Ish-presidenti amerikan Donald Trump mbajti qëndrim sfidues pasi deklaroi të martën në një sallë gjyqi në Florida se ishte i pafajshëm. Kandidati republikan për president po përballet me 37 akuza për krime federale, përfshirë mbajtje të paligjshme të dokumentave të klasifikuar dhe pengim të drejtësisë.
Pas seancës ku iu ngritën akuzat zyrtarisht ndaj të cilave ai deklaroi pafajësinë, ish-presidenti Donald Trump ndaloi tek një restorant kuban në Miami për të përshëndetur mbështetësit e tij.
Trump, ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza federale foli më pas nga klubi i tij i golfit në Bedminster të Nju Xhersit, aty ku sipas akuzës ai ka mbajtur një pjesë të dokumenteve sekrete.
"Sot u bëmë dëshmitarë të abuzimit më të keq dhe të neveritshëm me pushtetin në historinë e vendit. Shumë e trishtueshme: një president i korruptuar arreston kundërshtarin e tij kryesor politik me akuza të rreme dhe të sajuara ”, tha ai.
Qindra mbështetës dhe kundërshtarë të tij u mblodhën para gjykatës së Majamit, ku zotit Trump iu paraqitën 37 akuza, përfshirë për mbajtje të paligjshme të më shumë se 100 dokumenteve të klasifikuara, disa prej të cilave për planet bërthamore dhe të mbrojtjes të SHBA-së, dhe konspiracion për të penguar drejtësinë. FBI-ja i mori dokumentet nga shtëpia e tij në Florida, Mar-a-Lago, gushtin e kaluar. Prokurori i posaçëm Jack Smith kryeson hetimin federal.
“Përkushtimi i vendit tonë ndaj sundimit e ligjit është një shembull për botën. Ligjet tona zbatohen njëlloj për të gjithë”, u shpreh ai.
James Sample, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Hofstra, është dakord.
"Është një fitore për sundimin e ligjit. Është një hap drejt llogaridhënies. Nëse një qytetar i zakonshëm do të kishte bërë ndonjë nga veprimet e përmendura në aktakuzën federale shumë të detajuar dhe të plotë, do të ishte burgosur menjëherë. Donald Trump madje po trajtohet me shumë kujdes nga Departamenti i Drejtësisë", thotë ai.
Prokurori Smith tha se po kërkon një "gjykim të shpejtë", por mund të kalojnë muaj para se të fillojë gjyqi. Zoti Trump kryeson në garën mes republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ish-prokurori federal Neama Rahmani thotë se ish-presidenti me siguri do të preferonte që procesi të shtyhej deri pas zgjedhjeve.
“Asnjë president në detyrë nuk mund të ndiqet penalisht, kështu që nëse ai fiton, çështja bie. Edhe nëse fiton një republikan tjetër si DeSantis, gjasat janë që do ta shkarkonte prokurorin e posaçëm Jack Smith, kështu që mendoj se vonesa është në favor të ish-presidentit në këtë rast. Sigurisht, nëse gjyqi mbahet para zgjedhjeve, mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve."
Një sondazh i kompanisë Ipsos dhe televizionit ABC News tregon se publiku mbetet i ndarë lidhur me akuzat ndaj Trump.
“Nuk mendoj se pozita e zotit Trump në krye të kandidatëve republikanë preket nga aktakuza. Por mendoj se kjo do të ndikojë tek shanset për të fituar zgjedhjet e përgjithshme nëse merr kandidaturën republikane, duke dëmtuar pozitën e tij me të pavarurit”, thotë zëdhënësi i kompanisë Ipsus, Chris Jackson.
47 për qind e amerikanëve besojnë se akuzat janë të motivuara politikisht, sipas sondazhit.
Nëse vërtetohet fajësia e zotit Trump, ai mund të përballet me dënim me burg.
Disa informacione për këtë artikull janë marrë nga agjencia Reuters
Artikuj te sugjeruar
BOTA
14 Qershor14:00
Italia, në zi kombëtare/ Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministri Silvio Berlusconi
Katër herë kryeministri, themeluesi i Fininvest dhe Mediaset, ish-presidenti i Milanos dhe krijuesi i Forza Italia u nda nga jeta dy ditë m&eum...
BOTA
14 Qershor13:06
A do të ketë sanksione për Albin Kurtin? DASH reagon për mediat në Kosovë
Situata e tensionuar në veri të Kosovës, ka bërë që vendet aleate, ai ato të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t&e...
BOTA
14 Qershor11:16
Çfarë ndodhi dje me Trump? SKICAT brenda gjyqit, ish-Presidenti: Drejtësia do të vendoset në zgjedhjet e 2024
SHBA- Një ditë nga seanca gjyqësore historike e ish-presidentit Donald Trump, po qarkullojnë dhe skicat nga bankat e gjykatës.&n...
BOTA
14 Qershor10:00
CIA paralajmëroi Ukrainën të mos shpërthejë "Nord Stream"
CIA paralajmëroi Ukrainën që të mos shkatërrojë Nord Stream disa muaj përpara sulmit në tubacionet e gazit, pasi mori ...
BOTA
13 Qershor22:52
Trump para gjykatës nën akuza për mbajtje të qëllimtë të dokumenteve sekrete
Ish-Presidenti Donald Trump u paraqit të martën në gjykatën e Majamit, për t’iu komunikuar akuzat për mbajtjen e paautoriz...
BOTA
13 Qershor21:16
Ndikimi i ligjeve kundër abortit tek kujdesi shëndetësor për gratë shtatzëna
Në Shtetet e Bashkuara, qasja e grave në qendrat e abortit varet nga shteti ku ato jetojnë. Shteti i Ajdahos ka disa nga ligjet më të...
BOTA
13 Qershor12:00
“Propozimi i Ramës për asociacionin”, Kurti: Duhet t’ja propozojë Vuçiç për shqiptarët në Serbi
Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për mediat këtë të martë ka theksuar se ka kërkuar nga Borrell një...
BOTA
13 Qershor11:00
Mbijetuan në xhungël/ Fëmijët po rikuperohen në spital, mendjen e kanë tek Wilson, vizatojnë 'shpëtimtarin' e tyre
KOLUMBI- Për herë të parë që kur u shpëtuan nga xhungla kolumbiane pas 40 ditësh, katër fëmijë indigjen...
BOTA
13 Qershor08:00
Të dhëna, spiunë dhe indiferencë, si i mbijetoi Mitsotakis “Watergate”-it të tij të përgjimeve
Çfarëdolloj informacioni që Thanasis Koukakis kishte ndarë me lexuesit e tij, nuk mjaftonte. Dikush donte më shumë. Dy her&eum...
BOTA
12 Qershor21:24
Silvio Berlusconi dhe...HISTORIA: 9 deklarata EPIKE thënie epike të 'Cavaliere' që do mbeten në histori
ITALI- Fjalimet e tij të rrëmbyeshme me gabimet e paharrueshme të të ndjerit Silvio Berlusconi kanë lënë shenjë në...