgjë serioze. Ndoshta është më serioze nga sa menduam. Nuk e dimë”, u shpreh ai. Çështja vjen në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës. Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të përmirësojë raportet me presidentin rus Vladimir Putin dhe të avancojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump ka deklaruar gjithashtu se planifikon të zhvillojë së shpejti një bisedë telefonike me Putinin.
Në qendër të shqetësimit amerikan janë edhe detyrimet që Rusia ka në kuadër të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit, të miratuara në vitin 2005. Sipas këtyre rregullave, shtetet duhet të njoftojnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë brenda 24 orëve për çdo ngjarje që mund të shndërrohet në një emergjencë shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar. Rregulloret kërkojnë gjithashtu që vendet të japin përditësime të hollësishme mbi situatën, përfshirë rezultatet laboratorike dhe masat e ndërmarra për të kufizuar një kërcënim të mundshëm. Për momentin, shkaku i saktë i vdekjes dhe natyra e rrezikut të mundshëm mbeten të paqarta, ndërsa SHBA kërkon nga Moska më shumë transparencë për incidentin.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
7 Tetor09:13
SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!
Ambasada e SHBA-së në Rusi ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë pas raportimeve për një rast t&...
BOTA
7 Tetor08:46
"Kredi deri në 50 mijë euro, taksa të reja për qiratë", Spanja miraton 21 masa urgjente pas protestave masive
Qeveria e Spanjës miratoi të martën 21 masa urgjente për të përballuar krizën e strehimit, pas protestave masive në t&...
BOTA
7 Tetor08:28
Franca teston për herë të parë nga nëndetësja raketën e re bërthamore, Macron: Për të qenë i lirë, duhet të jesh i fuqishëm
Franca ka kryer për herë të parë nga një nëndetëse testimin e raketës së re balistike M51.3, të aftë p&eu...
BOTA
7 Tetor08:04
Alarmi për murtajën në Siberi, Rusia refuzon ofertën e SHBA për ndihmë: Do ta përballojmë vetë
Autoritetet lokale ruse kanë refuzuar ofertën e presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë, pas alarmit të shkaktuar në Siberi n...
BOTA
7 Tetor07:48
Pas dorëheqjes së Vuçiçit Serbia “tradhton” gazin rus? Beogradi hap korridorin për LNG-në amerikane
Harta energjetike e Ballkanit po ndryshon. Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë hedhur një tjetër hap drejt zgjerimit të Ko...
BOTA
6 Tetor23:10
4500 paund për t’u “bërë” homosek*ual, policia britanike godet grupin që favorizonte emigrantët për azil
Një grup personash janë arrestuar nga policia britanike, pasi dyshohen se janë organizatorët kryesorë të një grupi LGBT, i ci...
BOTA
6 Tetor22:29
Panik në aeroportin e Los Anxhelosit, dy avionë përfshihen në një aksident në pistë
Dy avionë janë përfshirë në një incident në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, ndërsa fatmirë...
BOTA
6 Tetor22:17
Trump sulmon Fox News: Janë më të shqetësuar për demokratët dhe xhihadistët sesa për tubimet e mia
Donald Trump ka kritikuar publikisht Fox News, duke akuzuar rrjetin televiziv se i kushton më shumë vëmendje demokratëve dhe temave që ...
BOTA
6 Tetor22:08
Lituania heq ndalimin e armëve bërthamore, Rusia: Po shkojmë drejt përshkallëzimit
Kremlini reagoi ashpër ndaj vendimit të Lituanisë për të hequr ndalimin kushtetues të vendosjes së armëve bërthamor...
BOTA
6 Tetor21:55
Kërkesa e Zagrebit prej 2.4 mld euro/ Presidenti i Malit të Zi i përgjigjet Kroacisë: Jemi vende mike! Të mos fokusohemi te ato që na ndajnë
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve financiare të Kroacisë, duke e cilësuar jorealiste k&eum...