Melania Trump rrëfen pasionin që trashëgoi nga i ati: Më prezantoi me botën e garave
Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan, Donald Trump, ka rrëfyer një pasion të hershëm që lidhet me fëmijë...
Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan, Donald Trump, ka rrëfyer një pasion të hershëm që lidhet me fëmijë...
Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe protestat e zhvilluara kundër qeverisë, duke deklaruar se kr...
Irani ka publikuar një video të rrallë dhe pa datë të liderit suprem Mojtaba Khamenei, në atë që duket të jet&eum...
Vehap Tota, një 25-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia dhe më pas lënë në burg nga gjykata e Tiran&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e situatës së zjarreve deri në orën 14:00 të datës 25 gusht 2026. Sip...
Koncertet e planifikuara të reperit amerikan Kanye West (Ye) në Shën Petersburg të Rusisë nuk do të zhvillohen, pasi stadiumi Ga...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një deklarate për shtyp tha se Shqipëria ka nevojë për vendosjen e një m...
Demokratët në Komitetin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve po zgjerojnë hetimin e tyre ndaj Jared Kushner, dh&eu...
Të paktën 35 mijë njerëz më shumë se normalisht kanë humbur jetën në Evropë gjatë katër valëv...
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka kryer monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të...

Në konfliktin tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë presidenti amerikan Donald Trump po e përshkallëzon situatën. Ai bëri të ditur në platformën e tij Truth Social se më 1 janar 2027 synon t’i rrisë në 50 për qind tarifat për automjetet, kamionët e mëdhenj dhe të vegjël, pjesët e automjeteve dhe çelikun e importuar nga Kanadaja. Më tej thuhet se, ashtu si në të kaluarën, kompanitë kanadeze mund t’i shmangin këto tarifa duke prodhuar në SHBA.
Sipas të dhënave kanadeze SHBA-ja kërkon bazuar në nenin 232 të ligjit “Trade Expansion Act” të vitit 1962, tarifa prej 25 për qind për automjetet, kamionët dhe pjesët përkatëse të importuara. Për çelikun, aluminin dhe bakrin, SHBA-ja ka vendosur gjithashtu tarifa importi nga 10 deri në 50 për qind.
Trump e justifikoi sërish kërcënimin e tij duke pretenduar se Kanadaja prej vitesh po i “shfrytëzon” Shtetet e Bashkuara. Ai deklaroi gjithashtu se vendi i tij nuk varet nga tregtia me fqinjin verior. Në Kanada prodhojnë automjete pesë kompani të mëdha: Honda, Toyota, Ford, General Motors dhe Stellantis.
Gatishmëri për negociata
Kryeministri kanadez Mark Carney tha se nuk ishte i befasuar nga njoftimi për tarifat e reja amerikane. Megjithatë, ai u shpreh se mbetet i gatshëm për negociata. Sipas Carneyt një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, e cila është e dobishme për të dyja palët, është ende e mundur.
Edhe qeveria amerikane sinjalizoi në parim gatishmëri për bisedime. Zëvendëspresidenti JD Vance deklaroi se negociatat mes Kanadasë dhe SHBA-së vazhdojnë. Ai tha se kishte pritur që të dyja vendet mund t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet tregtare, por Kanadaja kishte paraqitur kërkesa “të paarsyeshme”.
Negociatat të shtunën dështuan
Konflikti tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë u përshkallëzua gjatë fundjavës pas dështimit të negociatave. Natën e së shtunës (22.08.) hynë në fuqi tarifat amerikane prej 50 për qind për disa produkte nga Kanadaja, ndër to pijet alkoolike, produktet e qumështit, shkopinjtë e hokejit dhe kompensata.
Pas kësaj kryeministri i Kanadasë njoftoi menjëherë vendosjen e tarifave si kundërpërgjigje. Duke nisur nga 8 shtatori ato do të prekin veçanërisht industrinë amerikane të çelikut dhe të produkteve të qumështit, por edhe sektorin e letrës, makineritë bujqësore dhe pajisjet elektronike.
Ekonomitë e SHBA-së dhe Kanadasë janë të ndërthurura ngushtë. Rreth 70 për qind e të gjitha eksporteve kanadeze shkojnë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë nën presidencën e Trumpit marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm. Për këtë kanë ndikuar edhe deklaratat e përsëritura të presidentit amerikan se Kanadaja duhet të bëhet pjesë e SHBA-së. DW
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iran...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka propozuar që Kombet e Bashkuara të ndihmojnë në lehtësimin e t...
Yanis Yushvaev, i përshkruar nga mediat izraelite si kreu i të ashtuquajturës “mafia kaukaziane” në Izrael, u vra me armë...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pohuar se Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e tij, por nuk dha detaje se kur ose ku ndod...
Çifti që u ngjit ilegalisht në majë të Empire State Building në Nju Jork për propozim atje është paraqitur në...
Pentagoni është në gatishmëri të vazhdueshme pas kërcënimeve të reja të lëshuara nga Teherani, i cili për...
Marine Le Pen mund të jetë sërish pjesë e garës për presidencën franceze vitin e ardhshëm, pas vendimit të Gjykat&e...
Një alarm për sulme ajrore është aktivizuar mbrëmjen e sotme në Kiev, ndërsa në kryeqytetin ukrainas ndodhen ende Presid...
Hungaria është në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për të zhbllokuar 10 miliard...
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një përshkallëzim të fortë të presionit ekonomik ndaj Iranit, ndërsa a...